E enjte, 9 shtator 2010

Numri 2877

Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.

Njė kėshillė pėr tė plotėsuar kushtet pėr vizat brenda ditės

Nga Mero Baze, "Faktori Plus"

Komisioni Evropian ka miratuar sot pėrfundimisht rekomandimet pėr liberalizimin e vizave pėr Bosnjėn dhe Shqipėrinė, duke e kushtėzuar ato me tri kushte nga katėr blloqe gjithsej qė Shqipėria ende nuk i ka plotėsuar. Ato janė strategjia pėr tė riatdhesuarit, lufta kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit dhe zbatimi me efikasitet i ligjit antimafia. Pavarėsisht fishekzjarrėve qė u ndezėn nė Tiranė nga qeveria dhe opozita, nė tė vėrtetė, tė tria kushtet edhe pse nė dukej teknike kanė njė lidhje tė fortė me vullnetin politik tė qeverisė Shqipėrinė. Kėto nuk janė kushte, tė cilat Shqipėria nuk i ka plotėsuar ende se nuk ka mundėsi financiare apo se ka mangėsi ligjore. Kėto janė tri kushte qė kanė tė bėjnė pikėrisht me vullnetin politik tė qeverisė, i cili dikton mosplotėsimin e tyre. Kėto tri kushte ne duhet t’i kishim plotėsuar njė vit mė parė, qė nė janarin e kaluar, tė kishim filluar tė lėviznim pa viza, ashtu si serbėt, malazezėt dhe maqedonasit. Nuk i plotėsuam. Mund t’i kishim plotėsuar deri nė 27 maj, pra deri mė sot, dhe sot tė shpallej vendimi. Nuk i bėmė pėrsėri. Tashmė na e kanė lėnė t’i plotėsojmė deri nė vjeshtė, me qėllim qė nė njė nga tri mbledhjet e Ministrave tė Jashtėm tė BE, nė tetor, nėntor apo dhjetor tė merret vendimi. Dėgjova kryeministrin Berisha qė filloi tė riangazhohet pėr tė qindėn herė pėr kėto pika. Nė tė vėrtetė, sa herė angazhohet, aq herė na kujton se ėshtė fajtor pėr izolimin e shqiptarėve. Ka njė kėshillė tė vetme qė kėto tri kushte tė plotėsohen brenda ditės e jo brenda 6 muajve. Strategjia pėr tė riatdhesuarit, ėshtė njė kusht teknik qė ka tė bėjė me papėrgjegjėsinė pėr tė shkruar njė projekt, i cili bėhet edhe brenda ditės, ndaj nuk duhet tė diskutojmė fare pėr tė. Pika mė e nxehtė, qė po na mban ende tė izoluar, ėshtė lufta kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Komisioni Evropian ka theksuar nė progresraportin e tij se nė Shqipėri po krijohet kultura e mosndėshkueshmėrisė sė zyrtarėve tė lartė apo njerėzve tė lidhur me pushtetin. Prokurorja e Pėrgjithshme, Ina Rama, ka thėnė dy ditė mė parė se krimi i organizuar ka mbėshtetje politike. Nėse Sali Berisha e ka seriozisht se do tė ndihmoj shqiptarėt qė t’u liberalizohen vizat, mjafton tė bėjė disa gjeste simbolike dhe ne brenda ditės e kemi plotėsuar kėtė kusht. Mjafton qė njė mėngjes kur del nga shtėpia, ai tė marrė me vete djalin dhe vajzėn dhe t’i dorėzojė para prokurores sė pėrgjithshme. Djali tė dėshmojė para drejtėsisė, se ē’lidhje ka me fabrikėn e Gėrdecit, ē’lidhje ka me Rrahman Selmanllarin nė kėtė histori, cilat janė bizneset e pėrbashkėta tė tij me Selmanllarin dhe Delijorgjin, si ka lobuar ai nė emėr tė pushtetit tė babait pėr kontratėn vdekjeprurėse dhe pastaj tė shkojė para gjykatės pėr tė marrė verdiktin e drejtėsisė. Vajza tė shkojė para zonjės Ina Rama t’i thotė ta rihapė dosjen e mbyllur me dhunė pėr hetimin e sekserit tė familjes Damir Fazlliē, tė dėshmojė si ka marrė pėrfaqėsinė e tij ligjore, si ka ndihmuar atė duke pėrdorur pushtetin e babait tė blejė toka tė lira nė Portoromano me