Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

6 Prill 2026, 12:50Ekonomia TEMA
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut ndaj euros në vitet e fundit nuk konsiderohet më një zhvillim i përkohshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky është një fenomen me bazë strukturore, i lidhur ngushtë me përmirësimin e ekonomisë dhe hyrjet në rritje të valutës në vend.

Raporti vjetor evidenton se rritja e të ardhurave nga turizmi ka luajtur rol kyç, duke dyfishuar eksportet e shërbimeve dhe duke shtuar ndjeshëm ofertën e euros në tregun vendas.

“Trendi i forcimit të kursit të këmbimit të lekut është diktuar, në masën më të madhe, nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve ekonomike, tregtare e financiare me jashtë. Ky përmirësim ka sjellë një rritje të ofertës së valutës në tregun e brendshëm. Në kushtet e një kursi të lirë këmbimi, kjo është reflektuar në forcimin e lekut”, citon Banka e Shqipërisë.

Përveç turizmit, edhe remitancat dhe investimet e huaja kanë kontribuar në këtë prirje, duke rritur hyrjet valutore dhe duke përmirësuar bilancin e pagesave të vendit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky zhvillim lidhet edhe me rritjen e besimit në ekonominë vendase dhe uljen e perceptimit të rrezikut financiar, çka ka shtuar preferencën për kursime në monedhën kombëtare.

“Forcimi i kursit të këmbimit pasqyron, në një masë të madhe, përmirësimet strukturore të ekonomisë shqiptare. Ai lidhet me rritjen e produktivitetit dhe me reduktimin e primeve të rrezikut në tregun financiar. Për rrjedhojë, ky fenomen mbetet i qëndrueshëm për sa kohë këta faktorë vijojnë të jenë të pranishëm”.

Megjithatë, ky zhvillim ka edhe efekte të diferencuara në ekonomi. Ndërsa ndihmon në uljen e presioneve inflacioniste dhe rrit fuqinë blerëse, ai njëkohësisht sfidon konkurrueshmërinë e eksporteve shqiptare. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë vlerëson se kursi i këmbimit mbetet një tregues kyç që kërkon monitorim të vazhdueshëm, në një ekonomi gjithnjë e më të ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm.

4 Komente

  1. B
    Banka e Shqiperise eshte prej kohesh nje vend traf

    Banka e Shqiperise eshte jo vetem e paafte, por edhe bashkepuntore ne veprimtari antiligjore. “Trendi i forcimit të kursit të këmbimit të lekut është diktuar, në masën më të madhe, nga përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve ekonomike, tregtare e financiare me jashtë. Ky përmirësim ka sjellë një rritje të ofertës së valutës në tregun e brendshëm. Në kushtet e një kursi të lirë këmbimi, kjo është reflektuar në forcimin e lekut”. Paragrafi me siper nga artikulli (citim nga Banka e Shqiperise) nese eshte cituar korrekt tregon minimumi paaftesi nese nuk eshte i qellimshem.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Efekti i droges o mashtruesa kronikë të paftyrë.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Vleresimi i lekut demton prodhimin vendas o shkerdhata! Kjo loje eshte per te fituar aa tregtare qe importojne mallra! Populli ne bythe e ka!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pranojm euro dhe dollar falas

          8 euro njē kg domate, po thyejm rekord botēror.Po tē ishte 800 lek njē euro, do kushtonte 1 euro kg domates, kēshtu qē turistēt do e shihnin tē arsyeshme tē vizitonin Shqipērin.Çmimi lart largon turistēt dhe shqipētarēt pasi paniku i lart i çmimeve nuk ēshtē lajm pozitiv pēr askēnd, aq mē pak pēr tē huajt.Nē Spanj jan çmimet mē tē lira nē BE, jo sepse nuk din tē rrisin çmimet, por njē ushqim me çmim tē arsyeshēm, shton numrin e punonjēsve nē hotele, restorante, dyqane.Do ta kuptojn mē vonē qē ulja e zhvlersimi devizēs sē huaj ēshtē jo vetēm njē incident diplomatik, por dhe njē konfirmim pēr vjedhje kombetare ndaj observuesve tē kētyre manipulimeve nē kētē fushē sensible.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje