Comoedia (1929): Kur simpatizantët e Hitlerit sulmonin Aleksandër Moisiun

2 Gusht 2018, 13:02Dossier TEMA

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të enjten e 18 shkurtit 1929, në ballinë, një shkrim në lidhje me sulmet e simpatizantëve të Adolf Hitlerit ndaj aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiut.

Nga Aurenc Bebja

Ngacmim grotesk, por hitlerian.

“Komediani i famshëm Aleksandër Moisiu, më i duartrokituri deri tani në vendet gjermanofolëse, është pre e ngacmimeve të mbështetësve të Hitlerit. Dhe pse ?

Sepse gushtin e kaluar, duke dashur të shkruajë një roman në të cilin do të ndodhte një lindje, ai dëshiroi të studionte këtë ngjarje në vend dhe veshi bluzën e bardhë me autorizimin e drejtorit të një spitali në Salzburg.

 Është reagim i zakonshëm për një shkrimtar.

Kush është ai autor që nuk ka shkuar për të vizituar një spital, një azil, i fshehur mes pacientëve ?

E gjitha kjo për të përshkruar realen.

Por një praktikant i spitalit të Salzburgut, i shkarkuar nga puna, për t’u hakmarrë ndaj drejtorit, zbuloi këtë fakt në një gazetë të partisë së Hitlerit.

Shqetësimi i Aleksandër Moisut për ndërgjegjësinë profesionale u tansformua si “përdhosje nga një ndërhyrës i besdisshëm gjatë lindjes së një gruaje gjermane”.

“Henaurme!” – apo jo ? Megjithatë, artikulli i gazetës lokale ishte riprodhuar, kështu Moisiu u vu në listën e zezë të hitlerianëve (nazistëve).

Dhe natën tjetër, në Deutsches Volkstheater të Vjenës, gjatë një shfaqjeje në të cilën ai luante rolin kryesor, aktori u prit mes sharjeve dhe topave me aromë të keqe të shpërndara nëpër sallë, diçka mjaft besdisëse.

Policia vëzhgonte për fat të mirë dhe ndërhyrësit u dërguan në burgun më të afërt…

Nëse tallja mund të vriste, partia e Hitlerit nuk do të fitonte asgjë nga kjo ngjarje.”

Horatio(darsiani)

1 komente në “Comoedia (1929): Kur simpatizantët e Hitlerit sulmonin Aleksandër Moisiun”

  1. Baliu says:

    Keshtu e kan artistet e medhenje ne vende te ndryshme. I ngjajshem eshte edhe rasti i aktorit kosovar Bekim Fehmiu. Nderohet nga shqiptaret, por zyrtarisht edhe nga shteti serb, madje para ca vitesh e kan leshuar ne qarkullim nje pulle postare me portretin e tije. Mirepo kjo nuk thot gje per jeten e perditeshme qe e ka perjetuar ai. Nje shqiptar qe kishte qene student ne Beograd rreth vitit 1970 tregonte se nje nate ne televizorin e konviktit po shfaqej nje film ku rolin kryesor e luante Bekim Fehmiu. Mbas pak jan ulur aty afer edhe dy studente serbe duke thene: I embel ky cigani. Ky studenti shqiptar u kishte thene si po flitni ashtu per ket aktor te madh, kurse serbet ia kan kethyer: po cigan pra, qka tjeter. Pra te qenit artist i madh nuk don te thot se nuk shikohesh dhe trajtohesh si cigan. Ky eshte realiteti qe heshtet me qellim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje