E enjte, 9 shtator 2010

Numri 2877

Nėse dėshironi tė lexoni edicionin online tė gazetės nė PDF klikoni kėtu.

Kadare: Shqiptarėt nuk kanė guximin tė pėrballen me tė kaluarėn e tyre

Nga
Kadare: Shqiptarėt nuk kanė guximin tė pėrballen me tė kaluarėn e tyre

Ismail Kadare: Pėr tu liruar me tė vertetė nga e kaluara autoritetet nė Shqipėri kanė nevojė pėr tė vėrtetėn, pėr kurajon qė deri tani nuk ka pasur pėr tė hapur arkivat, tė mos jetė e kėrcėnuar nga alibia e njė hakmarrjeje tė mundshme“

“Pėrbindėshi” ėshtė njė libėr kyc mbi identitetin e njė vendi i cili dy herė u nda nga Europa, nė fillim nga turqit dhe mė pas nga komunizmi...

“Ėshtė problemi numėr njė i cili pėr fat tė keq ende nuk ėshtė zgjidhur. Por ėshtė pėr tė gjithė Ballkanin, kjo ndėrprerje me Europėn, kjo lidhje me perandorinė turke. Por historia ėshtė ende mė antike, mė parė ka qenė gadishulli iberik i cili ishte ndarė nga Europa, mė pas Ballkani. Turqit e provuan edhe me Italinė, objektivi i tyre i vėrtetė, pasi morėn Romėn, Kostantinopolin, por nuk ia arritėn. Mė pas ndryshuan mendin, vendosėn tė shkojnė nė Ballkan, drejt zemrės sė Europės..”

Mė pas fashizmi njė periudhė e shkurtėr...

“Po, por pėr shkak tė fashizmit erdhi komunizmi. Jugosllavėt, shqiptarėt dhe grekėt u bashkuan nėn njė ideologji mbikombėtare. Nė Shqipėri, nuk ishin shenjat, nuk ishin kushtet qė komunizmi tė ishte fati ynė.”

Mė pas koha e totalitarizmit tė madh fetar, stalinian, kinez, autoritar, i keni njohur tė gjitha format e totalitarizmit

“Mbi tė gjitha ishte e trishtueshme. Shenja e parė ėshtė represioni, mė pas mėrzia. Nuk flitet kurrė pėr kėtė trishtim, e pra ishte njė gjė e pėrditshme qė ngacmonte njerėzit bashkė me dhunėn, zbehtėsinė dhe varfėrinė.

Nė regjim krijohet njė jetė artificiale, njė skenar filmash vizatimor, pasi njė jetė normale nuk mund tė jetė nė njė diktaturė. Qėllimi i parė i tiranėve ėshtė deformimi i jetės, c’organizimi total i saj. “

Ju ishte njė shkrimtar me famė atėherė, si mund tė mbijetohet nėn tirani?

“E vetmja mėnyrė pėr tė rezistuar ėshtė tė pėrpiqesh tė shkruash, tė bėsh tė besosh veten tėnde se jeton nė njė vend diktatorial, por qė nė tė njėjtėn kohė, ju mund tė bėni dicka qė del nga ky model; mbi tė gjitha tė bėsh letėrsi!

Ia arrin apo jo, nuk ka formula, duhet tė tentosh; “Pėrbindėshi” u publikua mė pas u ndalua. Edhe nė periudhėn e stalinizmit kanė ekzistuar shkrimtarėt e jashtėzakonshėm. Bulgakov ka krijuar gjithcka nėn stalinizėm. Kėshtu dhe Maldestam, Anna Akmatova, edhe nėn stalinizėm ka letėrsi tė madhe”

Nganjėherė duket mė e vėshtirė tė shkruash nė njė demokraci...

“Ėshtė njė koncept i cili duhet ti vendosė shkrimtarėt nė vėshtirėsi qė tė shkruajnė mirė. Nuk mund tė nxirren konkluzione nga njė ekstrem nė tjetrin, nuk ėshtė liria qė bėn letėrsinė, nuk ėshtė tirania qė e vret, nuk ėshtė liria qė bėn tė shkruarit e gjeniut, nuk ėshtė diktatura qė bėn mediokritetin. Mrekullia e saj ėshtė se nuk ėshtė e klasifikueshme”

Mė pas erdhi pranvera shqiptare, sic e quan periudhėn aktuale vendi yt?

“Njė situatė qė nuk ėshtė pėr tu patur zili. Sigurisht qė diktatura ėshtė rrėzuar, por mbeten gjithmonė sjelljet: Jo ato konkretet por ato tė njė mentaliteti tė pėrgjithshėm.

Shqipėria ende nuk ka realizuar kėtė shkėputje, ėshtė diskutuar gjatė por pėr fat tė keq ende nuk ėshtė rėnė dakord pėr njė ligj pėr tranparencėn pėr tė hapur arkivat sekrete. Kjo mosnjohje e tė vėrtetės ka ndikuar negativisht, lejon spekulimet dhe favorizon njė pjesė tė korrupsionit qė bren vendin; pasi disa njohin sekretet e tė tjetėrve dhe i pėrdorin. Ish- informatorėt, spiunėt janė bėrė njė lloj thesari pėr dy kampet e politikės, pėrdoren si armė pėr kėrcėnim. Shqiptarėt nuk kanė guximin tė pėrballen me tė kaluarėn e tyre. Ka nga ato qė thonė: hapni arkivat, tė tjetėr kundėrshtojnė: jo, pasi kjo do tė krijonte probleme, jemi vendi i hakmarrjes.

Por nuk mund tė mbulohet e vėrteta pėr asnjė pretekst. Ėshtė njė pretekst, njė alibi kjo e hakmarrjes. Nė Shqipėri ka mijėra ish-tė burgosur qė takojnė nė kafenetė e tyre ata qė i torturuan dhe nuk ndodh asgjė. Ish informatorėt janė njė problem i komplikuar, duhet tė jetojnė por nuk mund tė kenė poste drejtuesish nuk duhet tė japin leksione morali. Edhe jeta e tyre ėshtė njė kapitull drame, ishin rekrutuar me metodat e tė majtės, janė mashtruar por nuk kanė tė drejtėn tė bėhen lider tė vendit”

Europa ishte shpresa juaj, ju ka zhgėnjyer me grindjet e saj mediokre, dhe makthin e saj tė komunizmit ?

Jo, tė bėhesh europain ėshtė ende aspirata numėr 1, nuk ka alternativa tė tjera. Sigurisht nuk ėshtė parajsa, ka problemet e saj tė mėdha dhe tė vogla, strategjike dhe tė pėrditshme por nuk ka alternativė tjetėr.

E imagjinonin me kryeveprat e saj, janė pak tė zhgėnjyer por kanė kuptuar edhe logjikėn e kėtyre defekteve, nuk mund tė krijohet njė sistem liberal demokrat pa ekzistuar kėto defekte.

A ka shkrimtarė dhe libra qė tė kanė nxitur tė bėhesh shkrimtar?

“Nė adoleshencė pėlqehet njė letėrsi shumė dramatike, e errėt, fantastike. Unė isha kėshtu, nė Ballkan ekziston njė trashėgimni folklorike dhe popullor qė ishte afėr epikės shekspiriane.

Shkrimtari mund tė dėmtohet nga kjo, por unė pėr fat tė mirė pėlqeja dhe groteskun, gėzimin, fantazinė. Don Kishoti, qė ishte shumė i njohur nė Shqipėri, ka luajtur njė rol ekuilibrimi tė kėsaj ane tė errėt, epike. Gjithcka ėshtė vėnė nė dyshim nga Don Kishoti.

Ka pasur etje tė madhe pėr letėrsinė botėrore, Danten, Servantes, Shekspir, ishin pothuajse si autorėt shqiptarė, si klasikėt shqiptarė, madje mė shumė.

Dante ishte shumė i njohur para se tė pushtoheshim nga Italia, dhe shumė besonin se, me dėbimin e italianėve, ai qė ishte bėrė shkrimtari i parė shqiptar do tė bėhej i famshėm. Por nė komunizėm, Dante u bė edhe mė popullor, pėrkthimet mė tė mira tė Komedisė Hyjnore janė bėrė nė periudhėn e komunizmit, pėrkthime fantastike, disa prej pėrkthyesve kanė punuar nė burg.

Pse?

“Pas prishjes me kampin socialist, letėrsia ruse dhe sovjetike la njė boshllėk tė madh dhe duheshin shtuar publikimet e letėrsisė klasike tė gjithė botės, tė mbusheshin raftet e librarive. Nė fillim u duk njė zhvillim pozitiv mė pas u lidhėm me Kinėn....”

Ju keni udhėtuar nė Kinė....

Po njė herė gjatė revolucionit kulturor. Objektivat e delegacionit tonė kulturor ishin Kina, Korea dhe Vietnami. Pėrshtypja ishte e fortė edhe pse delegacioni ynė ishte i izoluar nga realiteti. Nuk mund tė thuhet qė nuk kuptohej dhe nuk shihej. Kam publikuar njė roman mbi miqėsinė mes Shqipėrisė dhe Kinės, njė libėr grotesk. Pasi prishėm marrėdhėniet me Pekinin ishin politikisht korrekte tė kritikonim kinezėt, dhe meqė ishin tė ngjashėm ishte njė mėnyrė pėr tė kritikuar Shqipėrinė”.

Nga: DOMENICO QUIRICO "La Stampa".

back | 18.05.2010

Nga Mero Baze

1997: “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe ringjallja e lidhjeve antiperindmore nė Tiranė”

Sapo kam pėrfunduar dhe kam dorezuar per botim librin me titull “1997”, “Aleanca e vjetėr Berisha Meta dhe rin... |

Babi I Zenit keqpėrdor gratė e PD-sė

Para fillimit tė sezonit tė pushimeve Doktori thirri Sandrin tė konsultoheshin pėr median gatė muajve tė v... |

A mendoni se protestat e opozites do te ndikojne negativisht ne procesin e liberalizimit te vizave?
Po
Jo
Nuk e di