E enjte, 9 shtator 2010

Numri 2877

Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.

Metodat e denigrimit nė Republikėn demokratike tė Kosovės

Nga Enver Robelli

Zgjedhjet e vitit 2007 Hashim Thaēi i fitoi me premtime se do tė jetė ndryshe nga paraardhėsit e tij. I mjaftuan sall dy vjet qė tė zhgėnjejė shumė shpresa dhe pėrkrahės. Tash sejmenėt dhe tellallėt e tij atakojnė gazetarėt e pavarur, duke e imituar kėshtu Ivica Daēiqin, kur ky ishte zėdhėnės i Partisė Socialiste tė Serbisė. A ėshtė kjo gjuha e re e Partisė dyqind pėrqind Superdemokratike tė Kosovės (PDK) apo vetėm njė rrėshqitje singulare e ndonjė zyrtari tė saj antievropian? Ju mbetet tash evropianėve tė kėsaj partie qė tė flasin. Nėse ka tė tillė.

Enver Robelli

Nė Universitetin e Frankfurtit qė nga viti 1994 njė grup gjuhėtarėsh pėr ēdo vit zgjedh fjalėn ose fjalinė mė tė ligė tė vitit („Unwort des Jahres“). Vitin e kaluar fjalia mė e ligė nė Gjermani u zgjodh kjo: “E kontaminuar nga kėshillat e punėtorėve”. Kėshtu e kishte pėrshkruar njė punėdhėnės ndėrmarrjen e tij, e cila kishte disa kėshilla punėtorėsh qė mbronin tė drejtat e punėtorėve. Juria kishte konstatuar se kjo fjali ishte tepėr fyese pėr dinjitetin e punėtorėve. Nė vitin 2008 fjalia mė e ligė ishte zgjedhur kjo: “Bankat e pėrvuajtura”. Nė kohėn e krizės, kur bankierėt pėrmes spekulimeve ua kishin vjedhur kursimet miliona njerėzve, tė kesh dhembshuri pėr bankat dukej cinike. Nė vitin 2004 fjalia mė e ligė ishte “kapitali human”, njė fjali qė e degradonte dhe reduktonte njeriun vetėm nė vėllim ekonomik. Nė vitin 1997 fjalia mė e ligė ishte zgjedhur kjo: “Bėrllok mirėqenie”. Kėshtu shefi i firmės “Nestlé” i kishte pėrshkruar njerėzit, tė cilėt, sipas tij, nuk janė tė gatshėm apo nuk janė tė aftė tė punojnė.

Fjala e ligė

Kosova nuk duhet tė pres fundin e vitit 2010. Kosova tashmė e di se cila ėshtė fjala mė e ligė e kėtij viti. Gjykuar sipas komenteve tė shumta, juria, nė rastin konkret publiku qė kishte rastin tė shihte kėtė spektakėl politik, tanimė e ka zgjedhur unanimisht fjalėn “riformatizim” si mė tė ligėn pėr kėtė vit. E ka shpikur zėvendėskryeministri i Kosovės Hajredin Kuqi. Pėr kėtė “zbulim epokal” i takojnė tė gjitha meritat. Do ta bart njė kohė tė gjatė “riformatizimin” si trofe. Si kurorė e stoli. Si qafore. Ose si byzylyk. Pas krizės sė njė nate vjeshte, kur nė lokalin “Zanzibar”, demek, u prish Qeveria dhe kur Hajredin Kuqi me dashakeqėsi ia prishi edhe gjumin homologut tė tij nga LDK, Ramė Manajt (ky ėshtė ai zotėria qė vullnetarisht tregoi se ka ndėrtuar shtėpi pa leje), pra pas krizės sė “Zanzibarit” fjala “riformatizim” ėshtė - pėrfundimisht - shakaja mė e hidhur e kėtij viti ende tė ri. Mund tė themi shaka, sepse origjinaliteti i saj konsiston nė zėvendėsimin e procesit tė domosdoshėm tė llogaridhėnies sė vazhdueshme publike tė bartėsve tė pushtetit me njė term teknik, ku me njė shtypje tė butonit “Enter” nė rehati tė hijes sė “Zanzibarit” dhe larg ndriēimit publik kompjuteri tėrėsisht i padobishėm - madje edhe ai zararbėrės - rikthehet nė gjendjen e mėparshme.

Pėrveē cilėsive humoristike termi “riformatizim” shpejt u shndėrrua edhe nė sinonim pėr tė shmangur vėmendjen e njerėzve tė Kosovės nga problemet e mėdha tė kėtij vendi. E ato janė: Keqqeverisja me program, jo kompjuterik, por qeveritar. Korrupsioni dhe ryshfetmarrja. Pėrpjekjet herė tė suksesshme, herė tė pasuksesshme pėr manipulim tenderėsh. Pėr fatin e keq tė Republikės sė re dhe tė brishtė, kėto ndyrėsi nuk janė shpifje tė gazetarėve dashakeqės, por fakte tė prezantuara nė raportet e mekanizmave referues dhe organizatave prestigjioze ndėrkombėtare si dhe nė mediat e pavarura nga shteti. Pastaj vijnė problemet e tjera: qė nga papunėsia ekstreme deri te nepotizmi i skajshėm. Mjafton tė shikoni Aeroportin e Prishtinės se si po shndėrrohet nė aeroport kushėrinjsh, tė cilėt punėsohen me urdhra tė pushtetit, ndonėse ardhacakėve u mungon ēdo kualifikim pėrkatės. Mjafton tė shikoni edhe ndėrmarrje tė tjera publike, ku punėsimi bėhet vetėm me libreza partiake. Kėtu, nė mesin e anomalive, hyn edhe kontrolli i mediave. Mjafton tė kujtojmė letrėn qė erdhi nė adresė tė kryeministrit nga Unioni Transmetues Evropian (EBU). Njė letėr qė e trajtonte Kosovėn sikur Bjellorusinė. Nė vend qė tė ballafaqohen me kėto probleme, kryeministri dhe zėvendėsi i tij ia servojnė opinionit fjalėn “riformatizim”. Tingėllon mirė, krijon pėrshtypje se po bėhet diēka e rėndėsishme, shumica e xhematit ose e merr vesh dhe s’ka ēfarė tė bėjė ose nuk e merr vesh fare. E nėse “riformatizimi” pėrtypet nga mileti, atėherė edhe mė mirė.

Anekdota tė kalbura

Kryeministri duket qė nuk ka fuqi politike tė largojė asnjė ministėr qė dyshohet apo pėrflitet pėr vjedhje masive tė buxhetit tė Kosovės, kurdisje tenderėsh apo ryshfetmarrje. Prandaj me anė tė tellallėve tė tij, madje nganjėherė edhe vetė premieri po pėrpiqet qė me retorikė boshe kundėr korrupsionit dhe me ndryshime kozmetike nė kabinet tė tejkalojė kėrkesat ndėrkombėtare dhe pritjet e qytetarėve pėr qeverisje nė interes tė vendit. Kėsaj mėnyre tė qeverisjes i thonė: Vaditje e korrupsionit me retorikė antikorrupsion. Ajo nė vend qė tė ērrėnjos korrupsionin vetėm e banalizon luftėn kundėr kėsaj dukurie rrėnuese qė u instalua edhe nė themelet e shtetit tė ri nė vend tė armaturės sė ēeliktė tė pushtetit tė ligjit.

Zgjedhjet e vitit 2007 Hashim Thaēi i fitoi me premtime se do tė jetė ndryshe nga paraardhėsit e tij. Pėr kėtė kishte gėzuar mbėshtetjen e gjerė tė publikut, i cili ishte lodhur nga hipokrizia politike e Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe me qeverisjen pėr interesa personale nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Hashim Thaēi kishte premtuar se do tė reduktonte shpenzimet e administratės shtetėrore dhe do tė luftonte keqpėrdorimet, se do ta afronte Kosovėn me Evropėn, se do tė plotėsonte kushtet pėr liberalizimin e vizave, nė mėnyrė qė populli i Kosovės tė dalė nga getoja e Schengen-it, pastaj kishte premtuar se Qeveria e tij do tė krijonte vende tė punės dhe do tė mbėshteste sektorin privat. Njė ndėr premtimet mė bukurtingėlluese ka qenė ky: Qeveria dhe kryeministri do tė dėgjojnė mendimet alternative dhe kritikat e shoqėrisė civile. Tė gjitha kėto premtime dhe shumė tė tjera sot popullit tė Kosovės i pėrshfaqen si anekdota tė kalbura.

Nė vend qė dy vitet e ardhshme tė mandatit tė tij t’i shfrytėzojė pėr tė pėrmirėsuar sado pak punėn qeveritare, kryeministri flet herė pėr “riformatizim”, herė pėr “afirmim” tė qeverisė, njė proces qė, sipas tij, po ndodhė pėr ēdo ditė – veēse mileti qorr s’po e sheh.

Paralelisht me kėtė sejmenėt e kryeministrit, nė mungesė tė argumenteve, kanė filluar njė fushatė denigrimi personal kundėr tė gjithė atyre qė publikisht kritikojnė qeverinė apo kėrkojnė hapjen e debatit publik pėr punėn e saj. Pikėnisja kryesore e tyre kundėr fjalės sė lirė pėr punėn e ekzekutivit ėshtė barazimi i qeverisė aktuale (dhe nga kėndi kohor tė pėrkohshme) me shtetin (shpresojmė tė pėrhershėm) pėrmes motos monstruoze: “Kush ėshtė kundėr qeverisė, ėshtė kundėr shtetit”. Nė kėtė valle makabre janė kyēur edhe disa (b)analistė politikė, tė cilėt prej vitesh presin qė pushteti t’ua hedhė ndonjė kockė nga thertorja e shtetit apo ndonjė copė nga kulaēi tenderues. Nė mungesė tė kockave dhe copave, ata ndjehen tė obliguar qė nė raste tė tilla tė vlimeve tė mėdha publike e politike tė tregojnė sėrish zellin e tyre pėr tė demonstruar lojalitetin dhe pėr tė denigruar dhe shpifur ata qė mbretit duan t’i thonė se ėshtė lakuriq.

Helbete, dikur qeveria mund t’ua shpaguajė mundin, mund t’ua shpėrblejė cinizmin e derdhur me kusi, duke ua dhėnė njė copė truall apo njė banesė – ose ndonjė tenderuc. Ata gazetarė qė me kėmbėngulje i refuzojnė ofertat konkrete dhe joshjet nga pushteti, sepse nuk duan tė shkelin mbi parimet profesionale, nga tellallėt e pushtetit shpallen publikisht armiq tė shtetit, psikopatė, tė ēmendur, gazetarė antiqeveritarė. Lufta speciale dhe primitive nė Kosovė ėshtė e tillė, ajo zhvillohet me gėnjeshtra monstruoze. Nė kėtė ballafaqim ata qė gėnjejnė i kanė shpatat mė tė gjata. Sepse ata nuk kanė skrupuj moralė, sepse e kanė shtetin nė dorė, sepse i kanė nė dispozicion edhe mjetet e (dez)informimit, sidomos disa televizione qė e imitojnė Radio-Televizionin e Serbisė (RTS) tė viteve 90-tė, kur ata qė mendonin ndryshe linēoheshin publikisht. Noti nė moēalin e rrenave po na shfaqet – sėrish – si shkathtėsi e vetme e disa eksponentėve tė kėsaj Qeverie. Njėri prej kėtyre eksponentėve, zėdhėnėsi i Qeverisė demokratike tė kryeministrit Hashim Thaēi, duke e imituar keq Ivica Daēiqin, kur ky i fundit ka qenė zėdhėnės i Partisė Socialiste tė Serbisė (SPS), doli publikisht dhe nė njė moment ligėsie fatale i shpalli antishtetėrorė gazetarėt qė nuk ia pėrziejnė sherbetin qeverisė. U etiketuan si armiq tė gjithė ata qė Qeverinė e kritikojnė me argumente, sepse ia duan tė mirėn kėtij vendi dhe janė tė bindur se kjo shoqėri mirėqenien mund ta gjejė vetėm nė njė vend demokratik dhe tė zhvilluar ekonomikisht dhe jo nė njė vend tė cilit pėr shkak tė keqqeverisjes nuk i duhet mė armiku i jashtėm pėr tė rrezikuar ekzistencėn e tij. Kėshtu, pra, ndodhė nė Kosovė: Zėdhėnėsi i Hashim Thaēit e imiton keq Ivica Daēiqin e SPS-it dhe Aleksandar Vuēiqin e Partisė Radikale Serbe, kur ky i fundit ka qenė ministėr pėr (dez)informim nė Qeverinė e Mirko Marjanoviqit. Nė atė kohė Daēiqi dhe Vuēiqi i quanin gazetarėt kritikė serbė “belosvetski plačenici” - mercenarė tė paguar nga bota e jashtme, armiqėsore. Kjo ėshtė njė pseudologjikė denigruese, me ē’rast ata qė kanė kurajė tė thonė tė vėrtetėn publikisht ekskomunikohen nė mėnyrė tė vrazhdė. Ėshtė kjo njė kuazilogjikė e pėrbaltjes me rrena. Ashtu siē dėrdėllit e shpif zėdhėnėsi i Qeverisė sė Kosovės nuk flasin mė as zėdhėnėsit e Hamasit apo Hizbollahut. Madje as pa avdes.

Pararojė e popullit

Si gazetar qė thjesht nuk mund tė vėzhgojė nė heshtje dobėsitė, dėshtimet apo budallallėqet e secilės qeveri tė deritanishme qė nga viti 1999, e pranoj publikisht se tė vetmen herė qė jam pėrpjekur tė shfrytėzoj statusin tim tė gazetarit tė pavarur pėr NJĖ FAVOR ka qenė nė dhjetor tė vitit 2008, kur i kam kėrkuar Qeverisė Thaēi, pėrmes njė teksti tė botuar nė kėtė gazetė, qė njė shkollė nė Gjilan tė bart emrin e pėrndritur tė Esad Mekulit. Pėr fat tė keq kjo kėrkesė e imja nuk ka gjetur mbėshtetje. Pėr kėtė jam i dėshpėruar, sepse mendoj se kjo shoqėri duhet ta nderojė Esad Mekulin, i cili ka qenė njėri prej kryepunėtorėve mė tė zellshėm tė kulturės, shkencės dhe arsimit nė Kosovė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Po kujt i bie ndėrmend pėr Esad Mekulin nė ditė tė sotme pėrveē ndonjė gazetari “tė ēmendur” (kėshtu thonė disa eksponentė tė garniturės qeveritare dhe dordolecėt e tyre pseudopublicistikė)?!

Derisa jemi nė pritje qė ky vend tė ballafaqohet njė ditė me njė fjalė tė ligė – me “riformatizim” dhe me prapavijėn nga e cila buron ky term, duhet rikujtuar Bertolt Brechtin, i cili thoshte se nė politikėn primitive “sė pari vjen gllabėrimi, pastaj morali”. Ndėrkohė, me anė tė kėtij shkrimi edhe publikisht e tėrheq lutjen e vetme qė kam pasur ndaj kėsaj qeverie, lutjen qė njė shkollė tė pagėzohet me emrin e Esad Mekulit. Tash, tė nderuar tellallė tė kryeministrit, i keni portat e hapura tė zhvilloni veprimtarinė tuaj qeverisėse nėpėr zyra e kafehane, nėse doni edhe tė shpifni me zell edhe mė tė madh. Sepse – nė mungesė tė argumenteve - kjo qenkėsh metoda juaj pėr t’ua mbyllur gojėn gazetarėve kritikė, tė cilėt nuk ju kanė kėrkuar as juve, as shefave tuaj, asnjė favor dhe kurrė - pėrjetėsisht - s’e kanė ndėrmend ta bėjnė kėtė. Ka ende gazetarė nė kėtė vend, qė besojnė se nuk ėshtė turp tė jesh gazetar, por krenari! Nuk janė tė gjithė figura teatrale tė importuara nga Tirana nė Prishtinė, tė cilat na shesin mend pėr standarde gazetarie, kurse karrierėn e tyre nė vitet 90-tė e kanė bėrė nė gazeta tė Shqipėrisė ku nxitej racizmi antikosovar dhe ngjalleshin armiqėsi dhe keqkuptime mes pjesėtarėve tė njė kombi. Fakt i dhimbshėm ėshtė se Shqipėria nuk ka gazetė tė pavarur tė tipit tė kėsaj qė e mbani nė dorė, por kryesisht fletushka biznesore-tyxhareske. Pėr kėtė asnjė shqiptar kosovar nuk gėzohet, nuk mban leksione matanė kufirit, por vetėm e konstaton me dhembje kėtė gjendje tė mjerė tė gazetarisė nė Shqipėri. Njėkohėsisht asnjė kosovar me tru tė vetin nuk ėshtė i lumtur qė nė emėr tė Kosovės nėpėr mediat e Tiranės flasin e llomotisin disa matrapazė, tė cilėt moti e kanė shitur kredibilitetin profesional dhe tani janė thjeshtė – tyxharė! Me kėtė rast dua t’ia rikujtoj kryeministrit tė Kosovės se miqtė e tij tė ri mediatikė nė Tiranė nė kohėn kur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (ushtria jonė!) e nisi betejėn pėr ēlirim, nė gazetėn “Koha jonė” e quanin UĒK-nė organizatė terroriste, e quanin terrorist Adem Jasharin, Agim Ramadanin, Zahir Pajazitin, Mujė Krasniqin, Luan Haradinajn dhe mijėra luftėtarė tė tjerė. Aksionet e UĒK-sė i quanin madje “terrorizėm teatral korzikan”! Kjo suitė dje ishte kundėr lirisė sė Kosovės, sot flet pėr bashkim kombėtar. Ēfarė hipokrizie! Bashkimin e logjikshėm tė kombit shqiptar e bėjnė njerėzit e mirė nė Sarandė dhe Pejė, nė Gjakovė dhe Gjirokastėr, nė Skenderaj dhe Skrapar, por jo kjo shpurė manipulatorėsh qė kanė vėrshuar fushėn e gazetarisė. Bashkimi i shqiptarėve ėshtė Evropa, Bashkimi Evropian.

Pėr fund tė kthehemi edhe njėherė te Esad Mekuli: Mosnderimi i tij vetėm e pėrbalt kėtė shoqėri, pėrfshirė edhe Qeverinė e saj. Nė vėllimin “Vjersha”, botuar te “Rilindja” nė vitin 1973, nė kuadėr tė bibliotekės sė paharrueshme “Albatros”, kritiku letrar dhe shkrimtari Rexhep Qosja e quan Esad Mekulin – njė poet qė ka qenė “pararojė shpirtėrore e popullit”. “Deshta, shum kam dashtė – dishrue / qė me kangė tė trimnoj, me fjalėn tande tė ndrydhun / tė ngrej fuqitė prej gjumit ... / Kėndova (edhe kur m’ishte ndalue) / se lirija do tė vinte edhe pėr ty, tė pėrbuzun.” (Esad Mekuli, poezia: Popullit tim). Kėto fjalė edhe sot kėsaj shoqėrie ia pėrsėrit nga varri Esad Mekuli. Ndėrsa Rexhep Qosja, i cili fatmirėsisht ėshtė gjallė, s’po flet mė. Dikur, nė “Zėrin e Amerikės”, thoshte: “Vox populi vox dei”. Dhe i jepte shpresė kėtij vendi. Dikur!

back | 02.04.2010

Nga Mero Baze

1997: “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė”

Sapo kam pėrfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull “1997”, “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe rin... |

Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė

Para fillimit tė sezonit tė pushimeve Doktori thirri Sandrin tė konsultoheshin pėr median gatė muajve tė v... |

A mendoni se protestat e opozites do te ndikojne negativisht ne procesin e liberalizimit te vizave?
Po
Jo
Nuk e di