Nga Artan Fuga
Tani që qytetarët janë në sheshe dhe aktivë politikisht, çka është një gëzim i madh për shoqërinë shqiptare, pjesa e emancipuar, ndoshta ka edhe më tepër durim të dëgjojë propozime për reforma në planin politik, ekonomik, social, administrativ, etj., që i kam parashtruar edhe më parë në librat e mi!
Institucione që kanë përjashtuar qytetarin, duke e detyruar të dalë në shesh, nuk i duhen askujt veç atyre që i kanë privatizuar.
Institucionet duhet të hapen për qytetarët njëherë e përgjithmonë, jo nga frika e përmbysjes, por si gjendje normale e një shoqërie të shekullit të Inteligjencës Artificiale, ku disa janë akoma me mendësi klaniko-primitive.
Në planin politik
20 propozime
1. Askush nuk mund të qëndrojë në postin e kryeministrit më shumë se një herë dhe më tepër se një mandat.
2. Deputetët zgjidhen drejtpërdrejt nga populli, nominalisht!
3. Një kandidat për deputet i paraqitur nga një parti dhe një kandidat i shpallur nga qytetarët kanë të njëjtat detyrime dhe të drejta në procesin e kandidimit.
4. Presidenti i Republikës mund të propozohet edhe nga qytetarët, por në çdo rast ai që do të zgjidhet kërkon tre të katërtat e numrit të deputetëve. Nëse deputetët nuk e zgjedhin dot, atëherë zgjedhja bëhet me referendum popullor mbi kandidaturat tashmë të paraqitura.
5. Nuk mund të jetë këshilltar bashkiak asnjë person që ka mandat në organet qendrore të një partie politike, që ka tashmë një detyrë publike dhe që nuk banon prej së paku pesë vitesh në atë zonë.
6. Të njihet e drejta e votës së qytetarëve në bazë të zgjedhjes së lirë nga ana e tyre, kudo ku secili ka një pronë, një vendbanim.
7. Të decentralizohet pushteti bashkiak, duke bërë që çdo bashki të ketë kompetencë për të mbuluar vetëm zona urbane të veçuara, si edhe të krijohen komuna për çdo grup qendrash banimi rurale, pavarësisht numrit të banorëve të përhershëm.
8. Këshilltarët bashkiakë zgjidhen drejtpërdrejt dhe nominalisht (jo me listë) nga ana e qytetarëve.
9. Askush nuk mund të kryejë dy detyra funksionale (jo elektorale) në shërbimin publik apo të marrë pagë ose honorar të dytë për detyra funksionale.
10. Referendumet lokale dhe kombëtare kërkohen edhe nga qytetarët, pa kufizime drastike, dhe për çështje strategjike dhe parësore, sidomos kur pushteti lokal nuk vendos dot, referendumi bëhet forma e ligjshme e marrjes së vendimeve sipas parimit të madh të subsidiaritetit.
11. Reformohet drejtësia duke vendosur jurinë qytetare për krimet e rënda, korrupsionin dhe banditizmin e organizuar.
12. Përcaktohen funksionet e magjistratit që zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët.
13. Me një numër të caktuar qytetarësh, ose me vendim apo iniciativë të Presidentit, Kuvendi mund të shpërndahet dhe të organizohen zgjedhje të reja. E njëjta gjë edhe me këshillat bashkiakë.
14. Vendoset përgjegjësia kolektive e organeve të zgjedhura si në planin penal ashtu edhe atë publik, duke u gjykuar nga Gjykata e Lartë.
15. Të gjithë nëpunësit e administratës publike shpallen funksionarë publikë dhe nuk mund të emërohen apo të shkarkohen nga ministri apo personat me funksione politike. Ata varen nga sekretari i përgjithshëm i institucionit dhe emërohen nga konkurse kombëtare nga juri pa konflikt interesi, dhe shkarkohen vetëm me vendime gjykatash, nëse apelojnë.
16. Çdo nëpunës publik mban përgjegjësi personale ligjore për çdo kundërvajtje ose mosveprim që lidhet me funksionet e tij, pavarësisht se kush e ka urdhëruar të veprojë ose mosveprojë.
17. Çdo qytetar ka të drejtë të hedhë në gjyq shtetin për çdo pasojë të dëmshme që i ka ardhur nga fajet e shtetit dhe të nëpunësve publikë.
18. Web-et e institucioneve publike shpallen media publike dhe rregullohen me ligj të veçantë.
19. Ndalohet absolutisht përdorimi i çdo mjeti publik në fushatën zgjedhore. Çdo kandidat për një post elektiv dorëzon përfundimisht mandatin e ushtrimit të një detyre ekzekutive.
20. Fushata e zgjedhjeve sigurohet të jetë falas dhe pa i shkaktuar asnjë shpenzim shoqëror çdo kandidati.
Ndonje pozicion ne komitetin e protestes (nese vendosin qe te aspirojne per qeverisje) a do te kesh?
Profe, në se do të dënosh një vend, lëre qeverisjen në dorë të filozofve.~~~~~~
Ky fillosofi flet sikur shqipot janë ajka e qytetërimit botëror. O filloooo ke bër ndonjëherë muhabet me shqipot ? ...filani ka bo lek respekte ,fisteku është i fortë respekte, ai qiu ato respekte ,ajo qiu atë putana, filanit do i qi motrën se m'shef shtremt ,ai është rrot kari se lexon ,ai është motërqir se është me PD, tjetri grua qirë se është me PS etjetj profe
Ceshtja e Sistemit Qeverises sot eshte bere urgjente per Shqiperine. Berisha dhe Rama- propaganduan „Demokraci“, por me marreveshjen Famekeqe te 21 prillit 2008 e kaluan pushtetin ne duart e Kryeministrit qe perfundoi ne Diktature Hajdutesh. Marreveshja Berisha - Rama e 21 prillit 2008, i vuri kazmen zgjedhjeve parlamentare: Kryetari i partise fituese te zgjedhjeve parlamentare automatikisht hyp ne fronin e Kryeministrit. Duke pasur ne dore edhe Pushtetin Legjislativ, Kryeministri zgjedh “Presidentin“, ose mjek ose oficer dhe e perdor si „Noter“ te vendimeve te tij. Edhe ne Republikat Presidenciale, nese Presidenti kryen edhe funksionet Ekzekutive, si p.sh. ne SHBA, perseri ai kthehet ne Diktator. Sistemi me me pak rrezik per degjenerim ne Diktature Personale ёshte “Republika Presidenciale“, ku Presidenti nuk ushtron Pushtet Ekzekutiv, por e kontrollon ate. Presidenti i zgjedhur nga populli duhet te jetё Institucioni kryesor i Republikёs, garant i Kushtetutes dhe kontrollues e balacues i tre pushteteve: Legjislativ, Ekzekutiv dhe Gjyqesor. Nё nje shtet me 2 milion banore, si Shqiperia, Pushteti Legjislativ eshte i mjaftueshem me maksimumi 90 ligjeberes te profesioneve te ndryshme, por ata duhet te kene nivel juridik tё Shkollёs sё Magjistraturёs. Rasti me i fresket Balluku tregon se asnje deputet nuk duhet te kete edhe nje post nё Pushtetin Ekzekutiv.
Kjo quhet “Republika Fuga”! Në cilin Shtet Kryeministri zgjidhet vetëm një mandat?! Edhe Presidenti i Amerikës që ka të dy funksionet, të Presidentit dhe Kryeministrit e ka me dy mandate. Ka të tjera absurditete në atë që keni shkruar që përplasen me njëra tjetrën. Shikoni se si e kanë vëndet perëndimore dhe mos u hiqni si “teoricenë” kur nuk keni jetuar jashtë! Paskeni shkruar edhe libra! Kush I lexon këto libra që nuk kanë llogjikën brënda! Fatkeqsi që edhe pas 35 vitesh notoni në paqartësi dhe rrugë pa krye!
Nëse nje lëpirës si ty i kerkon llogari profesor Fuges,Rama dhe Berisha kane fituar.
Reforma apo revolucion? Revolucioni flamingove ka piketuar dy kategori kunderevolucionare -ose proqeveritare. Kushdo qe shtron pyetje, qe ka dyshime ose nuk i bashkohet Protestes eshte Patronazhist ose Lepires! Çdo revolucion shpik armiqte e vet.
Z Fuga ! Që të vendosësh kufi 1 mandat për rastin konkret k.Ministër apo të ngjashëm në rol . mendoj se është gabim .edhe robot të ishte do t'i duheshin ditë për t'u azhornuar.është mjaft e domosdoshme për një drejtues një periudhe ambientimi por po ashtu edhe dorëzimi i detyrës .ndryshe do të ketë një kosto në mbarëvajtjen normale dhe nga shiu bie në breshër .mendoj se duhet të bëhen mjaft gjëra që kanë të nevojshme të marrin jo ditë po muaj në arsyetim dhe jo do si do por me kompetencë.boll me shpikje dhe eksperimente .nuk duhen lejjar më 7501- sha dhe shumë eksperimente të gjera pas tij që kanë kosto të cilat ndoshta nuk të kanë rënduar mbi supe por vetëm në mendime dhe opinione dhe nuk është e mjaftueshme edhe pse renditni mjaft për rregullime që është e vërtetë se ka aq shumë vënd sepse përvoja 35 vjeçare tregoi se të nëntë ciklet "akademike katër vjeçare" nuk mjaftuan. ende do të duhen edhe një herë tjetër ndoshta po aq që të bëhet ajo që duhet për Shqipërinë dhe shqiptarët.
3 Ceshtje Jane te rendesishme sipas meje ,1) Rotacioni i elitave Politike 2 mandate dhe IK , 2) DEMOKRACI DIREKTE POPULLORE ,PRESIDENT ME ME SHUME KOMPETENCA QE ZGJIDHET NGA POPULLI, E DREJTE REFERENDUMI PER KOMUNITETET DHE POPULLIN SI MODELI Zviceran.3)URGJENTISHT prijimi i FONDIT SOVRAN SHQIPTAR (i cili te kete nje bord te gjere ekspertesh te ekonomise me kontribute nga vendi dhe nga DIASPORA) me opsion investimi nga SHTETI dhe NGA INDIVIDET edhe publiku si alternative per te investuar ne ekonomine KOMBETARE DHE JO VETEM , JO ME KLIENTE TE FAVORIZUAR,nga takime te mbyllura (me mikun tim x apo me mikeshen time y ku diskutohen marveshje qe nuk dihet cfare interesash kane parasysh .CDO INVESTIM MBI NJE SHUME TE CAKTUAR DUHET TE AUDITOHET NGA FONDI SOVRAN, nuk mund te shkoje paraja e shqiptareve KOT NE DUART E ABUZUESVE DHE SHPERDORUESVE
Fuga po ti je i Shkalluar fare. Me Shpellar do me ja kaluar edhe Finlandës, Suedis, Norvegjis o KOK pagur që na jep receta. Po do ishte mirë për ty të lije mjekër se ingjan Bin ladenit se injorantët duan më shumë Shpellarin se Babën e tyre. Dhe mos na jep receta se le NAM