Protestat për Zvërnecin: Arritën të pamundurën, do të arrijnë të mundshmen?

7 Qershor 2026, 14:10Blog Nga Ardi Stefa

Protestat për “Zvërnecin” kanë arritur diçka që deri pak kohë më parë dukej e paimagjinueshme. Një çështje që në fillim mund të konsiderohej lokale, e kufizuar në një lagunë, një pyll dhe një vijë bregdetare, është kthyer në temë diskutimi në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare.
Kjo nuk është pak.

Në Shqipëri ku shumë protesta kanë mbetur të mbyllura brenda kufijve të kronikës televizive shqiptare, Zvërneci arriti të kapërcejë kufijtë. Emri i tij u përmend në media që zakonisht merren me luftëra, zgjedhje presidenciale, kriza ekonomike apo konflikte gjeopolitike. Zvërneci u përmend jo vetëm për investimin gjigand, i cili Shqipërisë pa diskutim do t’i sillte të mira materiale e zhvillim ekonomik, por edhe për lidhjen e investitorëve me familjen Trump.

Papritur, një pjesë e vogël e bregdetit shqiptar në Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare u shndërrua në simbol të debatit mbi zhvillimin, mjedisin, pronën publike, transparencën, mënyrën e qeverisjes dhe mënyrën se si merret pushteti me pasuritë kombëtare.

Ky është suksesi i parë dhe ndoshta më i rëndësishmi.
Suksesi i dytë është fakti që SPAK filloi të hetojë pasuri e emra, për të cilët prej vitesh është përfolur se janë vendosur në mënyrë të padrejtë, janë grabitur, tjetërsuar dhe emrat janë të lidhur me botën e krimit ndërkombëtar.
Një sukses i jashtëzakonshëm, ky.

Në fakt, beteja politike fillon kur njerëzit dëgjojnë për problemin. Një padrejtësi e panjohur mbetet një padrejtësi e padukshme. Ndërsa një padrejtësi që bëhet lajm ndërkombëtar fillon të prodhojë kosto politike.
Por historia na mëson se vëmendja nuk është fitore. Është vetëm mundësia për ta arritur atë.

Prandaj sfida e vërtetë e protestës për “Zvërnecin” fillon pikërisht tani.
Për të pasur sukses, asaj i duhet së pari kohëzgjatje. Pushteti mund të përballojë një protestë të madhe. Mund të presë që zemërimi të shuhet, që lajmet të ndryshojnë dhe që publiku të kalojë te tema tjetër. Ajo që e shqetëson pushtetin nuk është protesta e fortë, por protesta këmbëngulëse. Jo shpërthimi, por vazhdimësia.
Një protestë që rikthehet çdo javë, që gjen forma të reja organizimi dhe që nuk e humbet ritmin, fillon të krijojë një presion që nuk mund të injorohet. Çfarë do të ndodhë me protestën? Do zgjasë? Do sfumohet? Do pakësohet? Do bjerë pre e investimit të politikës që të shuhet. Do jetë protestë për pelikanët e flamingot? Kundër ndërtimit apo kundër regjimit?

Së dyti, po aq i rëndësishëm është edhe artikulimi.
Nëse beteja mbetet thjesht "pr0 ose kundër një resorti", atëherë rrezikon të perceptohet si një konflikt lokal. Por nëse shpjegohet si pjesë e një problemi më të madh, e drejta mbi pronën publike, mbrojtja e mjedisit, transparenca në vendimmarrje dhe mënyra se si shpërndahen pasuritë kombëtare, atëherë Zvërneci pushon së qeni vetëm Zvërnec, atëherë prek më shumë qytetarë. Ai bëhet simbol. Pikërisht për këtë arsye thirrjet "Nga Zvërneci në Rrjoll" apo "Atdheu nuk është në shitje" kanë pasur rezonancë më të gjerë.
Dhe simboli ka fuqi shumë më të madhe se vendi fizik që përfaqëson.

Së treti, protesta tregoi se cila është opozita e vërtetë. Thirrjet në kor kundër dy liderëve tradicionalë shqiptarë, dëshmojnë se elektorati gri është opozita si e pozitës, ashtu edhe e opozitës, të cilën e quan përgjegjëse për gjendjen në Shqipëri. Pra kërkon përmbysjen e establishmentit.

Së fundmi, protesta ka nevojë për një organizim tjetër. Entuziazmi është i domosdoshëm për ta nisur një lëvizje, por nuk mjafton për ta mbajtur gjallë. Duhet strukturë, koordinim, komunikim i vazhdueshëm dhe aftësi për të përfshirë njerëz të rinj. Duhet që protesta të mos varet nga një moment emocional, por të shndërrohet në një lëvizje qytetare me objektiva të qarta.
Ndaj protesta për Zvërnecin ka bërë tashmë atë që shumë protesta shqiptare nuk kanë mundur ta bëjnë: ka detyruar botën të shohë nga Shqipëria.
Pyetja më e rëndësishme mbetet: “A do të mjaftohet protesta me këtë sukses simbolik, apo do ta shfrytëzojë momentin për të ndërtuar një presion të qëndrueshëm që mund të prodhojë ndryshim real?”
Ngaqë në politikë, fitoret e mëdha rrallë vijnë nga protestat që bëjnë më shumë zhurmë. Ato vijnë nga protestat që zgjasin më shumë se durimi i pushtetit.

31 Komente

  1. R
    Rama, ngrije popullin tend ne miting pro Zvernecit

    Nga kjo proteste fiton vetm Edi Rama. Nese do te duhet Rama do te nxjere ne mitingje nje milion shqiptare qe jane pro projektit ne Zvernec! Pa shtuar ketu turistet e huaj qe jane pro turizmit ne Shqiperi. Irani, Rusia, dhe Greqia do te deshtojne ne kete perpjekje per te destabilizuar Shqiperine. Sali po e kruan keq mq Usa, dhe nuk eshte cudi te gdhiet ne burgun me pese yje te Spakut keto dite. Me ket rast Usa do ndeshkoje edhe Kurtin qe ka derguar zombit e tij dardano-serbe te LVV te protestojne ne nje toke te huaj per ta.

    Përgjigjjuni
    1. V
      V.L

      1 milion shqiptare sipas teje, Rama do ti nxjerre ne proteste pro projektit. Por per cilin projekt behet fjale. Se vete Rama thote qe nuk ka asnje projekt. Pra ti i di gjerat shume me mire se z.KM. Po mire atehere po te shpallim tyj si anonim qe je, kryeminister te Shqiperise nese Rana bie dakort.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbeni

        Ka dashur të thotë pro investimit 4 miliard,prandaj mos bëj sikur nuk kupton,shejtan budalla.Po është mirë që ta bëj një miting për popullin që do këtë investim gjigand që ka mërzitur armiqtë e Shqipërisë ndër të cilët bën pjesë edhe ti.Por do të dështojnë të gjithë dhe kjo nuk vihet në dyshim.

        Përgjigjjuni
      2. R
        Roberto

        Ke shume te drejte po kujt i thua?? Si ka mumdesi qe disa dite me pare ne nje miting krahas flamurit shqiptar valvitej flamuri i UCK dhe perdoreshin thirrjet e huazuara nga Kosova " O sa mire me ken Shiptar o hej???'. Pa ma thoni ca lidhje kane keto?? Po kurvat e Vetvendosjes se Albin Magjypit ca lidhje kane me Narten apo me Vloren?? Le te shkojne te Q* hen andej nga kane ardhur bashke me mercenaret e tjere qe me kujtojne vitin e mbrapshte te 97' ku Berisha i mblodhi dhe i hodhi kundra popullit te Vlores dhe gjithe Shqiperise me arsyen se greku po sulmon jugun dhe o burra te turremi per ti zbuar nga trojet tona??? Kur u kapen keta mercenare dhe u rrahen nga populli luteshin se nuk e dinim se si qendronte e verteta por keshtu na thane prandaj mblidhni mendjen se po lini nam. Ne asnje vend te botes nese do behej fjale per miliarda $ nuk do kishte kumdershtime dhe aq me teper ne Shqiperi qe kemi nje jete qe sulmohemi nga te kater anet dhe prap degjojme injorancen qe gjoja "mbron" interesat e popullit por ne fakt me lemoshat qe merr nga armiqte e Shqiperise hidhen kundra investimeve qe do rrisin ndjeshem turizmim dhe famen e vendit tone neper bote. Kete gje nuk e do Greqia e para qe po ben cmos te sabotoje me cdo kusht kete investim por edhe Serbia apo vende armike ndaj nesh.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kush është i korruptuar

          Shikoje defektin te Kryeministri, zotrote! Zëvendësja e Kryeministrit po akuzohet për korrupsion nga SPAK - Kryeministri e mbron!

          Përgjigjjuni
        2. p
          poshte komunizmi

          kjo eshte vetem zgjidhja qe ka ngelur ti debojme te gjithe radikalet te gjitha feve dhe te debojme njehe e pergjithmone lindjen radikale dhe drejtimi vetem nga perendimi, se ne ishim ne lindje per 50 vjet dhe pame ku gatuanim atje ku dhisnim, kete kerkojne keta qe protestojne sot

          Përgjigjjuni
        3. N
          Njerez te lire

          Degjoni njerez te lire. Vetem nje gje ka rendesi. Per shqiptaret ka filluar nje epoke e re. Njerzit e lire e kane vrare friken dhe hezitimin dhe asgje nuk i ndalon me. Rendesi ka qe protestojne vertet dhe protestojne fuqishem kundra padrejtesive. Kunder nje hajduti si rama. Eshte vetem fillimi

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realisti

            O vellai i karit. Duhet te jesh me te vertete kar me diplome. Po cfare frike vrane more idiot. Ai qe te vriste po ti protestoje tek zyra iku ne 2013 dhe nuk kthehet me. Pas atij viti kush ka vdekur se ka protestuar? Ishte proteste deri dje kur njerezit dilnin te protestonin. Kjo proteste vdiq atehere kur ne podium hipi Alfred Cako dhe kur sot do ti bashkohet dhe PD. Do shohim store sot ne oren 6 kur te rriheni si pitanat LIVE. Po kur me vjen per te qeshur kur thoni se me mijera jane mbledhur jashte shtetit. Meqe je kar me diplome a mund te me shpjegosh nje gje? A ka Shqiperia diaspore o rrot kari? Po se dite pergjigjen pyet ato gjithologet qe bejne sikur mbrojne Zvernecin dhe ato mami kurvat qe kane dale ne shesh te ngelen ne ndonje kar.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realisti

              O vellai i karit. Duhet te jesh me te vertete kar me diplome. Po cfare frike vrane more idiot. Ai qe te vriste po ti protestoje tek zyra iku ne 2013 dhe nuk kthehet me. Pas atij viti kush ka vdekur se ka protestuar? Ishte proteste deri dje kur njerezit dilnin te protestonin. Kjo proteste vdiq atehere kur ne podium hipi Alfred Cako dhe kur sot do ti bashkohet dhe PD. Do shohim store sot ne oren 6 kur te rriheni si pitanat LIVE. Po kur me vjen per te qeshur kur thoni se me mijera jane mbledhur jashte shtetit. Meqe je kar me diplome a mund te me shpjegosh nje gje? A ka Shqiperia diaspore o rrot kari? Po se dite pergjigjen pyet ato gjithologet qe bejne sikur mbrojne Zvernecin dhe ato mami kurvat qe kane dale ne shesh te ngelen ne ndonje kar.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Roberto

                "Njerzit e lire kane filluar te vrasin friken"??? Frika eshte vrare qe kur Berisha theu qafen nga pushteti se ai te gjakoste ne mes te bulevardit por kur ju ze syte e mira hane marmalate nate e dite. Injorante njerez.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni

                  Varet si e shikon. Po te punosh ne shtet dhe te vjedhesh ndonje lek ste del keq dhe te duket sikur gjerat shkojne fjolle. Duhet ta vesh veten ne kepucet e atyre qe protestojne qe te themi te verteten kane shume te drejte. Pastaj dhe dicka kur mpihesh nga pushteti per kaq kohe fillon dhe si lexon gjerat si duhet dhe te duket sikur te tjeret jane idiote dhe ti je i mencur. Nje pjese e mire e pikeve qe jane ngritur qendrojne...

                  Përgjigjjuni
              2. C
                Cfurku

                Mos e vlerëso kaq shumë--------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Thjeshtë një piknik politik me flamingo.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Agron, Arlind, Adriatik

                  Agron Shehaj, Arlind Qorri, Adriatik Llapaj, bashkohuni qe te keni njerezit me vete ne zgjedhjet e ardhshme. Duke nisur nga lokalet. Mos harroni qe Rama dhe Berisha jane bashke. Nuk i mundni doy vec e vec. Bashkohuni me nje platforme te qarte. Bashkoni forcat qe te mundni Ramen me Berishen. Nuk keni opsion tjeter. Beni nje pol te forte kundra ketyre. Ndryshe populli do vijoje te vuaje. Shqiperia duhet te kete patjeter ne kushtetute qe KM nuk mund te rrije me teper se 8 vjet. Duhet te mesohen shqiptaret me rotacionin. Duhet te behet ushtrim demokracia. E dyta, asnje investim nuk mund te pranohet ne Shqiperi me investitore apo kompani ofshore. S mund te shiten pronat dhe investimet publike shqiptare ne parajsa fiskale. Keshtu po e vjedhin popullin. BASHKOHUNI

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Five company

                    Une e konsideroj fitore, protesten ne rradhe te pare per nga pjesemarrja, ishte e njejte me ate te dites se veres ne 14 Mars, e njejte me pjesemarjen e te rinjve ne spektakle dhe koncerte te kengetareve, etj pra jete wefi dhe luksi " apatik"... Te mbledhesh keta te rinj qe te formezojne nhe objektiv, nhe qellim te perbashket, pertej interesave meskine dhe personale do te thosha, qe mbas mitingjeve partiake, me ne fund, qellimi i perbashket per te mbrojtur nje objektiv te petbashket qe nuk i perket vetem politikes por te gjithe shqiptareve eshte njesoj sikur ti heqesh intubimin e luksit apatik te nje " fake life" dge ti shellesh ne jete, ne nhe realitet qe ti nuk mund te braktisesh gjithmone vendin ku ke lindur, kujtimet, familjen, shoqerine dhe te eleminosh perfundimisht vitet e jetes qe formezojne keto kujtime... Eshte te besh te pamunduren te mundur... Por qe te fitosh besimin nga nhe zhgenjim 35 vjecar i politikes, do te thote te eleminosh shkaktaret dhe frymezuesit e meskinitetit, intubimit te nje jete qe eshte gjithmone ne shitje, ne braktisje, nhe falsitet i " kurverive te nje politike qe shet edhe breket" per te ruajtur te " pamunderen" e shtreses se talentit, intelektit, kultures, artit, te ngjisin shkallet e pushtetit qe meritojne. Por, gjithmone ka nje por, eshte morali dhe ideali qe ben te munduren te pamundur per aresye se shoqeria jone e konsideron moralin si antikurveri politike dhe sociale, qe ne fjalorin e kohes moderne nuk mund te permendet. Pra nqs kjo proteste karakterizohet nga nje moral dhe ka nje ideal ne botekuptimin e saj, shkakun, qellimin dhe se ku duhet te finalizohet, atehere keta jane emrat e politikaneve qe ne dosjet e tyre nuk eshte shenuar felliqesirat e ish politikes 35 - vjecare. Jane te rinj, dhe duhet te vijne nga rinia si guardian te se drejtave themelore te ketij populli dhe te se drejtes se shtetit ligjor. Post scriptum: Ne kapital eshte shkruar se permbysja e nje pushteti kryhet me ane moralit dhe idealit te shtresave qe pervec prangave nuk zoterojne asgje tjeter dhe pervec prangave nuk humbin asnje gje tjeter.. Eshte deep ta shqyrtosh dhe ta realizosh.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Five company

                      Nje shtese te vogel ne paranteze, per perkufizimin e proletariatit ne shekullin e 19....Pra ishin prangat qe zoteronin. Kurse sot ne shekullin e 21, ka ndryshuar emri proletariat me fuqi punetore, ndersa prangat kane ndryshuar formen dhe emrin, por qe ne te vertete ekzistojne.

                      Përgjigjjuni
                  2. d
                    drejtesi e munguar

                    Z.Andi,protestat per Zvernecin krijuan kushte per me shume thash e theme dhe pak te verteta.Te protestosh eshte gjeja me normale dhe me e drejte.Per kete duhej protestuar kunder Ligjit 7501,i cili prishi gjithe ekujlibrat e prones.Qe te mos arrinim ne kete pike duhej te protestohej kunder djegies te kadastrave ne vitet 1990 e 1997.Duhej protestuar kur shihnim "sundimtaret "e rinj te beheshin me vila kur nuk trashegonin asgje nga paraardhesit e tyre.Duhej protestuar kur drejtuesit e kadastres te Vlores nderoheshin cdo muaj e prokuroria bente sehir.Duhej protestuar kur ne ate zone jane dhene nga Bashkia siperfaqe per shfrytezim shume vjecar,e plot maskaralleqe te tjera. Ju Z.Andi si vlonjat i di shume mire shume probleme te qyteti por nuk keni shkruar.Pse?Protesta duhet pa tjeter dhe prokuroria te hetoj e gjykatat te vendosin pikat mbi "I".

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Roberto

                      Ore po.c'i thua ketij kastraveci zoti Andi mo?? Ky eshte loqe komplet.

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Ata

                      Le te protestohet per pakenaqsite, se edhe kjo eshte merite e Rames seeeeee po te ngriheshe ne kohen e Berishes te vrisnin poooooooor kjo proteste u ndaekombetarizua se eshte ne mes familia Truump e dihet qendrimi i Europes per te Ata po te jene te zotet le te zgjedhin udheheqsit , te krijojne parti, te garojne e le ta mundin Ramen Ne demokraci nuk ka Ik ti se dua te vi une se jam me i mire Ka vetem gare

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bake

                        Patjeter qe do e arrine dhe te mundshmen....... Ja prit kur te fillojne dajakun me njeri - tjetrin..........

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nositi.

                          Mut qe te hante do arrijne

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rrugaçe rrugesh

                            Mbi nje milione votues per kete artikull shkrues Jane te pa rendesishem.... Ata 200 rrugaçe qe shqehtesojne njerzit neper kafene boulevard do imponojne mazhorancen elektorale haaaaa u kenaqa...... U bé deti kos dhe o burra marim nga nje luge. Mos u béni qesharak.

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Ik ti te vije une haaaaa

                              Gallate haaaa ik ti te vije une ....me vone ikt ti te vije une .....dhe ne pafundesi . Qellimi protestes eshte sensibilizimi dhe ketu mbarone, çfare keta bashkpuntor te antishqiptarit Fredi Shehu Bejleri te Greqise dhe Kurtovitçit te Serbise nuk ka lidhje me protesten .

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kur ha pilaf.

                                Si mund quhet sukses jehona në mediat ndërkombëtare e pelikanit kaçurel në një kohë,kur kriza ekonomike qē mbas kovidit dhe luftrave në Ukrainë dhe Iranë kanë 2 fishuar kostën e jetesës edhe në vëndet e zhvilluar në Europë dhe gjithë rruzullin.Si mund të zërë një vëmëndje kaq të madhe flamingot kur në vëndet e varfëra po zhduken nga varfëria dhe epidemit mijra njerëz në ditë.Kjo zhurmë në Amerikë është e kuptushmeqë eshtë luftë politike midis të majtës dhe të djathës konservatore.Europë sot për fat të keq ,ka mungesë lidershipi. Sot, Europa nuk ka poltikanë largëpamës si De Gasper,Adenuar,Çurçill dhe De Golë që hodhën themelet e Eropës së paqes dhe prosperitetit. Sot Europa udhëhiqet nga elita të dështuara politikbërëse që primare kanë politikat për LGB dhe politikave shterpë. Të pa aftë ti kundērvihen politikës së administratës Tramp , kërkojnë që me investimet e familjes Tramp dhe bisnesmenëve nga Katari ti kundërvihen asaj.Lufta për pelikanin kaçurel do sillka paqen dhe prosperitetin për të gjithë njerëzimin.Fqinjët tanë dhe mos paçin qëllime armiqësore që historia na ka vërteuar të kundërtën kanë interesat e tyre ekonomike.Kjo luftë për glasat e pelikanit kaçurel na ka futur në ingranazhete e një mulliri që bluan gjithmon më të dobëtit.Investimet amerikane në këtë botë të trazuar janë raketat tona PATRIOT.Kjo është ajo që i trëmb më shumëvfqinjët tonē armiqësor Ata e dinë shumë mirë,me përjashtim të revolucionarëve tanë se dhe armiku më i madh i Trampit të vijë në të ardhmen në drejtimin e Shtëpis të Bardhë do ti mbrojë ato investime si investime Amerikane pamvarsisht se kujt i takojnë.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Noci

                                  Nuk besoj te jeni kaq naiv qe te pranoni se protesta u be nga shqiptaret,po ashtu edhe neper bote ku behet te jene vetem shqiptare.Dikush ka paguar rende per keto protesta dhe sigurisht e majta europiane dhe kudo ne bote ka dale bythzbuluar me ne krye Aleks Sorosi qe i ka kërkuar Rames dorëheqjen.Po edhe iranianët i kane futur hundet,edhe ruset,Serbet,greket,bile edhe VV.Edhe partite e majta sidomos italianet,qe nuk fitojne ne Itali.Sot ne Shqiperi mund te protestohet kushdo,bile me nje femije perdoret se "regjimi" nuk vret,bile te përshendet po qe paqesore.Por çfarë po lind kjo proteste qe eshte kunder zhvillimit te vendit me te njejtit kerkesa si kushtetuta e Enver Hoxhës.A e vini re qe gjithçka eshte spontane,nuk them e pa bukur,por ajo duhet te linde diçka qe duhet te zevendesoje nje tjeter.Por nuk duket gje ne horizont veç entuziazmit te atyre qe nuk e dijne menyre e krijimit te shtetit dhe zbatimit te kushtetues.Askush nuk t'a liron karrigen pse e do t'i,por duhet te mesosh,si fitohet karriga

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Haka Tekizoti

                                    Arritja më e madhe e kësaj proteste është që i ngriti nga gjumi specialistët e teorive të protestave. Tani japin të tërë mend se si duhet bërë, ç'duhet bërë më tej, etj. etj. Tani që protestuesit u pajisën edhe me udhëzimet e nevojshme fitorja - pa e ditur çfarë lloj fitoreje është - është e sigurt. Në këtë shtrat të nxehtë fidanishteje të plehëruar mirë do të dalë lideri, nga ushqimi që ka marrë nga shtrati lideri do nxjerrë idetë e programet, do bëjë për vete shumicën dhe... Po ja mo, kaq është. Po të jesh i përgatitur teorikisht praktika nuk është ndonjë gjë e madhe.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. f
                                      filip

                                      Në Beograd studentët vazhduan një vit gjith dimrin dhe çfar fituan.....nuk ka të bëj vazhdimësia por strategjia drejtimi besueshmëria te lideri....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vjosa

                                        Shqipëria është ndoshta i vetmi vend ku disa njerëz arrijnë të protestojnë njëkohësisht kundër mungesës së zhvillimit dhe kundër zhvillimit. Një nivel konsistence që meriton studim shkencor.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          agroni kombinat

                                          lum si ty .qe po te afrohet rradha per ndonje post se u lodhet duke supozuar dhe nxitur te tjeret

                                          Përgjigjjuni
                                          1. e
                                            enter””

                                            Nje mut arriten Protestojne se duan thele nga pushteti. Le te ikin ne shtepi se lane nam. Tmerruan edhe femijet

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              Roberto

                                              Hajajaaa po.pse tani e more vesh ti?? A e ke pare Alfred Cakom qe ka filluar te mbaje fjalime ne protesta?? Po Marin Memen?? Marin Krenar- Brisida Mema. Krenari nje skuth qe ka punuar ne Drejtorine e Pritjes ne kohen e Enverit dhe e jema gazetare e asaj kohe pas delegacioneve te PPSH. Marin Bytha del si "gjaku i ri" qe kerkon te "mbroje" pelikanet,flamimgot dhe zogjte e fshatit. Koqet e kandarit kumdra Rames. Duan ta mbajne Shqiperine si mos me keq. Mire Cako qe dihet po Matini pse???? Nuk e kuptoj dot.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. T
                                              Teqiu

                                              Tani qe hyri Saliu me te vetet u bo muti mullar. Hani mutin e Sales te Alfred Cakos e te Sazan Gurit. Po su mjaftoj dhe te Tos Lubonjes.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje