Berisha po lartėson kundėrshtarėt duke njollosur tė djathtėn
Bashkimi Evropian do tė duhet tė harxhojė ende energji dhe kohė pėr tė bindur kryeministrin e vendit Sali Berisha tė pranojė procesin e transparencės sė zgjedhjeve nė Shqipėri dhe tė ndėrtojė njė kuadėr ligjor qė nė tė ardhmen ēdo hetim pėr transparencėn e zgjedhjeve tė jetė e drejtė e ligjshme pėr opozitėn. Takimi i Strasburgut, nga i cili shpresohej njė rezultat i shpejtė, nuk arriti tė bindė palėt pėr kuadrin e marrėveshjes, qė edhe mė parė ishte propozuar nga ndėrkombėtarėt. Thelbi i kundėrshtisė ka tė bėjė me vendosmėrinė e Sali Berishės pėr tė mos lejuar prekjen e fletėve tė votimit. Nė arsyetimet e tij, ai bazohet tek interpretimi personal qė i bėn Kushtetutės sa i pėrket hetimit tė fletėve tė votimit dhe nė interpretimin personal qė i bėn Kodit Zgjedhor kur i referohet hetimit tė materialeve zgjedhore. Dy janė tezat kontradiktore tė Sali Berishės.
Sė pari, qė Kushtetuta nuk lejon hetimin e zgjedhjeve dhe sė dyti, nėse hetohen materialet zgjedhore, tė cilat janė dokumente arkivi, duhet tė digjen fletėt e votimit. Kjo ėshtė njėsoj sikur tė lejosh njė hetim pėr njė vrasje me kusht qė mė parė tė lejosh autorin e vrasjes tė djegė provat e krimit. Me kėto nonsense ligjore dhe politike, ai ka mbajtur dje tė bllokuara nė Strasburg bisedimet pėr procesin e transparencės sė zgjedhjeve nė Shqipėri. Nuk dua tė flas tanimė pėr pasojat qė ka qėndrimi i Berishės pėr vendin. Shpresoj qė liberalizmi i vizave tė mos mbahet peng nga ky vendim i tij. Shpresoj po ashtu qė dhe problemet me integrimin e vendit tė tejkalohen. Por ėshtė njė gjė qė nuk ka pėr tu tejkaluar kurrė dhe qė Berisha po ia lė njollė tė djathtės shqiptare. Ėshtė e pafalshme qė ajo forcė politike, e cila ka ndryshuar historinė e Shqipėrisė, 20 vite mė pas ti japė opozitės sė majtė, qė ka trashėgiminė politike tė Partisė sė Punės, lavdinė e betejės pėr zgjedhje tė lira nė vend. Nėse ka njė njeri qė ka ndihmuar dhe po ndihmon ish-komunistėt shqiptarė tė rehabilitohen tėrėsisht nė sytė e botės dhe shqiptarėve, ai ėshtė Sali Berisha, pasi ai ka pastruar pėrfundimisht dhe i ka dhėnė vlerat e njė force politike perėndimore njė force politike, e cila ka problem me historinė e saj. Sali Berisha, i cili kėrkon tė luftojė kundėrshtarėt e vet me histori komunistėsh dhe sekretarėsh partie, nė tė vėrtetė i ka kthyer ata nė tribunė tė votės sė lirė nė Shqipėri, duke i bėrė kėshtu njė atentat tė rėndė forcės sė tij politike ose sė paku trashėgimisė politike tė saj. Pėr 12 vite rresht qė nga viti 1996, Sali Berisha po kthen nė luftėtarė tė votės sė lirė nė kėtė vend ish-komunistėt, duke njollosur padrejtėsisht tė djathtėn shqiptare si hajdute votash nė kėtė vend. Dhe kur mendon se gjithė kėtė rivlerėsim pėr tė majtėn dhe baltė pėr tė djathtėn e bėn vetėm pėr interesa tė veta dhe familjes sė tij, qė ka zaptuar ndėrkohė Shqipėrinė, bilanci ngjan dhe mė i hidhur. Ne sot nuk kemi ende njė bilanc nga beteja e opozitės pėr zgjedhje tė lira dhe garantimin e transparencės sė tyre, por kemi pėrpara tė gjithė njė pengesė qė e tregojmė me gisht dhe ai ėshtė Sali Berisha, fatkeqėsisht lideri i asaj force politike qė solli pluralizmin dhe lirinė e zgjedhjeve nė vend. 20 vite mė pas, e djathta shqiptare po njollos historinė e saj dhe po lartėson biografinė e kundėrshtarėve, me njė betejė tė shpikur vetėm pėr interesin personale dhe familjar tė Sali Berishės, i cili nė emėr tė frikės nga gjykimi i tė birit prej drejtėsisė shqiptare, nė emėr tė panikut nga humbja e bizneseve tė vajzės dhe nė emėr tė ruajtjes me ēdo kusht tė pushtetit tė personal, po njollos tė djathtėn shqiptare dhe po bėn lidershipin e opozitės sė majtė kalorėse tė zgjedhjeve tė lira dhe transparencės sė tyre nė Shqipėri. E ritheksoj, qė Shqipėria mund tia dalė dhe tė mos penalizohet nga ky akt i Sali Berishės, por e djathta dhe njerėzit qė janė burgosur pėr lirinė e fjalės dhe votės nė kėtė vend, janė njollosur ndėrkohė nė emėr tė pushtetit personal dhe familjar tė Sali Berishės.
back | 21.05.2010
1997: Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė
Sapo kam pėrfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull 1997, Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe rin...
Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė
Para fillimit tė sezonit tė pushimeve Doktori thirri Sandrin tė konsultoheshin pėr median gatė muajve tė v...

1997: Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė | 31.12.1969
Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė | 31.12.1969
Gazeta Tema se shpejti serisht ne treg | 31.12.1969
Tė tjera...
» Nuk rroj per te treguar...
30.05.2010
» Botime si tė Ballės pėr tė freskuar memorien e shqiptarėve
28.05.2010
» Njė kėshillė pėr tė plotėsuar kushtet pėr vizat brenda ditės
27.05.2010
» Berisha duhet tu japė llogari ndėrkombėtarėve pėr transparencėn
26.05.2010