qėllim ndėrtimin e njė TEC-i mė vonė, si ka tentuar tė fitojė 3 pėr qind tė kėtij investimi duke garantuar investitorin pėr firmėn e babait tė saj si kryeministėr, si ka ndihmuar me lidhjet e saj qė Fazlliē tė fitojė shumicėn e tenderave tė energjisė elektrike nė kohėn qė KESH drejtohej nga Gjergj Bojaxhiu dhe pastaj tė kalojė para drejtėsisė. Pasi tė mbarojnė fėmijėt, tė qėndrojė dhe vetė dy orė para zonjės Rama, ti kėrkojė ta rihapė dosjen e rrugės Rrėshen-Kalimash, t’i kėrkojė tė japė dėshminė e tij pėr atė vendim fatal, i cili po varros financat publike nė Shqipėri, tė tregojė lidhjet e tij me Tarek Sraah, tė cilit i ka dhėnė mbi 1 miliard euro pėr njė rrugė 60 km, dhe pastaj tė shkojė para drejtėsisė pa imunitet. Kur tė shkoj nė Gjykatė tė Lartė e presin dhe disa padi penale pėr shpifje, tė cilat po i mbyll duke kėrcėnuar herė gruan e Fullanit dhe herė gjyqtarė tė tjerė tė kapur prej tij. Le tė ballafaqohet dhe me ato akuza dhe pastaj tė rikthehet nė shtėpi. Le ta garantojmė njė moment nė emėr tė drejtėsisė se do ta lėmė nė gjendje tė lirė dhe nuk do ta arrestojnė pa u shpallur vendimi i gjyqit, siē ka arrestuar ai dikur Fatos Nanon. Pasi tė mbarojė punė me fėmijėt, tė nxjerrė pak llogarit e fondacioneve bamirėse tė Liri Berishės, tė bėjė transparencėn e vrasėsve dhe kriminelėve qė derdhin aty para pėr tė blerė lirinė e tyre dhe bizneset e paligjshme, t’i bėj ato publike dhe tė shikojmė se ēfarė kanė pėrfituar ata qė shkojnė nė mbrėmjet e bamirėsisė dhe derdhin mijėra euro qė nuk deklarohen askund. Kur tė ketė mbaruar gjithė kėtė proces transparence, le t’i bėjė nga njė telefon Lulzim Bashės dhe Fatmir Mediut tė shkojnė dhe ata si dhe familja e tij para drejtėsisė. Nėse e gjithė kjo qė them, do tė ndodhė nesėr nė mėngjes, ju siguroj se pasnesėr Brukseli do tė na i quajė tė plotėsuar edhe kushtin e luftės kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit edhe kushtin e zbatimit me efikasitet tė ligjit antimafia. Dhe pasnesėr mund tė kemi pa asnjė dilemė vendimin pėr liberalizimin e vizave pa asnjė kusht. Gjithė skenarėt e tjerė, qė Berisha t’i mbushė mendjen perėndimit se po lufton mafian dhe krimin e organizuar, duke marrė kontrollin mbi gjyqėsorin dhe duke futur nėn terror Gjykatėn e Lartė dhe pėr njė padi penale flagrante ndaj tij pėr shpifje, do tė jetė mundim i kotė. Sali Berisha nuk ėshtė aq i lirė sa tė luftojė krimin e organizuar, korrupsionin dhe tė hetojė pastrimin e parave. Ai duhet tė arrestojė djalin, vajzėn, gruan dhe pjesėtarė tė tjerė tė familjes sė tij politike. Na i jepni qė sot kėto viza, nėse doni tė ndihmoni shqiptarėt. Mos na lini nė dorė tė atyre qė i kanė edhe vizat edhe paratė edhe pushtetin edhe vullnetin politik pėr tė mos i plotėsuar kurrė ato kushte.

back | 27.05.2010

Nga Mero Baze

1997: “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė”

Sapo kam pėrfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull “1997”, “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe rin... |

Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė

Para fillimit tė sezonit tė pushimeve Doktori thirri Sandrin tė konsultoheshin pėr median gatė muajve tė v... |

A mendoni se protestat e opozites do te ndikojne negativisht ne procesin e liberalizimit te vizave?
Po
Jo
Nuk e di