Ambasadori i Iranit në OKB: Teherani s’ka ndërmend të mbyllë Ngushticën e Hormuzit

13 Mars 2026, 07:00Bota TEMA
Ambasadori i Iranit në OKB: Teherani s’ka ndërmend të

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani ka deklaruar Teherani nuk ka ndërmend të mbyllë Ngushticën e Hormuzit.

Sipas tij, Teherani nuk do ta bllokojë këtë rrugë ujore kyçe, por thekson se Irani ka të drejtën e lindur për të ruajtur paqen dhe sigurinë e Ngushticës.

Deklaratat i bëri ai para gazetarëve në Kombet e Bashkuara, në mes të tensioneve të larta në rajon pas sulmeve të ndërsjella midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën që dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit dhe Jordanisë, duke kritikuar çdo veprim ose kërcënim nga Irani për të mbyllur, penguar ose ndërhyrë në navigimin ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit.

Irani ka mohuar pretendimet për mbyllje të plotë, duke thënë se respekton ligjin ndërkombëtar dhe lirinë e navigimit, por ka kryer veprime si vendosja e minave ose ndalimi i anijeve të caktuara, në përgjigje të sulmeve të huaja.

Megjithatë, Iravani insiston se Irani nuk ka plane për të ndërprerë trafikun normal dhe se akuzat për mbyllje janë të pabaza.

Lini një Përgjigje