E enjte, 9 shtator 2010

Numri 2877

Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.

Opozita pėrgatitet pėr miting. PD: Nuk na imponohet shkelja e ligjit me protesta

Nga Tema
Opozita pėrgatitet pėr miting. PD: Nuk na imponohet shkelja e ligjit me protesta

UPDATE- Pas deklaratės sė kreut tė opozitės se po vijojnė pėrgatitjet pėr njė miting madhėshtor, ka reaguar dhe Partia Demokratike, pėrmes kreut tė saj pėr Tiranėn, Aldo Bumēi. Ky i fundit tha se Rama po pėrgjigje me kėrcėnime bajate pėr protesta, ofertės sė mazhorancės pėr tė ngritur njė komision hetimor qė nuk prek ligjet e Kushtetutėn. Bumēi tha se Rama po bėn ēdo gjė qė tė djegė mandatet e grupit parlamentar tė PS. Bumēi shtoi se deklaratat pėr protesta nuk mund t’i imponojnė mazhorancės asnjė shkelje ligjore.



***


Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama ka bėrė tė ditur nga Durrėsi se paralelisht me pėrgatitjen pėr njė tryezė tė mundshme, po vijojnė pėrgatitjet dhe pėr njė tubim madhėshtor. Rama ka bėrė tė ditur se gjatė kėsaj periudhe, aksionit tė tyre i janė bashkuar dhe shumė grupe interesi e shoqėrore, qė do jenė nė mitingun e radhės. Ndėrkohė tė hėnėn pritet qė tė mblidhet dhe tryeza e aleatėve tė Ramės.



***


Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, e ka vazhduar nė Durrės debatin e hapur. Gjatė takimit me gazetarėt dhe me anėtarėt e partisė sė tij, nga ky qytet, Rama ka deklaruar edhe njėherė se ėshtė i gatshėm tė ulet nė tryezė pėr tė arritur mirėkuptimin. Rama ka theksuar se pranon rezultatin e zgjedhjeve, por deklaron se ato duhet tė bėhen transparente. Lideri i opozitės madje ka akuzuar nė kėtė aspekt Kolegjin Zgjedhor, i cili sipas tij dha njė vendim nė kundėrshtim me ligjin. Por, megjithatė, ai ka pranuar se opozita do tė hyjė nė Kuvend nėse kushtet e tyre pranohen nė tryezė. Nėse tryeza e shumėpėrfolur nuk do tė japė rezultat, Rama ka shtuar se PS do vazhdojė pėrsėri protesta.



***


Partia Socialiste bėri tė ditur se nuk heq dorė nga transparenca e zgjedhjeve, me ose pa Berishėn.

Deputeti socialist, Blendi Klosi tha se kriza zgjidhet vetėm duke u zbardhur plotėsisht shkeljet zgjedhore.

“Partia Socialiste ėshtė e gatshme tė dialogojė pėr tė zbardhur tė vėrtetėn e 28 qershorit, jo sepse kėtė e kėrkon thjesht Partia Socialiste, por mbi tė gjitha sepse kėtė e kėrkojnė shqiptarėt. Por Partia Socialiste ėshtė po ashtu e vendosur qė tė bėjė transparencėn e plotė tė zgjedhjeve me ose pa Sali Berishėn, dhe kėtė hetim ai nuk e ndalon dot as me dėshirėn e tij e as me forcėn e pushtetit,” tha Klosi.

Nė pėrgjigje tė kėsaj deklarate, deputeti demokrat, Edi Paloka tha se Rama kėrkon pushtetin nė tryezė. Paloka i quajti pasardhės sė komunistėve, socialistėt.

"Fakti qė Edvin Kristaq Rama po kėrkon pėrmbysjen e qeverisė, jo nėpėrmjet zgjedhjeve dhe votės sė lirė, do tė thotė se mentaliteti marksist i baballarėve ėshtė ende i gjallė tek ēunat e rinj tė Bllokut. Por Edi Taku-Nardi, siē po e thėrrasin kohėt e fundit nė mjediset e Partisė Socialiste, duhet ta harrojė qė mund tė impresionojė njeri nė kėtė vend me kėrcėnimet pėr protesta dhe dhunė. Shqipėria ėshtė tashmė nė rrugėn e pakthyeshme tė integrimit europian dhe historia e dikurshme e etėrve tė ēunave tė rinj tė Bllokut ėshtė thjesht njė kujtim i hidhur pėr tė gjithė shqiptarėt, qė nuk do tė pėrsėritet mė kurrė," tha Paloka.

back | 05.02.2010

Nga Mero Baze

1997: “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė”

Sapo kam pėrfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull “1997”, “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe rin... |

Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė

Para fillimit tė sezonit tė pushimeve Doktori thirri Sandrin tė konsultoheshin pėr median gatė muajve tė v... |

A mendoni se protestat e opozites do te ndikojne negativisht ne procesin e liberalizimit te vizave?
Po
Jo
Nuk e di