Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet në 20% për të frenuar çmimet e karburanteve

20 Mars 2026, 10:10Ekonomia TEMA
Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet

Këshilli i Ministrave ka vendosur rikthimin e Bordit të Transparencës, si pjesë e masave për të stabilizuar tregun e karburanteve në vend.


Vendimi vjen pas analizës së situatës aktuale dhe ndikimit të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, që kanë sjellë luhatje të ndjeshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.


Në të njëjtën kohë, qeveria ka vendosur uljen e akcizës në nivelin 20%, një masë që synon të lehtësojë barrën për qytetarët dhe bizneset.


Përmes rikthimit të Bordit të Transparencës, do të vendosen çmime tavan dhe kontroll mbi marzhet e fitimit, me qëllim parandalimin e abuzimeve në treg dhe garantimin e një çmimi më të drejtë për konsumatorët.

Autoritetet theksojnë se këto masa janë të përkohshme dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës në tregun e karburanteve.

1 Komente

  1. M
    Monopoli i rregulluar

    Bordi i transparencës! Bordi i vjedhjes shtetërore duke favorizuar monopolin. Në këtë rast oligarkun Kastratin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje