Trump sulmon publikisht Starmer: Nuk ishte i dobishëm, marrëdhënia nuk është e njëjtë

3 Mars 2026, 12:20Bota TEMA
Trump sulmon publikisht Starmer: Nuk ishte i dobishëm,

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar publikisht kryeministrin britanik Keir Starmer, duke e cilësuar si “jo të dobishëm” në lidhje me sulmet e SHBA-së ndaj Iranit.

Në një intervistë për The Sun, Trump u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i Londrës.

Nuk ka qenë i dobishëm. Nuk mendova kurrë se do ta shihja këtë nga ai. Nuk mendova kurrë se do ta shihja këtë nga Mbretëria e Bashkuar,” tha ai, duke shtuar se është “shumë e trishtueshme të shohësh që marrëdhënia padyshim nuk është ajo që ishte”.

Dje, Starmer deklaroi se qeveria britanike “nuk beson në ndryshimin e regjimit nga qielli”, duke sinjalizuar një distancim nga një përshkallëzim i mëtejshëm ushtarak.

Fillimisht, Mbretëria e Bashkuar nuk lejoi përdorimin e bazave të saj nga SHBA për sulme ndaj Iranit, por më pas hapi bazat për operacione që i cilësoi si “mbrojtëse”.

Në të njëjtën intervistë, Trump theksoi se Franca ka qenë “e shkëlqyer”, duke shtuar se “të gjithë kanë qenë të shkëlqyer”, përveç Mbretërisë së Bashkuar, e cila sipas tij “ka qenë shumë ndryshe nga të tjerat”.

Deklaratat e fundit sinjalizojnë një ftohje të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Londrës, në një moment kritik për sigurinë ndërkombëtare dhe për koordinimin mes aleatëve perëndimorë.

3 Komente

  1. S
    Saliu i amerikes

    plak i degjenerua inatçi qe kerkon te percash europen. Po kot e ke se bota te njeh tashme

    Përgjigjjuni
    1. L
      Laburistet shpejt bien nga pushteti

      Keshtu ndodh kur i perulesh qoftelargut! Stamer e ka mbyllur ciklin e tij politik. E zuri edhe haku i shqiptareve, me ate ministren teper esmere shurraqe qe vetem na shan.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Trump nenvlehtesoi vdekjet e ushtreve britanike dhe kontributet e tyre ne luftrat e perbashketa te meparshme. Qendrimi i Starmer eshte koherent dhe etik.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje