Kontratat e qirasë me akt noterial, Kadastra kërkon regjistrimin e tyre brenda 30 ditësh

23 Janar 2026, 21:00Ekonomia TEMA
Kontratat e qirasë me akt noterial, Kadastra kërkon regjistrimin e

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton të gjithë qytetarët se çdo kontratë qiraje e bërë me akt noterial duhet të regjistrohet brenda 30 ditësh në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme. ASHK sqaron se regjistrimi i kontratës bëhet online nëpërmjet aplikimit në e-Albania.

ASHK thekson se regjistrimi garanton transparencë dhe mbrojtje të të drejtave pronësore, ndërsa të dhënat e kontratës pasqyrohen direkt në kartelën e pasurisë.

“Regjistroni kontratën e qirasë për transparencë dhe siguri pronësore!

Çdo kontratë qiraje e bërë me akt noterial duhet të regjistrohet brenda 30 ditësh në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme!

Të dhënat e kontratës do të pasqyrohen në kartelën e pasurisë, procesi është i shpejtë dhe kryhet përmes portalit e-Albania.

Si të aplikoni:

Identifikohuni në e-Albania.

Zgjidhni shërbimin: “Regjistrimi i kontratës së qirasë/nënqirasë”.

Plotësoni formularin dhe ngarkoni:

Kontratën e qirasë/nënqirasë (bashkë me kartelën dhe hartën kadastrale).

Prokurën, nëse aplikuesi nuk është pronari ose bashkëpronari.

Mandatin e pagesës.

Për lehtësi pagesën mund ta kryeni online në çdo kohë”, thuhet në njoftimin e ASHK.

1 Komente

  1. S
    Situata jasht kontrolli e bashkis nē kētē domen

    Para Bankēs sē Shqipēris ka qytetar nē lulishte qē flejn jasht verē dhe dimēr, nē shi dhe diell, me buk dhe barkun bosh, çdo ditė dhe mē shumē, nga Korça,Tropoja,Kukēsi ,Gjirokastra ,Puka dhe Tiranc gabel.Disa ushqehen te shkolla kuqe,disa marrin kemp, disa vjedhin dhe disa presin lēmosh nga turistēt.Sot pensionistēt zhvasin shtetin duke pērfituar nga mungesa e taksēs vitin e parē tē kontratēs, duke mashtruar qiragjinjt se s'tē lēviz kush, siq ndodh te shtēpit private te pallati sportit (zogu i zi), nē Don Bosko apo dhe nē periferi tē kryeqytetit.Do shpērndaj me ju njē eksperienc personale."Shkoj nē njē agjenci imobilare, kishte nxjerr tabelēn para dyqanit, jepet garzoniere me qira ,njēsia 2 çmimi 220 000 lek tē vjetra.E takoj zotrin dhe nisemi ta vizitoj, pa arritur mē tha se ka tre muaj garanci muajin e qiras 10 000 lek uj, ndērsa pēr drita ka sahat, ju pērgjigja qē ke qiran, ujin, dritat dhe 50% tē qiras sē shpērblim pēr ndērmjetsimin, kur ma ktheu qē dhe 50% e shpērblimit, shkurtimisht deshi nē disa sekonda 1 milion lek tē vjetra, nejse arritēm, nē njē shtēpi pērdhese 9 m2 nē gjēndje primitive.E kuptova qē ishte matrapaz dyshekēsh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje