Zelensky: Rusia kërkon edhe 30 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut për luftën në Ukrainë

26 Korrik 2026, 10:45Bota TEMA
Zelensky: Rusia kërkon edhe 30 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut

Edhe 30 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut mund t'i bashkohen Rusisë në luftën kundër Ukrainës. Këtë pretendon presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas të cilit Moska po përgatitet të marrë edhe lëshues të tjerë raketash balistike nga Pheniani.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky tha se Rusia ka kërkuar 30 mijë ushtarë shtesë nga Koreja e Veriut dhe se përgatitjet për mbërritjen e tyre po zhvillohen në rajonin rus të Voronezhit, pranë kufirit me Ukrainën.

Sipas tij, Pheniani po përgatitet gjithashtu të transferojë lëshues të tjerë raketash balistike në Rusi. “Kjo është një kërcënim jo vetëm për Ukrainën. Rusia po ndihmon Korenë e Veriut të mësojë si të zhvillojë luftë, të përmirësojë armët e saj dhe të fitojë përvojë reale luftarake në përdorimin e tyre. E gjithë kjo përbën një kërcënim për çdo vend në Azi që ndodhet brenda rrezes së raketave koreano-veriore”, u shpreh ai.

Një tjetër pikë përplasjeje mbetet edhe Deti Kaspik. Zelensky deklaroi se forcat ukrainase goditën anije që, sipas tij, përdoreshin për transportin e ngarkesave ushtarake mes Rusisë dhe Iranit. Teherani, nga ana e tij, tha se ishte goditur një anije tregtare, ku humbi jetën një marinar dhe një tjetër mbeti i plagosur, duke e cilësuar sulmin një “akt agresioni”.

Deklaratat e Zelenskyt vijnë në një kohë kur luftimet mes dy vendeve vazhdojnë. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 133 dronë ukrainas gjatë natës mbi disa rajone të Rusisë, përfshirë Belgorodin, Brjanskun, Kurskun, Rostovin, Krimenë, zonën e Moskës dhe Detin e Zi.

Nga ana tjetër, autoritetet ukrainase raportuan se forcat ruse goditën qytetin Kryvyi Rih, ku shpërtheu zjarr në një qendër tregtare. Ende nuk ka një bilanc për viktimat.

Gjatë natës, Kievi u godit edhe nga një valë raketash balistike. Sipas raportimeve paraprake, disa raketa goditën kryeqytetin ukrainas, duke shkaktuar zjarre dhe dëme në disa zona, ndërsa banorët u strehuan në stacionet e metrosë.

4 Komente

  1. H
    Holy justice

    Akoma gjalle ky cifut i ndyre qe po mban boten me koke ne barot?! E vrafte ZOTI!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noka i irrituar

      Ndèrsa Zelensky 65 miliard i mori , tani po kèrkon tè tjera nga Europa ( Francè, Gjermani , Itali ....) dhe sa mè shumè armè e raketa nga Amerika . Me sa duket asnjè lider i Europès nuk mendon pèr paqe ...

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zhvejku

        Ky është zari i lobit zionist, vrasës i popullit sllav Rus e Ukrainës, tutor dhe gjobvënës ndaj "politikanëve", ose më saktë, menaxherët të perendimit kolektiv! Për sa kohë do flenë gjumë qytetarët e Europës ky palaço cirku me sivëllezërit e tij çifut, ka për t'i bërë europianët, s'i Ne dikur..., por qe mbureshim; "Hedhim valle në gojë të ujkut"! Jo, këta do thonë: "... në gojë të ariut"

        Përgjigjjuni
        1. A
          Artan

          Po Putana jote,zari i cilit lob eshte?Ju putanat e Putanes nga naziste na i nxoret cifute,do t'i nxirrni edhe aliene,mjaft qe te justifikoni luften e Putës.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje