
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në fund të muajit të ardhshëm do të përballet me pyetjet e deputetëve evropianë lidhur me pretendimet për bashkëpunimin e saj me strukturat e sigurisë të ish-Jugosllavisë.
Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), në të cilën do të marrë pjesë komisionarja Kos është caktuar për 20 prill.
Partia Popullore Evropiane (EPP), si grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme dëgjimore. Megjithatë, siç i është thënë Radios Evropa e Lirë (REL), në vend të një seance të jashtëzakonshme do të mbahet një mbledhje e rregullt e Komisionit.
Komisionarja evropiane për Zgjerim nga Sllovenia është përballur me akuza se ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete jugosllave, e njohur si UDB-a, pasi më 10 mars në ambientet e Parlamentit Evropian u promovua libri me titull “Komisionarja” i autorit slloven, Igor Omerza. Në këtë libër paraqiten dokumente për të cilat autori pretendon se dëshmojnë se Marta Kos ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave.
Komisioni Evropian mohon që Kos të ketë bashkëpunuar me strukturat e sigurisë së ish-Jugosllavisë. Zyrtarët e KE-së i referohen një procesi të gjerë dhe të detajuar verifikimi gjatë nominimit të saj nga Sllovenia për postin e komisionares.
“Parlamenti Evropian e miratoi emërimin e saj në të njëjtin proces si për të gjithë 27 komisionarët. Komisioni për Çështje Juridike i PE-së shqyrtoi deklaratën e saj të interesave dhe nuk konstatoi konflikt interesi. Komisioni Evropian nuk ka komente të mëtejshme”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, më 13 mars.
Drejtoria e Sigurimit të Shtetit (UDB) u formua në Jugosllavi menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946, ndërsa në vitin 1966 u riemërtua në Shërbimin e Sigurimit të Shtetit.
UDB-a ishte e njohur për rolin e saj në përndjekjen e kundërshtarëve politikë në Jugosllavi në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve të saj në dekadat që pasuan ishte e përqendruar në ndjekjen dhe veprimin kundër pjesëtarëve të diasporës që konsideroheshin kundërshtarë të interesave të Jugosllavisë.
Akuzat se Kos ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete jugosllave u shfaqën për herë të parë në vitin 2024, gjatë seancës dëgjimore për konfirmimin e emërimit të saj si kandidate e Sllovenisë për komisionare evropiane.
Kos i mohon vazhdimisht këto akuza, ndërsa mbledhja e re e 20 prillit do të jetë mundësia e parë që ajo të shprehet pas fakteve të reja të publikuara në libër, të cilat kanë nxitur një valë të re akuzash.
sionit për Punë të Jashtme, e cila do ta zëvendësojë takimin e planifikuar më herët për 16 mars.
Ai takim, edhe pse ishte planifikuar javë më parë, u anulua nga Kos duke u thirrur në një agjendë të ngarkuar. Anulimi ndodhi menjëherë pasi dolën informacione të reja lidhur me biografinë e saj./REL
O gazetar i pashkolle, nuk thuhet "pergjigjet" per nje veprim qe do te ndodhe ne te ardhem por folja zgjedhohet ne te ardhmen; ajo do te pergjigjet.....
Sqenka thjesht thashethem i Saliut kjo puna e spiunllikut te kesaj adhurueses se Palloshit.
KE TE DFREJT...SALIU E DI MIRE KETE SE ESHTE DHE VETE SI AJO...I BRENDESHEM
A thu e kan zbulu edhe shokin Sali?
bravo i qofte nqs se ka qene bashkepunetore e sigurimit jugosllav, ku eshte e keqja ketu, si qytetare e devotshme e RSFJ e ka pase si detyre konstitucionale te ndihmoje organet e sherbimit sekret jugosllav, edhe Muci ka qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit por ne ate kohe Muci duhej te bashkepunonte sepse i duhej te shkomte ne degen e gjuheve te huaja
Mos, kjo budallaqa tani do i nxjerre te tera. C’jane ca thashetheme qe thone se Saliu e ka pronotuar vendin ne Cimetière de Thiais, ngjitur me njefar Esat Toptani?
Eshte me e mundeshme qe bashkpunetor i Udb-se te kete qene vete gazetarie 75 vjecar Igor Omerza, se sa 60 vjecarja Kos, ndersa agjenti 82 vjecar Sali Vuk Ilica Berisha alias Penicillina, me nje drejtesi normale do ishte prej kohesh ne qeli i denuar me 1.000 vite burg, por meqe drejtesia ne ate vend nuk ekziston, eshte i lire te shpifje e te haje mut deri sa te vdese, oh Zot sa me shpejt
Po Enver, eshte e mundur. Por gazetari ka ka bere aludime me fakte qe mund te ballafaqohen lehte - arkivat e a udb jane te hapura, te pakten deri ne vitin 1991 dhe sipas autorit jane te disponueshem. zi Kos nuk ka asgje per t’u shqetesuar nese nuk eshte perfshire. Puna eshte qe shume informatore te udb njihen edhe nga vendet ku ata supozohet te spiunojne. Por lihen “ne gjume” nga sherbimet sekrete te ketyre vendeve per t’u perdorur ne kohen e duhur si mish per top. Kjo eshte tragje-komedija e tradhetarve
Po si nuk doli një bashkëpunëtore e mbretit, që mos jetë e lyer me mut. Vetëm mbreti është i pastër.
Eshte katandisur Europa Kos e dhalle.Prandaj nuk I pjrdh me njeri.
Epo kot nuk eshte mike e ngushte e Palloshit vlleh. Kjo sebashku me Vuçiçin. Sepse sic dime dhe PS jugosllavet e themeluan.
Ti spiun serb, shiko se kush ka themeluar tet'eme. Debil.
Spiune ka qenë, edhe pse ne moshe te re, por kush nuk ishte spiun ne Ballkan ne vitet 80? Spiunlliku edhe sot po terbon Iranin, ku shume iraniane jane t elidhur ngishte me Mosadin e Cia-n. Kosi duhet te jape doreheqjen nese vertetohet se ka qene vegël e UDB-se qe ka kryer krime makabre.
Vdekje nazi-islamizmit
Prandaj Kos eshte shume e dashur me Ramen, i afron profesioni i tyre…
Nga rastet e vecanta qe komentuesi ven emnin e vet. Arkivi i udba eshte i hapur deri ne vitin 1991. Pse e shpallen amerikanet Berishen non-grata?