Zbulohet vrasësi i gazetarit italian, është një emigrant i paligjshëm. Reagon ashpër Matteo Salvini

25 Korrik 2026, 14:15Bota TEMA
Zbulohet vrasësi i gazetarit italian, është një emigrant i

Një 26-vjeçar tunizian pa leje qëndrimi në Itali është arrestuar si autori i dyshuar i vrasjes së gazetarit Luigi “Luca” Esposito, sipas informacioneve të publikuara nga mediat italiane.

I dyshuari, i identifikuar si Ridha Rahmoumi, u lokalizua nga karabinierët në një shtëpi të braktisur. Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën në posedim të tij kartat e kreditit të gazetarit të vrarë. Sipas raportimeve, pasi u përball me provat, 26-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit.

Pas arrestimit ka reaguar edhe zëvendëskryeministri dhe ministri italian i Transportit, Matteo Salvini. Në një postim në rrjetin social X, ai falënderoi forcat e rendit për kapjen e shpejtë të autorit të dyshuar.

“Faleminderit forcave të rendit për kapjen e shpejtë të këtij vrasësi. Tani le të vuajë dënimin në vendin e tij, jo këtu në kurriz të italianëve”, shkroi Salvini.

Politikani i Lega-s e përdori ngjarjen edhe për të përsëritur kërkesën e partisë së tij për shtimin e pranisë ushtarake në qytetet italiane. “Është urgjente që, siç propozon prej kohësh Lega, të vendosen mijëra ushtarakë për të mbrojtur qytetet tona. Asnjë qytetar i ndershëm nuk duhet të ketë frikë nga prania e grave dhe burrave me uniformë kudo”, deklaroi ai.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së gazetarit Luca Esposito vijojnë.

Gazetari sportiv u gjet i vrarë dhe i djegur në një zonë bujqësore në Eboli, pranë Salernos, në jug të Italisë. Luigi Esposito, 53 vjeç, ishte punonjës i Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe bashkëpunëtor i disa mediave lokale.

Trupi i karbonizuar u zbulua nga zjarrfikësit gjatë shuarjes së një zjarri në shkurre. Fillimisht, për shkak të dëmtimeve të rënda nga flakët, identifikimi ishte i pamundur. Hetimet morën drejtim tjetër pasi pranë vendit të ngjarjes u gjet automjeti i viktimës.

Sipas hetuesve, Esposito dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupit i është vënë flaka. Në vendngjarje karabinierët gjetën disa gëzhoja, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes dhe rrethanat e krimit.

Luca Esposito ishte i njohur në botën e sportit si bashkëpunëtor i gazetës La Città di Salerno, televizionit Ottochannel dhe themelues i portalit sportiv Tuttosalernitana.com. Ai kishte diplomë në biologji dhe një diplomë të dytë në letërsi.

Prokuroria e Salernos, nën drejtimin e Raffaele Cantone, ka nisur hetimet dhe po shqyrton të gjitha pistat për të zbuluar autorët dhe motivin e vrasjes. 

10 Komente

  1. P
    PO , PO

    Cfar autopsie do ti behet nje kufome te bere shkrumb more zoti gazetar ?!

    Përgjigjjuni
    1. g
      gaze.ari

      He mer dhe ju slini gje te bjere ne toke.Po ekspertizes mjeko-ligjore ai i thote autopsi!!!!Ore e kuptoni te behesh gazetar pa mbaruar cilkin e ulet.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tan tirona

      Informohuni mirë përpara se të shkruani ,Viktima kishte identitet të dyfishtë Mjafton të lexoni lajmet dhe te i formoni në mënyrë të plotë dhe të saktë .Nqs ju intereson vetëm FAKTI që u gjet vrasësi ,atëherë në rregull .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Se ka identitet te dyfishte,nuk eshte vrare!!!!

        Na sqaro pak ti o i dituri tan shejtan tirona se keta na lane ne erresire

        Përgjigjjuni
        1. e
          eksperti

          Do te thuash qe nuk ka vrare gazetarin ,por gaze.arin.Do te thush ti tani,jetojme ne Itali.

          Përgjigjjuni
        2. d
          dsa

          Salve nuk ke pse shton pranine ushtarake ne qytetet italiane, mbro kufinjte nga klandestinet mos te shkele asnje kembe morri ne Itali........ peballja te jete deri ne .....

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Z

            Si ky killeri tunizian Italia ka me miliona nga Afrika, Azia, vendet arabe, amerika latine nuk zgjidhet problemi duke deportuar njecke prej tyre, duhen masa drastike dhe debime masive te tyre, mbro kufinjte e Italise boll u habet bythesh me kete globalizmin qe eshte vetem per vende te botes se 13 e me tej per njerez qe jane kafshe, vrases hajdute e kriminele.

            Përgjigjjuni
            1. Q
              QZ

              Te qifte Z ne rradhe

              Përgjigjjuni
            2. A
              Aleksander

              Salvini eshte ne qeveri. Eshte Zevens Kryeminister e Minister ne qeverine Italiane. Paguhet nga taksat e puntorve. Pra ban ligjet ne Parlamentin Italian, se kane pjesen me te madhe te parlamentarve. Pyetja eshe . Salvini , Ju ça bani???????? Pergjigjja eshe. Salvini nuk ben as gja. Flet, flet, fle e flen.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Turq e Gerrk, una faccia una razza

                Tourkofagos...ku jeeee???

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje