E enjte, 9 shtator 2010

Numri 2877

Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.

Takime nė presidencė apo te presidenti?

Nga Mero Baze, “Faktori Plus”

Presidenti Bamir Topi do tė ndeshet ditėn e shtunė pėr herė tė parė me njė mision qė i ka munguar institucionit tė Presidentit tė Shqipėrisė sė paku pas vitit 1998, kur kompetencat e tij u sanksionuan me Kushtetutė. Ai do tė pėrpiqet, sipas rekomandimeve ndėrkombėtare, tė ulė nė njė tryezė bisedimesh dy udhėheqėsit kryesorė politikė nė Shqipėri, tė cilėt njė vit mė parė, u ulėn bashkė pa nevojėn e askujt pėr tė dobėsuar fuqinė politike dhe institucionale tė Presidentit tė Republikės. Njė vit mė pas, dy njerėzit e plotpushtetshėm politikisht tė Shqipėrisė, kanė nevojė pėr viktimėn e tyre qė tė ndėrmjetėsojė njė krizė, e cila mund t’i nxjerrė rrėnjėt demokracisė shqiptare nėse nuk zgjidhet sa mė shpejt.

Debati real qė lind nė kėtė rast ka tė bėjė me faktin se deri ku do tė shtrihet roli i Presidentit nė kėtė ndėrmjetėsim? Formalisht, edhe Berisha edhe Rama, me kushtėzimet e tyre nė distancė, kanė pranuar tė ulen me ndėrmjetėsinė e zotit Topi. Por kjo deri tani ėshtė e gjitha njė show, derisa sa nuk ka njė skemė tė zhvillimit tė bisedimeve. Sė pari, duhet tė qartėsohet nėse zoti Topi do tė ofrojė mjediset e Presidencės apo fuqinė e presidentit nė kėto bisedime. Nėse ai do tė ofrojė vetėm zyrėn e tij nė presidencė dhe qėndrimin si dėshmitar i bisedimeve, atėherė jemi para njė formaliteti qė pėrfundon me dėshtim. Nėse ai do tė ofrojė rolin e tij si President, atėherė ai duhet tė paraqesė dhe t’u imponojė planin e tij pėr zgjidhjen e krizės.

Pra, pikėpyetja e parė e madhe ėshtė a do tė ketė njė “plan tė Presidentit Topi” pėr zgjidhjen e krizės, apo ky i fundit do tė jetė dėshmitar i njė dialogu, ndoshta tė dėshtuar. Kjo do tė jetė dhe diferenca e madhe mes rolit tė Presidentit dhe formalitetit tė tij nė jetėn politike shqiptare.

Sė dyti, ekziston mundėsia tė ketė njė plan ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e krizės, siē dhe e skiconte afėrisht rezoluta e Kėshillit tė Evropės. Nė kėtė rast zoti Topi do ta ketė mė tė lehtė, pasi do tė negociojė me dy liderėt planin ndėrkombėtar, tė ofruar me konsensus nga ambasadorėt e Perėndimit nė Shqipėri. Nėse do tė jetė ky skenar, do tė kapėrdihej mė lehtė nga tė dy palėt dhe ndoshta do tė kishte mė shumė sukses.

Sė treti, ekziston mundėsia e gjetjes rrugės tė njė plani, por kjo do tė jetė njė sfidė e rrezikshme. Bisedimet e nisura pa njė platformė, mbi tė cilėt do tė negociohet, mund tė futen nė njė spirale tė dėshtuar tekash dhe dogmash politike. Sidoqoftė, fakti qė palėt kanė pranuar tė ulen nė tryezė tė shtunėn, ėshtė njė sukses i ndėrkombėtarėve dhe presionit tė tyre, mė shumė se sa fitore e palėve politike nė Shqipėri, ndaj dhe pėr njė sukses tė mėtejshėm duhet tė zgjedhim njė skenar ku tė pėrfshihet negociata mbi njė plan tė ofruar nga Perėndimi. Ndryshe, tryeza politike e thirrur ditėn e shtunė, do tė jetė thjesht njė formalitet pėr tė provuar se askush nuk luan nga pozicionet e veta. Presidenti Topi do tė dilte i fortė politikisht nga kjo tryezė, pikėrisht nėse arrinte tė bindte palėt tė pranojnė njė projekt tė negociuar dhe aprovuar mė parė nga Perėndimi. Kjo do tė ishte dhe ndjesa mė e mirė qė dy palėt e krizės, mund t’i kėrkojnė institucionit tė Presidentit, tė cilin njė vit mė parė e zhveshėn nga tė gjithė fuqitė dhe autoriteti politik.

back | 05.02.2010

Nga Mero Baze

1997: “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė”

Sapo kam pėrfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull “1997”, “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe rin... |

Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė

Para fillimit tė sezonit tė pushimeve Doktori thirri Sandrin tė konsultoheshin pėr median gatė muajve tė v... |

A mendoni se protestat e opozites do te ndikojne negativisht ne procesin e liberalizimit te vizave?
Po
Jo
Nuk e di