E enjte, 9 shtator 2010

Numri 2877

Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.

Prof.Aliēka dhe ish mėsuesit e shkollės Nobel, nė Gjykatėn e Apelit, padisin Rezart Tacin

Nga
Prof.Aliēka dhe ish mėsuesit e shkollės  Nobel,  nė Gjykatėn e Apelit,  padisin Rezart Tacin

Kėto ditė zhvillohet nė Gjykatėn e Apelit nė Tiranė séanca gjyqėsore midis Prof.As.Dr Jetmir Aliēkės dhe biznesmenit tashmė tė njohur Z. Rezart Taēi. Njė gjyq , ku pėrballen edukimi , pse jo, me biznesin e dyshimtė. Pra, pėrballen Prof . Aliēka , njė nga ekspertėt mė tė mirė tė arsimit parauniversitar, me z. Rezart Taēi, njė biznesmen i ri , qė nė rastin mė tė mirė mund tė konsiderohet i dyshimtė, i pabesueshėm.

Nė shkurt tė vitit tė kaluar, Gjykata e shkallės sė parė (Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė) vendosi qė padia e profesor Aliēkės dhe mėsuesve tė shkollės Nobel tė merrej nė konsideratė. Sipas kėtij vendimi Z. Taēi , do tė duhet tė dėmshpėrblejė profesorin me 14 rroga mujore dhe mėsuesit me 8 rroga mujore, pėr veprime tė kundėrligjėshme administrative, tė cilat konsistonin: nė ndėrprerjen pa asnjė shkak ligjor tė kontratės sė punės me drejtorin ; nė mos dhėnien e pagės pėr punėn e kryer; dhe pėr mos pagimin e pushimit vjetor. Por, milioneri Taēi e apeloi vendimin e gjykatės sė shkallės sė parė dhe kėto ditė zhvillohet séanca nė gjykatėn e apelit. Pra, milioneri Taēi, i cili ėshtė dalluar pėr shumė “bamirėsi” dhe “donacione” kėto dy vitet e fundit, jo vetėm nuk e vlerėson kėtė staf pedagogjik, por ju heq bukėn e gojės sė fėmijve tė tyre. Paksa paradoksale dhe e dhimshme edhe pėr dicka tjetėr . Ju dhuron milionerėve tė Milanit dhe Realit miliona euro dhe nuk ju jep rrogat mėsuesve shqiptarė!! Por, cila ėshtė historia e kėsaj pėrballje?

Nė vitin 2007 prof Aliēka dhe z. Taēi krijuan njė shoqėri tė pėrbashkėt me objekt edukimin dhe po kėtė vit me njė kredi prej 950.000 eu tė akorduara nga Banka Emporiki, bėnė tė mundur hapjen e njė shkolle 12 vjecare tė quajtur NOBEL. Pra, u ble ndėrtesa , u bėnė ndryshimet e riparimet e nevojshme, u pajis me bazė tė fuqishme laboratorike, u morrėn lejet pėrkatėse, u pėrzgjodh stafi pedagogjik dhe shkolla filloi veprimtarinė e saj nė shtator tė 2007. Padyshim , qė kontributi pėr ngritjen e shkollės ishte totalisht e prof. Aliēkės , pasi nuk kishte si tė ndodhte ndryshe . Prof. Aliēka 38 vjet pėrvojė nė fushėn e edukimit, ndėrsa Z. Taēi, tė vetmen pėrvojė jetėsore, akademike dhe profesionale kishte shėrbimin nė restorant dhe shpėrndarjen e shitjen e naftės nė pikat e karburantit. Pa kaluar as 3 muaj nga fillimi i shkollės, z. Taēi i propozon ortakut tė tij, Prof Aliēkės, njėkohėsisht edhe drejtori i shkollės, qė tė firmoste njė kėrkesė pėr njė kredi tjetėr , nė Bankėn NBG, duke pėrdorur pėrsėri shkollėn si kolateral. Kėrkesa parashikonte njė vlerėsim tė shkollės prej 3 milion eu. Profesori nuk pranoi tė firmoste. Sipas prononcimeve nė shtyp tė Prof. Aliēkės, ai nuk e firmosi kėtė kėrkesė pėr disa arsye: Sė pari , shkolla nuk kishte nevojė pėr kredi tjetėr, pasi po funksiononte normalisht dhe ende paratė e kredisė sė parė nuk ishin shpenzuar ; sė dyti, shkolla sikur tė punonte me kapacitetin e saj maximal nuk kishte mundėsi pėr tė shlyer kredinė e re; sė treti, zoti Taēi nuk argumentonte se ku do tė shkonin dhe pėrse do tė pėrdoreshin kėto para. Pra, Prof. Aliēka nuk firmosi , pėr rrjedhojė mardhėniet midis aksionerėve u ftohėn , bile flitet qė profesori edhe ėshtė kėrcėnuar. Gjithmonė duke ju referuar intervistės sė profesorit dy vite mė parė, pas kėtij refuzimi tė Tij , z. Taēi premtoi se nuk do ta merrte kėtė kredi. Pasi kaluan rreth 4-5 muaj tė tjerė , njė sinjalizim nga banka NBG i bėri me dije Profesor Aliēkės, se kėrkesa e z. Taēi pėr kredinė e re ishte miratuar , pėr rrjedhojė shkolla ishte vlerėsuar rreth 3 milion euro dhe kredia e akorduar ishte 2 milion. Pra, kredia ishte dhėnė pa dijeninė dhe firmėn e ortakut tė shoqėrisė,( pra tė profesorit)dhe kjo ishte mbajtur nė fshehtėsi nga z. Taēi. Padyshim ,qė kemi tė bėjmė me shkelje ligjore tė tė gjitha procedurave tė marrjes sė kredive, pėr tė cilat mbajnė pėrgjegjėsi si NBG Bank ashtu edhe z. Taēi. Pėr kėto shkelje, sipas informacioneve qė kemi, prof Alicka i ėshtė drejtuar NBG Bank dhe Bankės sė Shqipėrisė, por reagimet e tyre ose kanė munguar ose tė lėnė me gojė hapur pėr justifikimet bajate dhe indiferentizmin e tyre. Por, nė kėtė histori kredish e bankash, njė fakt tjetėr ishte akoma mė tepėr shqetėsues pėr shkollėn dhe vetė profesorin. Me paratė e marra nga NBG Bank , pra 2 milion euro, z. Taēi , pasi shleu kredinė e parė rreth 890.000 euro(60.000 euro ishin shlyer) , pjesėn tjetėr ja kalon “pėr ndihmė” kompanisė Taci Oil?! Pra zhduken nga llogaritė e shkollės NOBEL (Ginnes Sh.p.k) rreth 1 milion e njėqindmijė euro.(Dokumenta tė botuara, tė marra nga bankat). Kur profesori i kėrkoi z. Taēi, se pse u morr kjo kredi pa miratimin e tij dhe ku shkuan paratė e marra, z. Taēi, me cilėsinė e administratorit tė shoqėrise e pushoi nga puna profesorin (si drejtor tė shkollės), megjithėse ishin tė dy aksionere, duke mos i paguar jo vetėm lejen e zakonshme , por edhe dy muajt e fundit tė punės si drejtor shkolle. Pas kėtij veprimi tė Z. Taēi, 100% e mėsuesve tė shkollės NOBEL dorėzuan detyrėn dhe nuk pranuan tė rinovojnė kontratėn me z. Taēi pėr vitin e ardhshėm shkollor. Ky “donator” dhe “bamirės” i madh vendosi tė hakmerrej karshi mėsuesve “tė pabindur” , duke mos i paguar ata pėr punėn e kryer , si dhe duke mos u paguar edhe lejen e zakonshme!!

Por si shpjegohen kėto veprime arbitrare , totalisht tė kundra ligjėshme, denigruese, fyese , poshtėruese pėrkundrejt njė grupi mėsuesish dhe drejtorit tė tyre? Ėshtė njė fenomen qė nuk ndodh rrallė nė disa shkolla private tė arsimit parauniversitar. Por, rasti i mėsipėrm ėshtė paksa unikal. Z. Taci keqmenaxhoi apo mė mirė abuzoi me pastėrinė, ndershmėrinė e dlirėsinė e shkollės dhe edukimit . Ai me veprimet e tij tentoi tė fyente, denigronte e depersonalizonte njė staf tė tėrė pedagogjik, duke menduar se frika dhe forca e parasė do t’i mposhtėte ata , do t’i bėnte tė zvarriteshin pas tij , por gaboi. Gaboi, se ai mendon e kujton se nderi, dinjiteti, personaliteti, emri, krijohen, ruhen e mbrohen me para. Ai mendon e kujton se me para tė fituara si nė rastin e shkollės NOBEL mund tė shkelėsh me kėmbė cilindo, mėsues e nėnėpunės, gjykatės e prokurorė, ministra e deputetė, por pėrsėri gabon. Ai ka disa gjyqe pėr tė zgjidhur , shumica me ish bashkėpuntorėt e tij. Padyshim njė mėsim e mori. Gjykata e shkallės sė parė e ndėshkoi nė bazė tė ligjit. Nuk pinė ujė paratė e tij. Nuk pinė ujė as donacionet e bamirėsitė e tij, pra nuk piu ujė as imazhi i tij i falc i krijuar me paratė e derdhura lumė, pse jo tė grabitura edhe nga djersa e mundi i stafit pedagogjik tė shkollės NOBEL.

Le tė presim edhe pak ditė pėr tė parė si do tė pėrfundojė kjo pėrballje. Profesor Aliēka premton tė flasė pas vendimit tė Gjykatės sė Apelit.Le tė shpresojmė se drejtėsia do tė japė drejtėsi. Tė paktėn si Gjykata e shkallės sė parė.

Tiranė mė, 07.05.2010

back | 07.05.2010

Nga Mero Baze

1997: “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė”

Sapo kam pėrfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull “1997”, “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe rin... |

Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė

Para fillimit tė sezonit tė pushimeve Doktori thirri Sandrin tė konsultoheshin pėr median gatė muajve tė v... |

A mendoni se protestat e opozites do te ndikojne negativisht ne procesin e liberalizimit te vizave?
Po
Jo
Nuk e di