Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull të gjatë bizneseve që Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner po përpiqen të vënë në vijë në Mesdhe, duke u shfaqur gjithnjë e më shumë si figura kyçe të biznesit global, duke ndjekur nga afër filozofinë e famshme të Donald Trump për “artin e marrëveshjes”.
Ndërsa presidenti amerikan u tërhoq nga përpjekja për të aneksuar Groenlandën, vajza e tij po bënte një lëvizje të madhe në Mesdhe: sigurimin e një marrëveshjeje për zhvillimin e ishullit të Sazanit në Shqipëri.
Ivanka Trump, 44 vjeç, dhe Jared Kushner, përmes kompanisë së tyre investuese Atlantic Incubation Partners LLC, kanë arritur një marrëveshje me qeverinë shqiptare për ta kthyer Sazanin, një ishull i pabanuar dhe ish-bazë ushtarake shkruan “The Telegraph”, në një resort luksoz turistik.
Vlera e investimit përllogaritet rreth 1 miliard paund (1.4 miliardë dollarë), duke e shndërruar projektin në një nga investimet më të mëdha të huaja në Shqipëri.
Atlantic Incubation Partners lidhet me Affinity Partners, fond privat investimesh i themeluar nga Kushner pas largimit të Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2020, fond i cili ka tërhequr miliarda dollarë, përfshirë edhe fonde nga Arabia Saudite.
Sipas Forbes, pasuria e përbashkët e çiftit Trump-Kushner vlerësohet rreth 1.1 miliardë dollarë, duke i renditur ata si anëtarët e dytë më të pasur të familjes Trump, pas vetë presidentit.
Ivanka Trump vizitoi Shqipërinë për disa ditë, e shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka përqafuar hapur vizionin e investimit luksoz. Rama e ka cilësuar këtë projekt si një mundësi strategjike për zhvillimin e turizmit elitar, duke deklaruar se “Shqipëria ka nevojë për super-luksozin ashtu si shkretëtira ka nevojë për ujë”.
Komiteti Shqiptar i Investimeve Strategjike i dha dritën jeshile projektit më 30 dhjetor 2024, pak javë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Plani parashikon ndërtimin e një hoteli luksoz, vilave private dhe infrastrukturës së nevojshme në një ishull që aktualisht nuk ka burime uji të pijshëm. Projekti pritet të hapë rreth 1000 vende pune.
Megjithatë, marrëveshja ka ngjallur polemika, shkruan “The Telegraph”.
Deputetë të opozitës kanë ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe tenderim të hapur, ndërsa organizatat mjedisore kanë reaguar ashpër, duke theksuar se Sazani dhe zona e Zvërnecit kanë status të mbrojtur për shkak të vlerave të tyre ekologjike. Dhjetëra grupe i kanë kërkuar qeverisë shqiptare pezullimin e projektit.
Në të njëjtën kohë, aktivitetet e Kushnerit shtrihen edhe në Serbi dhe Lindjen e Mesme, duke ngritur pyetje në Uashington për konflikte të mundshme interesi, për shkak të rolit të tij jozyrtar si këshilltar i Donald Trump.
Pavarësisht kritikave, Ivanka Trump u shpreh entuziaste për vizitën e saj, duke e quajtur Shqipërinë “magjike”. Me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe me ndikimin e tyre në rritje, duket se Ivanka Trump dhe Jared Kushner do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ndërthurjen e politikës, biznesit dhe diplomacisë globale.
I ati ska pas pushtet politik kur bente biznes
Mezi po pres qe projekti te filloj dhe te mari jete!
Projekt i vdekur qe ne fetus, abortim
Keta jane familja me e korruptuar ne Amerike. Keta cfare bejne i bejne hapur. Republikanet trampista merren me bolet e cunit te Biden kur kjo fsmilje po i shkerdhen robt neper Amerike dhe bote duke bere spektakel me korrupsion dhe duke perdorur pushtetin e te korrutpuarit dhe degjenerates Tramp per te mbushur xhepat.
Do punësohem në Sazan kur Ivanka të kryej investimin. Do jetë bukur e me rrogë të mirë.
Hahahaha! Është më e lehtë të fitosh Eurojackpot, por megjithatë më pëlqen optimizmi jot! Të paktën si fillim shijo objektin me dylbi nga Pylli i Sodës, nëqoftëse ngelet edhe atje zonë e lirë dhe nuk përfundon si Rripi i Gazës!
Jam nga zvérneci. Né mos né Sazan, në aeroport. Janë afér.
Do e shikojnë mirë shqipot “Artin e Marrëveshjes” kur kjo dhe dhënduri t'ia fusin sa krahu e të na lejnë faturën. Deri atëherë, le të dëgjojmë demagogjinë e Edi Ramës dhe Berishës që na bëri pistil në PE. Por hajd, se popull i keq, të këqija meriton.
Investimi nuk eshte I Ivankes por i dy Sirianeve me banim ne Katar. Kaq. Sa per komited investment na e mbushet mendjen...aty per cdo gje vetem nje vendos...te mira e te keqia ai I ka....
Eshte investim strategjik.Nuk dihet sa do harxhoje Shqiperia per ti sfiguruar ujin,energjine dhe rruget.Mos dali bishti mei rende se sqepari.
Ata do paguhen përpara se te mbarojë investimi. Cdo gjë do të bëhet për të përfituar ata. Të gjithë (investorët, pronari tokës, kontraktorët, shteti) përfshirë në këtë biznes zakonisht humbin dhe keta fitojnë. Ky bizness është si lopë bankë për keta që të mbushin xhepat. Kush ka para dhe tokë të vihet në rradhë për të paguar.
Po ku qëndron e keqja e një investimi të tillë, o njerëz? Të edukuar stëprapthi nga Enver idetë, ju duket e doni bazë ushtarake, jo diçka të lulëzuar për një jetë në paqe.
Bashkimi i Europes ka investuar mbi 4 miliard ne 30 vite, sigurisht qe do te erresoje ''investimin'' e familjes Trump qe pasi Donaldi i kapur per topesh nga administrate dhe familja e tij ne 2028 te terhiqet nga politika dhe JD Vance perzieresi i linjave trashigimore te marr nje disfat epopike ne 2028 do te bjer ne erresire Jared Kushner eshte akuzuar nga shteti i Izraelit per tjetersim te prezences ushtarake aleate ne Gaza, nga Turqia dhe Qatari Ai mbahet nen vezhgim nga Mossadi si antihebreu klasik amerikan qe atenton ndaj shtetit Izraelit
Ku e gjej kete film? Apo ska dale akoma
Thjesht je njeri i ulet o mero islamofobi! No problem qe se nxjerr komentin tim! Veten tregon je tamam dobici janullates! May Almighty Allah have mercy on both of your souls
Boll na hapet barkun me budallalleqe.Asnje cent nuk do shpenzoje Ivanka ,te gjitha do ja beje Palloshi i gjate me taksat tona.eshte "xhentil" K.ri i shkrehur , mjer ne me Tallsin e ketij populli qe nuk ja ndjen sa dhe si i prish taksat tona,mjafton te rri ne pushtet.
O kurva Mero komentin e pare se nxore te dytin po ! Arsyeja eshte se permenda te madherishmin ALLAH ! Robt do te qihen ashtu si po i qihen babait tend shpirteror janulles
Sa shum mendje te ndritura ka....Interneti.....
Problemi nuk eshte te investimet por puna eshte :Ku i gjeti Ivanka 1.4 miliarde dollare???