E mėrkurė, 8 shtator 2010

Numri 2877

Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.

Berisha po mbulon dėshtimet e tij duke sulmuar opozitėn

Nga Mero Baze, "Faktori Plus"

Kryeministri Berisha po pėrpiqet tė minimizojė bilancin e fitores politike tė opozitės pėr transparencėn e zgjedhjeve, duke tentuar tė fitojė kohė pėr propagandė dhe dritėn jeshile pėr liberalizimin e vizave qė pritet tė jepet nė datėn 2 Qershor nė Samitin e Sarajevės. Pėr herė tė parė, Berisha ėshtė pėrpjekur sot t’u shpjegohet deputetėve tė PD-sė rreth hetimit tė materialeve zgjedhore nga opozita, ndėrkohė qė kėtė kėrkesė e ka refuzuar zyrtarisht nė Kuvendin e Shqipėrisė dhe Komisionin e Ligjeve kur ia ka kėrkuar opozita. Pėr ta mbuluar dorėzimin e tij, Berisha po pėrpiqet tė rrisė nervozizmin e opozitės duke folur pėr djegie tė fletėve tė votimit apo procedura tė tjera antiligjore. Nė tė vėrtetė, qė nga koha kur Berisha e konsideronte transparencėn e zgjedhjeve, objekt tė debatit brenda opozitės e deri tek dorėzimi i tij pėr tė hetuar materialet zgjedhore dhe interpretim ligjor pėr hapje tė kutive, ka njė humbje tė madhe tė besueshmėrisė sė tij nė kėtė debat. Ndryshim tė madh ka po ashtu dhe mėnyra se si Berisha po pėrgatitet tė pranojė hetimin e plotė. Nėse i hedh njė sy shumicės sė medias qė ėshtė nėn kontrollin e Berishės, po fokusohen tek ideja se opozita nuk arriti asgjė nga protesta. Mė tė zellshėm pėr ta artikuluar kėtė natyrisht janė ish-kritikė tė Ramės brenda PS, tė cilėt janė tė humburit e mėdhenj nga kjo betejė. Tė frikėsuar se mos Berisha toleron kėrkesat e opozitės, kritikėt e Ramės, ngjajnė mė radikalė se dhe vetė Berisha kundėr kėrkesave tė opozitės. Po tė shikosh fjalorin e Kastriot Islamit apo nervozizmin, me tė cilin Blushi pėrshkruan betejėn e opozitės, duket sikur shpėtimi pėr ta vjen nga vendosmėria e Berishės pėr tė mos lejuar hapjen e kutive. Nė njė kafe me gazetarė afėr tij, nė hotel Rogner, mes tė cilėve gjendej dhe zoti Islami para nisjes pėr nė Strasburg, kėrkesa e vetme qė kishte Kastriot Islami pėr kryeministrin e vendit, ishte tė mos toleronte asnjė kėrkesė tė Edi Ramės. Berisha e siguroi sipas gazetarėve nė takim se do t’i jepte njė gotė verė mė shumė, po asgjė tjetėr. Ky dorėzim kaq pa kushte i kritikėve tė Edi Ramės te zoti Berisha dhe vazhdimi i pėrdorimit tė tyre prej tij, janė sinjale se qeveria po harxhon mė shumė energji pėr tė shkatėrruar opozitėn se sa pėr tė qeverisur vendin. Kjo duket se e ka detyruar sot dhe ambasadorin e SHBA nė Tiranė, John Withers tė flasė hapur pėr njė krizė qeverisjeje nė vend. Dhe po tė kemi parasysh se krizat e qeverisjes i zgjidhin vetėm zgjedhjet e parakohshme, kuptohet qartė pėrse Berisha po investohet kaq shumė pėr tė mbuluar dėshtimin e tij te beteja kundėr opozitės.

back | 24.05.2010

Nga Mero Baze

1997: “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė”

Sapo kam pėrfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull “1997”, “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe rin... |

Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė

Para fillimit tė sezonit tė pushimeve Doktori thirri Sandrin tė konsultoheshin pėr median gatė muajve tė v... |

A mendoni se protestat e opozites do te ndikojne negativisht ne procesin e liberalizimit te vizave?
Po
Jo
Nuk e di