E përditshmja amerikane Washington Post raporton se Rusia dyshohet se i ka dhënë fshehurazi Iranit informacione për vendndodhjen e forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.
Sipas tre zyrtarëve të cituar nga gazeta, Moska i ka ofruar Teheranit të dhëna për shënjestrimin e instalimeve ushtarake amerikane, përfshirë anije luftarake dhe avionë, që nga fillimi i luftës fundjavën e kaluar. Burimet kanë folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Nëse këto pretendime konfirmohen, ato do të tregonin një përfshirje indirekte të Rusisë në konflikt, pavarësisht se zyrtarisht Moska ka bërë thirrje për përfundimin e luftimeve dhe e ka cilësuar situatën një “agresion të armatosur të paprovokuar”.
Ndërkohë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA dhe CIA kanë refuzuar të komentojnë mbi raportimet për ndihmën e mundshme ruse.
Vështirësitë e Iranit për të zbuluar forcat amerikane
Sipas zyrtarëve amerikanë, aftësia e Iranit për të identifikuar pozicionet e forcave amerikane është dobësuar ndjeshëm në ditët e para të konfliktit.
Megjithatë, Teherani ka ndërmarrë mijëra sulme me dronë dhe raketa ndaj bazave ushtarake amerikane, ambasadave dhe objektivave të tjera, ndërsa operacionet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kanë goditur më shumë se 2 mijë objektiva në territorin iranian.
Zyrtarët amerikanë thonë se sulmet iraniane po synojnë kryesisht infrastrukturën e komandës dhe kontrollit, radarët e paralajmërimit të hershëm dhe instalime të përkohshme ushtarake.
Një nga sulmet goditi një objekt në Kuvajt, ku mbetën të vrarë gjashtë ushtarë amerikanë.
Ekspertja e forcave të armatosura ruse në Carnegie Endowment for International Peace, Dara Massicot, tha se sulmet e Iranit janë bërë më të sakta.
“Iranianët po godasin me saktësi radarët e paralajmërimit të hershëm dhe radarët me rreze të gjatë. Ata po kërkojnë strukturat e komandës dhe kontrollit”, tha ajo.
Sipas raportimit, Rusia mund t’i ketë dhënë Iranit edhe informacione satelitore dhe të dhëna të inteligjencës, pasi Teherani nuk disponon një rrjet të zhvilluar satelitësh.
Përfitimet e mundshme për Rusinë
Gazeta thekson se Kremlini mund të shohë përfitime strategjike nga një konflikt i zgjatur mes SHBA-së dhe Iranit. Mes tyre përmenden rritja e çmimit të naftës – që do të rriste të ardhurat e Rusisë – si dhe shpërqendrimi i SHBA-së dhe Evropës nga lufta në Ukrainë.
Megjithatë, zyrtarët rusë kanë deklaruar se konflikti në Lindjen e Mesme “nuk është lufta e Rusisë”, duke theksuar se prioriteti strategjik i Moskës mbetet situata në Ukrainë.
Mos , kur e paskan kuptuar . Vetèm rusèt , por kinezèt jo ? Po informacionet strategjike qè i japin Ukrainès amerikanèt dhe anglezèt nuk i llogarisin ?
A thua se irani gjithe keto vite ka ndenjur per te pritur informacione nga moska tani qe po e suljmojne. Keta gazetare kur kane patur te tilla te dhena pse nuk i kane publikuar..idiotlleqe .duan te perfshijne Rusine ne konfliktin ShBA Iran.
Ju ka ngel ora ke Rusia. Po per Kinen qe i postonte ne plarformen X vendndodhjen e anijeve amerikane ne rajon perse nuk i permendni?
Po mire kane bere, ne fund te fundit detyren kane bere si miq qe jane.
Cfar dote mbjellish ate dote korish ,ju te 6 qe doni te mbani boten idiote nen kthetra nji dite dota paguani sebashku neve si popull nuk e kemi fuqine por ju dote coptoheni per nji cope buke pa popullin ,e gjith kjo cka ndodhe sot ne lindjen e mesme eshte deshira e Izraelit per ti mare pasurit e tyre ne dore me ndihmen e Perendimit Fashist ,Republika Islamike nuk u krijua dje por qe ne vitin 79 ku ishit juve per ta ndihmuar popullin e Iranit pse ne kohen e Shahut kishte njesoj diktature por juve nuk ju interesonte por sot ju intereson vetem Nafta dhe asgje tjeter popujt nuk jan budallenje.
Deshtimet per te mbrojrur bazat ushtarake qe po goditen rregullisht kerkojne t’ja faturojne Rusise, por dhe ne qofte se eshte vertete ku eshte dallimi qe Amerika jep shume e shume here te dhena per Zhelen kunder forcaveve ruse, cfare ke bere do t’a bejne ne kete Bote lahen te gjitha.
Iraniane Jane te perhapur jo vetem ne gjithe linden e mesme por kudo ne bote. Keni pare? Edhe ne Shqiperi. Si kujton I, se mes tyre nuk ka rrjet spiunazhin Iranian? Sic ka edhe prej Tyre te rekrutuar nga agjentura e vendeve kundershtare te Iranit. Pra, jo cdo informacion e marrin nga Russia apo kina.
Irani dhe Venezuela i shesin nafte Kines. - - - - - - - - Qeverite perkatese kane vetem nje faj qe nuk i kane ulur breket US. - - - - - - - Bota e qelbur qe interpreton situatat si i do interesi.