Urbanisti i njohur Gil Penalosa në mbështetje të Veliajt: Ka transformuar Tiranën, mbajtja e tij në paraburgim dëm për qytetin dhe qytetarët

8 Qershor 2026, 14:30Blog TEMA
Urbanisti i njohur Gil Penalosa në mbështetje të Veliajt: Ka

Pas eurodeputetit lituanez Petras Auštrevičius, anëtar i komiteteve AFET dhe DROI, si dhe raportues i Parlamentit Evropian për zgjerimin, i cili ka folur publikisht dhe e ka cilësuar rastin e Erion Veliaj, si dëshmi se Shqipëria ka ende rrugë për të bërë përparime në sistemin gjyqësor, një tjetër figurë e rëndësishme, kësaj here nga radhët e urbanistëve botërorë, ka folur në mbështetje të çështjes së kryebashkiakut të Tiranës.

Më herët, eurodeputeti Auštrevičius ka thënë në një prononcim për Brussels Morning: “Rasti i Erion Veliajt dëshmon se Shqipërisë i mbetet ende të bëjë përparime të mëdha drejt një sistemi gjyqësor që funksionon në mënyrë efektive, me paanshmëri dhe me një mbrojtje ligjore që punon mirë. Ndonëse Veliajt i është dhënë së fundmi akses te dosja e provave të çështjes së tij, kjo përbën tashmë një shkelje në sistemin gjyqësor të vendit, me elemente presioni dhe me përdorimin [nga ana e] shërbimeve speciale.”

Ndërkaq, Gil Penalosa, urbanisti i mirënjohur kanadez dhe një ndër 10 urbanistët më të mirë në botë, në një artikull të botuar në Brussels Times, shprehet se nën drejtimin e Erion Veliajt Tirana është kthyer në një model se si mund të transformohet një qytet. Por, mbajtja e tij në paraburgim për më shumë se një vit, pa gjyq, sipas Penalosës është diçka shqetësuese.

“Askush nuk duhet të ndëshkohet përpara se të vërtetohet faji. Kryetari ka kaluar tashmë më shumë se një vit i burgosur pa qenë i dënuar. Është shqetësuese të mendosh se një organ prokurorial mund t’ia përmbysë jetën një personi në këtë mënyrë, qoftë ai politikan apo individ privat, për kaq gjatë, pa proces të rregullt ligjor dhe pa dënim”, thotë Penalosa në artikullin e botuar në Brussels Times.

Ai shprehet i shqetësuar edhe për pasojat që sjell kjo për demokracinë shqiptare. 

 

Artikulli i plotë:

 

Transformimi i Tiranës dhe testi demokratik që Brukseli nuk duhet ta anashkalojë

Nga Gil Penalosa

Tirana ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare vitet e fundit për zhvillimin e saj urban, projektet e hapësirave publike dhe nismat miqësore ndaj fëmijëve. Njëkohësisht, ndalimi paraprak i kryetarit të saj të zgjedhur të Bashkisë, Erion Veliaj, që prej 10 shkurtit 2025, i ka vendosur çështjet e shtetit të së drejtës dhe të procesit të rregullt ligjor në qendër të debatit publik.

Erion Veliajn e takova 9 vjet më parë. Ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Unë isha themeluesi i 8 80 Cities, një OJQ e përkushtuar për përmirësimin e jetës urbane. Rrugët tona u kryqëzuan në forume ndërkombëtare urbanistësh. Na lidhi një pasion i veçantë: shndërrimi i qyteteve në hapësira të jetueshme, gjithëpërfshirëse dhe njerëzore.

Që nga takimi ynë i parë, kryetari Veliaj është bërë jo vetëm një mik, por edhe një model se si mund të transformohet një qytet sipas parimeve të 8 80. Nën udhëheqjen e tij, Tirana ka evoluar nga reputacioni i saj si “Koreja e Veriut e Evropës” në një nga historitë më dinamike të suksesit urban në Evropë: më e gjelbër, gjithëpërfshirëse dhe e përqendruar te njeriu. Ai nxiti politika urbane miqësore ndaj fëmijëve, të cilat riformësuan peizazhin urban me kënde lojërash, parqe, shkolla, pemë dhe hapësira të gjalla këmbësorësh. Fitoret e tij zgjedhore dëshmojnë se ai e ktheu me sukses Tiranën në një model të rinovimit urban të përqendruar te fëmijët dhe të cilësisë së jetës së përditshme.

Në këtë frymë, është shqetësuese që autoritetet shqiptare kanë mundur ta mbajnë kryetarin Veliaj në paraburgim për më shumë se një vit pa një dënim. Askush nuk është mbi ligjin, qoftë një qytetar i thjeshtë, një kryetar bashkie apo një prokuror. Por askush nuk duhet të ndëshkohet përpara se të vërtetohet faji. Kryetari I Bashkisë ka kaluar tashmë më shumë se një vit i burgosur pa qenë i dënuar. Është shqetësuese të mendosh se një organ prokurorial mund t’ia përmbysë jetën një personi në këtë mënyrë, qoftë ai politikan apo individ privat, për kaq gjatë, pa proces të rregullt ligjor dhe pa dënim.

Këtu pasojat nuk janë vetëm për kryetarin Veliaj, por për demokracinë shqiptare. Populli shqiptar e zgjodhi atë në mënyrë të përsëritur, jo pak për shkak të arritjeve që përmenda më lart. Nëse ai ka gabuar, gjykimi i duhur në një sistem demokratik vjen përmes procesit të rregullt ligjor dhe në kutinë e votimit. Megjithatë, Këshilli Bashkiak i Tiranës u përpoq tashmë të shfrytëzonte ndalimin e tij paraprak për ta shkarkuar nga detyra. Vetëm falë Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë kryetari e ruajti pozitën e tij. Por një kryetar i ndaluar, të cilit i privohet aksesi te avokatët ndërkombëtarë dhe te vizitorët jofamiljarë nuk mund të qeverisë apo t’u shërbejë qytetarëve të tij në mënyrë domethënëse.

Për banorët e Tiranës, shpresoj që kryetari i tyre të ketë një gjyq të drejtë. Për demokracinë e Shqipërisë, shpresoj që ai të rifitojë lirinë dhe aksesin e plotë te mbrojtja ligjore. Pse e shkruaj këtë? Sepse në përvojat e mia të ndryshme me kryetarin Veliaj dhe ekipin e tij, unë pashë vetëm njerëz me integritet, të përkushtuar për të krijuar një Tiranë më të barabartë, më të qëndrueshme dhe më të gëzueshme, ku të gjithë të mund të jetonin më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Gati një dekadë e udhëheqjes së tij e ka transformuar Tiranën. Pas më shumë se një viti në ndalim, kam frikë se kryetarit Veliaj i është mohuar një shans i drejtë për t’u mbrojtur dhe tiranasve u është mohuar kryetari që ata zgjodhën.

Link i shkrimit origjinal: https://www.brusselstimes.com/opinions/2165492/tiranas-transformation-and-the-democratic-test-brussels-should-not-overlook

32 Komente

  1. s
    shqiptar

    Respekte zoteri per te vertetën qe thua.

    Përgjigjjuni
    1. D
      D*i*r*e S*t*r*a*i*t*s

      Epo shyqyr o Mero se kemi 1 jave pa lajme per Lalin......dmth e gjete edhe nje adhurues te Lalit ne bote !!!! Po ,po Lali ka transformuar Tiranen , kulla betoni gjithandej , madje shumica digjen edhe po tu afrosh nje bisht cigareje se jane bere me materiale "speciale".....gjithashtu Lali ka mbjelle 1 milione e 1 milione e 1 mije peme .....madje edhe kur e arrestuan ishte i ndare me dysh : gjysma e Lalit po mbillte peme Live ne TV dhe gjysma u arrestua ne bashki Live ne TV , ...Gjithashtu Lali ka kontribuar ne akitvitetet artistike ne Tirane ne bashkepunim me "artisten me fame" , Mona Kukaleshi , duke organizuar ballo me "breke firmato" , te cilat i ka blere vete Lali me 800.000 euro .......Eh more Gil , cfare s'ka bere Lali ne Tirane.............gjynah qe nje talent te tille po e mbajne brenda ne burg .......po cfare ti besh , ndryshe nga vendi juaj , ketu ne Shqiperi , ai qe ben zarar ndaj lekeve te popullit , futet brenda.....nuk e di si e keni ju traditen andej.....!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Laureta

        O Dire qetsohu se lengzove sa pe emrin e lalit hahaha i more leket e majit nga flori beles? apo akoma

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire Straits !!!!!

          O Laureta , ti si je ne fushen e "Bashkebisedimit Oral" ?? ...A takohemi te diskutojme ceshtjet e aktualitetit ???....po s'ka gje edhe nese nuk ke pervoje , mund te te fut ne nje kurs me perpara , kam 10 shoke qe japin leksione ne kete fushe......Te pres !!!!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Laureta

            Ok merre dhe florin e beles me vete

            Përgjigjjuni
            1. d
              dire Straits !!!!!

              Uaaa , vertet , dmth e paske "gojen flori" o Laureta , ....po duket se e paske zanat , ....po sa veta suporton ne nje dite ???!!!!!

              Përgjigjjuni
      2. D
        Down to the waterline !!!!!

        __________________ Epo shyqyr o Mero se kemi 1 jave pa lajme per Lalin......dmth e gjete edhe nje adhurues te Lalit ne bote !!!! Po ,po Lali ka transformuar Tiranen , kulla betoni gjithandej , madje shumica digjen edhe po tu afrosh nje bisht cigareje se jane bere me materiale "speciale".....gjithashtu Lali ka mbjelle 1 milione e 1 milione e 1 mije peme .....madje edhe kur e arrestuan ishte i ndare me dysh : gjysma e Lalit po mbillte peme Live ne TV dhe gjysma u arrestua ne bashki Live ne TV , ...Gjithashtu Lali ka kontribuar ne akitvitetet artistike ne Tirane ne bashkepunim me "artisten me fame" , Mona Kukaleshi , duke organizuar ballo me "breke firmato" , te cilat i ka blere vete Lali me 800.000 euro .......Eh more Gil , cfare s'ka bere Lali ne Tirane.............gjynah qe nje talent te tille po e mbajne brenda ne burg .......po cfare ti besh , ndryshe nga vendi juaj , ketu ne Shqiperi , ai qe ben zarar ndaj lekeve te popullit , futet brenda.....nuk e di si e keni ju traditen andej.....!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bravo z.Penalosa

          Spak eshte turpi shqiptar i shekullit 21. Veliaj do ta shembe Spakun ne Strasburg. Dadot e dumanet jane me te pasur se Veliaj. Ky e beri Tiranen nuse, nderkohe qe ata prokurore po e turperojne Shqiperine.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lal’Sapuni

            Nuse mor ca muse! Po 5D apo nuk quhet?

            Përgjigjjuni
          2. Q
            Qytetari

            Keta jane me te korruptuar se vete Veliaj.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Veliaj dhe rama hajdute

              Hahahha. Akoma me veliajn ju. Ai eshte mi njesoj si rama si mero dhe te tjere patrinazhiste. Ka mabruar koha e veliajt. Vodhi boll. Tani po mbaron dhe koha e rames

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gil Penalosa- Kur(v)banist

                O Erion, o legen. Prite Ramën se po vjen.

                Përgjigjjuni
              2. ,
                ,,,,,,,,,,,,

                Nga cili kazan e gjete kete o Mero.In 1998, Penalosa was appointed as Colombia's trade commissioner to Canada, and moved with his wife and kids, initially only planning to stay for two years to expose his kids to English.[2][3] In summer 2001, prosecutors in Colombia issued an arrest warrant for Penalosa after he failed to appear for questioning over an allegedly improperly extended 1995 contract for the Salitre Mágico park awarded to a company linked to his family shortly before he became parks commissioner. At the time of the warrant, he was still a director of Proexport, the body in charge of Colombia trade relations in Canada.[12][13][14] As of September 2022, the investigation was no longer active. Penalosa described the incident as a political smear campaign by opponents of his brother.[4]

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kolegu i SPAK-ut

                  Po Mero do gjejë anonimë kudo nëpër botë ju jep një 500 rosë dhe flasin për lali dhjerin

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Dire ____________Straits !!!

                  Epo shyqyr o Mero se kemi 1 jave pa lajme per Lalin......dmth e gjete edhe nje adhurues te Lalit ne bote !!!! Po ,po Lali ka transformuar Tiranen , kulla betoni gjithandej , madje shumica digjen edhe po tu afrosh nje bisht cigareje se jane bere me materiale "speciale".....gjithashtu Lali ka mbjelle 1 milione e 1 milione e 1 mije peme .....madje edhe kur e arrestuan ishte i ndare me dysh : gjysma e Lalit po mbillte peme Live ne TV dhe gjysma u arrestua ne bashki Live ne TV , ...Gjithashtu Lali ka kontribuar ne akitvitetet artistike ne Tirane ne bashkepunim me "artisten me fame" , Mona Kukaleshi , duke organizuar ballo me "breke firmato" , te cilat i ka blere vete Lali me 800.000 euro .......Eh more Gil , cfare s'ka bere Lali ne Tirane.............gjynah qe nje talent te tille po e mbajne brenda ne burg .......po cfare ti besh , ndryshe nga vendi juaj , ketu ne Shqiperi , ai qe ben zarar ndaj lekeve te popullit , futet brenda.....nuk e di si e keni ju traditen andej.....!!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Foni

                    Eh, mer "Dire...", si të rrëshqasin gishtat mbi tastierë kur bëhet fjalë për Lali Dhjerin, njëjtë siç i rrëshqasin edhe Meros për Berishën! Sidoqoftë, e vërteta është që të dy për rastet në fjalë jeni plotësisht të justifikuar në entuziazmin që shfaqni.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dire Straits !!!!!!!

                      Nese kam shkruar qofte edhe 1 germe genjeshter ....do i lutem Meros ta fshije komentin !!!!!!!

                      Përgjigjjuni
                  2. P
                    P

                    Erion Velija eshte arrestuar nga Olsi Dado me urdher te Sali krimit,dhe me mbeshtetjen e skuthit Altin Gumani.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bravo

                      Sta mban me thënë qe e futi Rama me Belen e? Edhe ti si Mero, fajin e ka Saliu, i bini shkurt. Si tha Rama: ne skemi kerku w nuk do kerkojme lirimin e Veliaj. E Mero urtë, nuk u ndie fare.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Veliaj hajdut

                        Erion veliaj gojorja patronazhiste u mungon ketyre lepurushve komentues. Lali nuk bjen me te ju. Shkoni ju te ai ne burg tju rregullojne shoket e burgut

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Na myten shpellaret!

                          Vill mut kurve me sifiliz vicidoli!

                          Përgjigjjuni
                      2. #
                        #!

                        Me tē sēmurin dhe tē dēnuarin, nuk duhet tallur sepse mund ti ndodh çdokujt qē ēshtē i pakujdesēshēm nē menaxhimin e jetēs sė tijē. Gjērat i kuptojm kur nuk i kontrollojm mē.Sot ky problem nuk ēshtē as i pari as i fundit ndaj ka qē ja hedhin dhe ka qē fundosin.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nacho Vidal

                          Ik o pall kari me gjith Veliajn ju qifsha rropt se e ka ber Tiranen ta pabanushme. Ne burg do kalbet ai kurv

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Merua

                            Vrime me vrime e skute me skute te gjesh ndonje lajm Per Erion Hajdutin o shoku Baze , te madh ta paska kryer hallin ! Po mbas politikaneve do e kete rradhen media se edhe ju deri ne fyt jeni me pushtetin !

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fshatari

                              Kush eshte ky? Urabanist i njohur? Bukur, por cfare di ky per korupsionin? Eshte ky prokuror? Ka bere ky nodnje investigim per kete ceshtje? Flet per burkurine e TIranes. Bukuria eshte subjektive. Ty te plqen mua nuk me pleqen. Perse ky mendim subjektiv duhet mare parasysh ne nje ceshtje qe duhen ta vendosin faktet objektive jo subjektive. Mjaft na sollet mendime te njerezve qe skane bere asnje pune te investigojne ceshtjen. Jane mendime personale te dikujt qe skane asnje lidhje me ceshtje. TEMA mjaf tna sollet ketu mendimet personale te tjereve.

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qytetar

                                E kam lexuar me qef gazetën Tema. Por se fundi eshte bere si Defter hallvaxiu. Mbron Erion Veliaj se ka interesa te cilat i ka perfituar ne menyra jo te ligjshme. Tani po mbron qeverinë dhe eshte kundër protestave. Po Kepin crate te mundet për interesat e Mero Bates. Turp turp

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Detlev

                                  Ke shumë të drejtë vëlla ,duket se Merua ka ngrënë nga supa e Erion qënit .

                                  Përgjigjjuni
                                2. d
                                  dsa

                                  O Gil para te madhe paske marre per t'i bere reklame nje hajduti ! Ore urbanlesh Veliaj eshte hajdut e duhet te kerkosh esap pse nuk eshte denuar, eshte i lidhur me grupet kriminale te droges, me oligarket shkaterrues se bashku me kryeministrin, ka zhdukur gjelberimin dhe Tirana eshte kthyer nga nje ish lulishte e madhe ne nje qytet vetem me beton, kudo beton dhe vetem beton, Qytetaret nuk kane me frymemarrje, prinderit nukkane ku te shetisin me femijett, rruge te bllokuara nga makiinat, femije qe nuk asnje meter shesh per te luajtur, ka "ndertuar" incenerator pa incenerim vjedhje e paster, ka pasur ne Bashki skeme mafioze ku me 5D (pese drejtoret) gllaberonte 100% fondet ne investime kur keto beheshin nga ndermarjet e Bashkise e pararte rridhin tek hajdutet drejtore, etj etj Gruaja e tij per ka shpenzuar 800 mije mije euro per breke e derci e verci ti qen llomtit ne mbrojtje te nje hajduti.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Teo

                                    Ky Gil nuk besoj se eshte Urbanist. Po te ishte do dinte qe zhvillimi qendrueshen nuk ka vetem ndertesen por dhe parkun, kanalizimet, transportin, dendesine, reporting e duhur te gjerave...jo 98% ndertim ne nje siperfaqe. Ky Gil te vije te shikoje nje here Tiranen por dhe Lanen me ujera te zeza qe ky Veliaj e la si e gjeti.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. 1
                                      1

                                      Keta zoterinjte qe jane jashte na trajtojne sic trajtoheshin indigjenet ne Amerike qe dorezonin arin dhe mernin copa pasqyrash.Per cfar trasformimi flet ky urbanist kur Tirana shihet qe eshte nje hotel i madh pa parqe dhe kende lojrash Keshtu jane qytetet ne Kanada zoti urbanist?Ketu ne Amerike qe jam une qytetet ngjajne si parqe me jeshillek ku dhe femijte kane vendet e tyre per tu argetuae.Ndoshta ky urbanist tani eshte pa pune dhe kap nje dore lekesh per te bere kete artikull edhe pse shkon kunder urbanizimit te nje qyteti.Jo vetem Tirana po te gjith qytetet ne Shqiperi jane hotele te medhaja pa parqe dhe kend lojrash.Sekreti i kesaj qendron te 20% i vleres qe mer kryetari bashkise.Kete doni ta pranoni apo jo ,ky eshte realitet qe e dine te gjithe.Lali kish oreks te madh dhe pervec 20% donte dhe nga tenderat.Kot nuk thone ha si miu jo si ariu1

                                      Përgjigjjuni
                                      1. p
                                        pinokio

                                        z.Baze! O jepu një përgjigje këtij grupi “dire strattis” ,siç e meritojnë, o mohoji të drejtën të botojnë në gazetën tënde paçavure të stilit berishst.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Detlev

                                          Turp për ty o mero kërma gëlbaza që e ke qelb këtë gazet që e lezoja me ëndje çdo ditë .

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje