Bugajski: Njerėzit do tė votojnė pėr ata qė i shkelin mė pak premtimet e fushatės
Intervistė e gazetės Illyria me analistin e njohur Janusz Bugajski, drejtor i Projektit tė Demokracive tė Reja Evropiane nė Qendrėn pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare nė SHBA
Zoti Bugajski, SHBA dhe BE kanė bėrė njė paralajmėrim qė zgjedhjet nė Shqipėri tė jenė tė ndershme dhe tė lira. Njė rezolutė ėshtė propozuar nė Senatin amerikan nga John Kerry, po me kėtė qėllim. Kėto paralajmėrime bėhen pėr shkak tė problemeve zgjedhore nė tė kaluarėn apo ka shenja qė parashikojnė manipulime tė mundshme?
Shqetėsimi pasqyron si tė sotmen ashtu edhe tė kaluarėn nė historinė e zgjedhjeve tė Shqipėrisė. Kur ishin nė opozitė, ata qė qeverisin sot ankoheshin se qeveria po manipulonte. Tani ėshtė opozita e sotme qė ankohet se parregullsitė nė procesin zgjedhor nuk po ndreqen nga kjo qeveri.
Ėshtė jetike qė ēėshtje si listat zgjedhore dhe identifikimi i votuesve tė mos e minojnė procesin dhe se asnjė qytetari shqiptar tė mos i mohohet e drejta pėr tė votuar. Vėzhguesit do tė ndjekin nga afėr zgjedhjet pikėrisht pėr kėto arsye.
Shqipėria hyri zyrtarisht nė NATO nė prill dhe sipas shumė raporteve ndėrkombėtare rritja ekonomike dhe tregues tė tjerė kanė qenė shumė pozitivė. Si shpjegohet qė Partia Demokratike e Sali Berishės, e cila ka qeverisur gjatė kėtyre sukseseve, nuk e ka nė xhep fitoren? A ka arsye pėr tė kėrkuar ndėrrim nė qeverisje kėtė diel?
Kjo ėshtė pjesė e ritmit politik qė vihet re nė tė gjitha demokracitė e reja evropiane. Shumė rrallė ndodh qė e njėjta parti tė fitojė dy zgjedhje radhazi duke qenė se votuesit kėrkojnė pėrgjigje tė reja dhe nganjėherė fytyra tė reja nė qeverisje.
Qytetarėt gjithashtu zhgėnjehen shpejt nga partitė nė fuqi, sidomos nėse premtimet e bėra gjatė fushatės sė mėparshme zgjedhore nuk pėrmbushen apo nėse ekonomia ngec nė vend.
Unė besoj gjithashtu se ka njė prirje tė pėrgjithshme nė subkoshiencėn e njerėzve, sipas tė cilės asnjė parti nuk duhet tė qėndrojė gjatė nė qeverisje, pasojė e traumės qė ka lėnė pas periudha e dhimbshme e komunizmit.
Edi Rama, kryetari i Bashkisė sė Tiranės dhe udhėheqėsi kryesor i opozitės sė majtė, i pėrket njė brezi mė tė ri dhe premton njė stil tė ri qeverisjeje. Ai beson se korrupsioni nė qeveri apo incidente si ai i Gėrdecit garantojnė fitoren e sė majtės. Mirėpo, sipas anketimeve, gjasat janė pėr njė betejė majė mė majė Nėse njerėzit duan ndryshim, pse atėherė opozita nuk e ka tė sigurt fitoren?
Sė pari, ėshtė njė segment i ēimentuar i popullsisė qė mbase nuk do tė votojė kurrė pėr socialistėt, sado i ri e i ēfarėdo identiteti tė jetė udhėheqėsi i radhės.
Sė dyti, akuzat pėr korrupsion kundėr qeverisė janė bėrė sot praktikė standard pėr tė gjitha partitė opozitare nė rajon dhe shumica e njerėzve besojnė se rolet thjesht do tė ndėrrohen, nėse socialistėt fitojnė zgjedhjet.
Sė treti, njerėzit janė shumė mė tė shqetėsuar pėr tė ardhmen ekonomike tė tyre dhe do tė votojnė atė, pėr tė cilin mendojnė se do ti shkelė mė pak premtimet parazgjedhore.
Zakonisht ėshtė bardhezi nė politikėn shqiptare: Demokratėt kundėr Socialistėve. Nė zgjedhjet e vitit 2005, Lėvizja Socialiste pėr Integrim u pėrplas me tė dy blloqet e mėdha dhe mori mbi 8%. Kėtė vit ata pretendojnė mė shumė, po ka edhe pretendentė tė tjerė pėr tu bėrė partia e tretė. Duke parė mundėsinė nė rritje qė asnjė nga tė mėdhatė tė mos marrė 50%, a ka shans qė njė parti e tretė tė vendosė se kush do tė qeverisė?
Nė tė kaluarėn kemi mbetur shpesh tė zhgėnjyer nga premtimet apo parashikimet e daljes sė njė partie tė tretė tė qėndrueshme nė Shqipėri. Prandaj do ta lė gjykimin tim pėr kėtė ēėshtje pas pėrfundimit tė zgjedhjeve. Megjithatė, jam dakord qė ėshtė e rėndėsishme pėr demokracinė shqiptare qė tė lėvizė pėrtej sistemit tė polarizuar tė dy partive dhe tė ofrojė mė shumė pluralizėm, mė shumė konkurrim dhe mė shumė nxitje pėr tu angazhuar nė procesin politik.
Nė prill, Shqipėria aplikoi pėr anėtarėsim nė BE. Partitė e opozitės e trajtuan si gjest pėr efekt parazgjedhor. Mirėpo, qeveria e Berishės, duke marrė zemėr edhe nga hyrja nė NATO, thotė se ka shanse reale tė anėtarėsimit nė BE nė katėr vjetėt e ardhshėm. Si do ti vlerėsonit mundėsitė e Shqipėrisė pėr tė hyrė nė BE? Sa janė kėto zgjedhje njė provė edhe nė atė drejtim?
Aplikimi pėr tė hyrė nė BE nuk ėshtė njė efekt parazgjedhor, por njė sinjal i rėndėsishėm se Shqipėria kėrkon tė jetė pjesė e tė gjitha institucioneve evropiane dhe tė bėhet pjesė e begatisė sė Evropės. Megjithatė, kjo ėshtė gjithashtu njė kujtesė se qeveria dhe parlamenti duhet tė pėrveshin mėngėt pėr ti hyrė punės sė vėshtirė tė pėrmbushjes sė kritereve pėr hyrjen nė BE.
Unė nuk mund tė parashikoj afatet kohore tė anėtarėsimit, sepse edhe vetė BE sot ėshtė mė shumė e pėrqendruar te struktura e saj e brendshme dhe aprovimi i Traktatit tė Lisbonės. Por, nė parim, kualifikimi i Shqipėrisė pėr tė hyrė nė bllok do tė gjykohen nga zhvillimi i saj e jo nga retorika parazgjedhore.
back | 25.06.2009
Takime nė presidencė apo te presidenti?
Presidenti Bamir Topi do tė ndeshet ditėn e shtunė pėr herė tė parė me njė mision qė i ka munguar institucioni...
Sandri, i mėrzitur qė po bėhet koleg me Rezart Taēin
Lajmi qė Taēi po blen Alsatin, ėshtė i vetmi lajm qė e ka tronditur Sandrin. U bė keq dhe nuk dinte si ta ndal...

Nėse do tė shkosh nė Tropojė | 31.12.1969
Shqipėria zgjat moratoriumin ndaj skafeve, duke dėmtuar turizmin | 31.12.1969
INTERVISTA/ Ngjela: Ose zgjedhje ose zgjidhje! | 31.12.1969
Tė tjera...
» Opozita pėrgatitet pėr miting. PD: Nuk na imponohet shkelja e ligjit me protesta
05.02.2010
» Kuvendi pranon: Dade e Braēe i kanė dorėzuar makinat. Topalli kishte hedhur akuza njė ditė mė parė
03.02.2010
» Spanja: Zgjedhjet, kusht pėr integrim
03.02.2010
» Eurodeputeti Swoboda: Berisha tė bėjė propozime pėr opozitėn qė ajo tė kthehet nė Kuvend
02.02.2010



