E enjte, 9 shtator 2010

Numri 2877

Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.

Kush janė humbėsit dhe fituesit e vėrtetė!

Nga Mero Baze, "Faktori Plus"

Ky ndoshta ėshtė editoriali i fundit i “Faktor Plus”. Pėr dy vite radhazi jemi takuar ēdo natė pėr tė diskutuar mbi atė ēfarė pėrpiqet tė fshehė politika dhe pushteti nga sytė e qytetarėve. Jemi munduar tė themi tė vėrtetat qė nuk arrinin dot te publiku. Dhe pėr kėtė kemi paguar njė takse jo tė vogėl. Sė pari, kam paguar unė vet. Pas njė emisioni ku flisja pėr lidhjet e familjes nė pushtet me mafien e tokave nė bregdet dhe privatizuesit e ARMO-s, makina ime u dogj para syve tė njė shteti qė nuk donte tė shikonte dhe tė kapte zjarrvėnėsin. Dy javė mė pas biznesi i gazetės sime u rrethua me policė dhe u shkatėrrua. Njė sėre historish tė rėnda tė pushtetit kundėr meje dhe familjes time vijuan dhe vijojnė deri nė momentin qė flasim. I vetmi lajm i mirė ėshtė se nė tė gjithė kėtė fushatė revanshi, kryeministri Berisha ka pasur guximin tė ishte gjithmonė qartazi nė krye tė ēdo fushate. Dhe kjo mė ka lehtėsuar. Kanė pėsuar dhe ish-kolegėt e mi nė televizion. Pėr shkak tė kėtij emisioni, Sali Berisha urdhėroi ēdo zyrtar tė lartė tė PD-sė tė mos shkelte nė televizion dhe sidomos nė kėtė emision. Pėrpjekja e tij pėr tė na futur nė llogore lufte ishte njė shqetėsim i pėrditshėm. Pas dy vitesh ai ka humbur qetėsinė dhe nuk e duron dot mė kėtė betejė, madje as llogoren ku ka hyrė me dėshirė tė tij. Pėr kėtė ka pritur me gėzim ofertėn e pronarėve tė rinj, qė u kanė ofruar nė tepsi kokėn e gazetareve plangprishės tė Vizionit me qėllim qė tė kenė pėrfitime pėr biznesin e tyre. Nė deklaratėn me shkrim qė i kthejnė pėrgjigje shoqatave tė gazetarėve, ata thonė: Po citoj se, “Interesat tona tė biznesit janė ato qė pėrcaktojnė tė gjitha politikat, pėrfshirė dhe aktivitetin redaksional”. Ky ėshtė njė kumt i rėndė pėr gazetarinė shqiptare, pasi pėr herė tė parė nė historinė e saj, pronarėt e njė media deklarojnė qartazi se po i pėrdorin mediat pėr bizneset e tyre. Ky zhvillim na rikthen dhe njė herė te raportet hipokrite tė Sali Berishės me pronarėt e mediave nė kėtė vend. E keni dėgjuar Sali Berishėn tė thotė se gazetarėt nė kėtė vend nuk janė tė lirė prej pronarėve. Nėse e ka seriozisht, e ftoj tė dalė nė anėn tonė kundėr pronarėve. Nė tė vėrtetė, e vetmja aleancė e madhe kėtu, ėshtė mes pronarėve tė medias dhe pushtetit. Ata pronarė qė rezistuan dhe tentuan tė tregojnė integritet, u shkatėrruan me gjoba dhe presione financiare mbi biznesin duke dhėnė shembullin e ndėshkimit. Dhe tani gjendemi pėrpara kėsaj situate, e cila ėshtė njė lajm i keq pėr ēdo gazetar shqiptar. Por taksėn e kėtij emisioni po e paguajnė shtrenjtė edhe qytetarėt shqiptarė. Pėr tė shkatėrruar median kritike dhe pėr t’i mbyllur gojėn kujtdo qė flet kundėr qeverisė, Sali Berisha ka rikthyer nė skenė gjithė njerėzit qė pėrdori gjatė gjendjes sė jashtėzakonshme nė vitin 1997. Operacionin financiar kundėr gazetės sime, por dhe tri, katėr mediave tė tjera kritike me qeverinė si gazeta Korrieri apo Shekulli, i udhėhoqi gjeneral Agim Shehu, njeriu qė drejtoi forcat e policisė nė vitin 1997. Nė krye tė televizionit tonė ėshtė emėruar si bashkėdrejtor Genond Mesareja, njė ish-kėshilltar i Ministrit tė Pushtetit Lokal nė vitin 1997, i cili ishte pjesė e Shtabit tė Gjendjes sė Jashtėzakonshme nė Tiranė, njė nga detyrat e tė cilit ishte dhe tė kontrollonte ato pak gazeta qė dilnin nė atė kohė se mos kishin ndonjė lajm kundėr qeverisė. Unė qė kam qenė dhe atėherė gazetar dhe mbaj mend zyrėn e prefekturės sė Tiranės ku duhet tė ēoje gazetėn para se tė botohej, nuk mund ta harroj kurrė ditėn e djeshme nė Vizion Plus, kur i njėjti person kėrkonte tė shikonte lajmet dhe pėrmbajtjen e emisionit “Faktor Plus” para se tė transmetohej. Sali Berisha nuk i mbyll dot gojėn medias me njerėzit e vitit 1997 dhe as me komunistėt e vitit 1967. Ai ka humbur mė shumė se sa ne, duke demonstruar urrejtje tė verbėr ndaj fjalės sė lirė. Ai ka humbur mė shumė se sa ne gazetarėt, qė nuk e shkėmbejmė lirinė tonė, as me licenca hidrocentralesh, as me poste ambasadorėsh dhe as me kompromise nė kurriz tė shqiptarėve nė Maqedoni, vetėm pėr t’i mbyllur gojėn njė televizioni. Ai ka humbur mė shumė se sa ne gazetarėt, pasi nė finale, ai ka blerė gjithė median, dhe i ka dhėnė fuqinė e tė vėrtetės atyre pak zėrave qė nuk mposht dot, edhe pse u blen pronarėt. Nė njė farė mėnyre ne i jemi mirėnjohės Sali Berishės qė na bėri palė nė betejėn pėr tė vėrtetėn, duke u bėrė vetė kuēedra e fjalės sė lirė nė kėtė vend. Ne kemi humbur mbėshtetjen e disa pronarėve, por jo mbėshtetjen e publikut, ndaj jemi shumė mė tė qetė, shumė mė tė qartė dhe shumė tė vendosur se mė parė nė betejėn tonė. Mirupafshim dhe ju faleminderit qė qėndroni me ne!

back | 01.06.2010

Nga Mero Baze

1997: “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė”

Sapo kam pėrfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull “1997”, “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe rin... |

Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė

Para fillimit tė sezonit tė pushimeve Doktori thirri Sandrin tė konsultoheshin pėr median gatė muajve tė v... |

A mendoni se protestat e opozites do te ndikojne negativisht ne procesin e liberalizimit te vizave?
Po
Jo
Nuk e di