Tregjet evropiane të aksioneve dhe aziatike u rimëkëmbën të martën, ndërsa çmimet e naftës u ulën pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi se lufta SHBA-Izrael kundër Iranit mund të përfundojë më shpejt se sa pritej. Çmimet globale të naftës ranë me rreth 8 për qind, ndërsa çmimi referues evropian i gazit ra me rreth 15 për qind të martën, pasi një ditë më parë çmimi i arit të zi i kaloi 100 dollarë për fuçi, më i larti që nga viti 2022.
Në një përpjekje për të qetësuar tregjet, Trump tha se do të hiqte dorë nga disa sanksione mbi naftën, pas një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin. Ai kërcënoi gjithashtu Republikën Islamike se do të përballet me goditje fatale nëse mbyll Ngushticën e Homuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme tregtare në botë. “SHBA do ta godasë Iranin 20 herë më fort dhe do ta bëjnë praktikisht të pamundur që ai vend të rindërtohet ndonjëherë”.- kërcënoi Trump.
Duke sfiduar liderin amerikan, forcat iraniane thanë se nuk do të lejojnë eksportin e naftës nga rajoni tek aleatët e SHBA-së dhe Izraelit për sa kohë që lufta vazhdon. Sakaq Garda Revolucionare tha se shënjestroi bazën amerikane Al-Harir në rajonin e Kurdistanit në Irak. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti njoftuan se po interceptonin një sulm me raketa dhe dronë nga Irani, disa orë pasi ministri i jashtëm iranian Abas Atagchi përjashtoi bisedimet e mëtejshme me Shtetet e Bashkuara duke thënë do të vazhdonin sulmet për aq kohë sa të ishte e nevojshme. Garda e Iranit tha se fundin e luftës do ta përcaktojnë ata, jo amerikanët.
Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se operacioni kundër Iranit ende nuk ka përfunduar. “Aspirata jonë është ta bëjmë popullin iranian të heqë dorë nga zgjedha e tiranisë, por në fund të fundit, kjo varet prej tyre.” – tha ai.
Ndëkohë ushtria izraelite tha se do të godiste objektivat e Hezbollahut në qytetet jugore libaneze të Tiros dhe Sidonit, duke u kërkuar banorëve të evakuohen nga ndërtesat që sipas tyre janë infrastrukturë ushtarake e grupit të mbështetur nga Irani. Në një tjetër kontinent, Australia, pritet të vendosë një avion mbikëqyrës raketash dhe personel mbështetës në Lindjen e Mesme, teksa kryeministri Antoni Albanese u dha azil 5 futbollistëve të kombëtares iraniane.
Bota Idiote qe mvaret nga nji i Cmendur si Trapi Amerikan te caktoj Cmimet ku ndodhet OKB,ja pse heshtin Irani mund te denohet per lirin e Popullit por jo pesr mbrojtjen e vendit si duan perendimoret Fashist ,Irani nuk e Sulmoj Ameriken ose Izraelin ata jan Sulmuesit ku sejcili shtet ka te drejten te mbrohet ku edhe Irani ,Cfar armesh ka nji shtet ose duan te kene kete nuk e cakton Izraeli dhe SHBA,ja por OKB ,ja e dobet nuk hapin gojen dote ishte mire qe kjo OKB te shperbehet dhe sejcili kontinent te formoj OKB e vet dhe te bashkepunojn dhe jo nen umbrelen e SHBA,ve kjo eshte nji gabim qe bota nuk dote arijne nji paqe .
Po OKB -ja si ai që këshillon një çift në prag të ndarjes, nuk e dëgjon asnjëri.
Shqiperia te ndertoje nje refineries . Urgjent. Te jete shteterore. Nuk shkon kurre me shume se 50 milion. Ne raste krizash shteti nderhyn ne treg.
Nuk eshte dakort qofte largu per te ribere rafinerine te paren e demtua se ashtu e urdheruan qe ne pavaresisht se kemi nafte nuk duhet te kemi rafineri ndersa ne Maqedoni nuk ka nafte por ka rafineri