E enjte, 9 shtator 2010

Numri 2877

Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.

Berisha duhet t’u japė llogari ndėrkombėtarėve pėr transparencėn

Nga Mero Baze, "Faktori Plus"

Kryeministri Berisha po pėrpiqet tė mbaj tė bllokuar arritjen e njė marrėveshjeje pėr hapjen e kutive, pėrmes interpretimit personal qė i bėn Kodit Elektoral lidhur me materialet e zgjedhjeve dhe fletėve tė votimit. Thėnė shkurt, zoti Berisha kėrkon tė ofrojė materialet zgjedhore jo si nevojė hetimi, por si nevojė studimi dhe informimi. Por nė bazė tė legjislacionit shqiptar, kjo e drejtė ėshtė e garantuar dhe zoti Berisha nėse do tė zbatonte ligjin duhet tė kishte djegur tanimė fletėt e votimit. Ai nuk e ka bėrė kėtė pikėrisht sepse kriza politike kėrkon hetimin e tyre. Nėse Berisha mendon se procesi i shqyrtimit tė materialeve zgjedhore ėshtė proces studimi dhe informimi, atėherė ai nuk ka pse pėrfshihet nė negociata, por le tė zbatojė ligjin. Nėse mendon se duhet tė jetė proces hetimi, atėherė ai nuk ka se si tė asgjėsojė provat e kėsaj vepre penale qė po hetohet. Nė kėtė aspekt Berisha po pėrpiqet tė mbajė tė bllokuara dhe bisedimet me ekspertėt e BE qė kanė mbėrritur ndėrkohė nė Tiranė. Shpjegimi i pak minutave mė parė prej tij, sillej sėrish rreth nenit 138 tė Kodit Zgjedhor qė parasheh fatin e materialeve zgjedhore dhe fletėve tė votimit nė njė proces normal ku nuk kėrkohet hetim. Ekspertėt e BE-sė natyrisht qė kanė ardhur kėtu pėr tė bėrė interpretimin e tyre, por ka disa pika tė qarta qė Berisha duhet t’i pėrgjigjet. Sė pari, duhet tė sqarojė se ky ėshtė njė debat 9-mujor dhe se Berisha ėshtė detyruar pėr herė tė parė tė mbrohet me Kodin Zgjedhor vetėm 9 ditėt e fundit, ē’ka dėshmon pėr rrudhjen e argumenteve qė ai ka kundėr hetimit tė zgjedhjeve. Sė dyti, Berisha duhet tė sqarojė se pėrse kur vjen fjala te pėrgjegjėsia pėr hartimin e Kodit Zgjedhor thotė se ėshtė e pėrbashkėt me PS, ndėrkohė qė edhe pėr parregullsitė qė mund tė gjenden nė kuti mund tė thoshte tė njėjtėn gjė. Kjo tregon se ai ėshtė frikėsuar nga personalizimi i manipulimit nė favor tė PD-sė nėse hapen kutitė e votimit. Dhe sė fundmi, Berisha duhet tė sqarojė ndėrkombėtarėt pėrse flitet gjithnjė e mė tepėr ndryshimi i rezultatit nė rast hetimi, pasi opozita ia ka njohur fitoren dhe mandatin e pushtetit. Ekspertėt e BE-sė kanė mbėrritur nė Tiranė pikėrisht pėr tė lexuar nė mėnyrė evropiane legjislacionin shqiptar me qėllim transparencėn e kutive. Nėse legjislacioni ynė bėhet pengesė pėr kėtė objektiv madhor, mė lehtė ėshtė tė ndryshohen ligjet se sa tė ndryshohet parimi i transparencės sė zgjedhjeve qė ėshtė i shenjtė pėr njė vend demokratik. Por Berisha ėshtė i trembur pikėrisht nga fakti se transparenca garantohet dhe nga ligjet ekzistuese dhe po pėrpiqet ta lexojė Biblėn e zgjedhjeve, sipas Berishės, dhe jo sipas ligjit.

back | 26.05.2010

Nga Mero Baze

1997: “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė”

Sapo kam pėrfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull “1997”, “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe rin... |

Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė

Para fillimit tė sezonit tė pushimeve Doktori thirri Sandrin tė konsultoheshin pėr median gatė muajve tė v... |

A mendoni se protestat e opozites do te ndikojne negativisht ne procesin e liberalizimit te vizave?
Po
Jo
Nuk e di