Për herë të parë, nga ky vit, njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten automatikisht 48 mijë lekë nga baza e tatueshme kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale. Kjo e fundit është publikuar tashmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
“Është një vlerë që ne e kemi kalkuluar për 500 mijë fëmijë sipas Censit të fundit dhe që mund ta përfitojnë prindërit e tyre. Ai që i ka të ardhurat më të larta dhe nëse do e bënim për të 500 mijë fëmijët, besoj që mund të arrijë... këto janë vlera paraprake, por mund të arrijë deri në 20 milionë euro”, theksoi drejtori i Përgjithshëm i DPT-së, Ilir Binaj per A2.
Nëse paga e tij apo e saj mujore bruto gjatë 2025-s ka qenë në vlerën e 150 mijë lekëve, rrjedhimisht me të ardhura vjetore 1 milion e 800 mijë lekë, duke zbritur nga 30 mijë lekë çdo muaj si pjesë që nuk tatohet, detyrimi për 12 muajt përllogaritet në 187 mijë e 200 lekë. Por duke hequr edhe shumën prej 48 mijë lekësh në vit për fëmijën në përkujdesje, tatimi vjetor zbret në 180 mijë e 960 lekë. Pra, ky individ i punësuar do të paguajë 6 mijë e 240 lekë më pak tatim, që rrjedhimisht përkthehen në më tepër para në xhepa.
“Kjo është një mënyrë që bëhet në shumë vende. Unë e kam parë në Amerikë. Është një mënyrë që ti në një farë mënyre do të ndihmosh familjet e shumë fëmijë, pasi edhe situata financiare e shumë familjeve është e ndryshme nga tjetra dhe patjetër ato që kanë më shumë fëmijë në varësi duhet të kenë më shumë ndihmë”, tha drejtori i Përgjithshëm i DPT-së, Ilir Binaj.
E njëjta logjikë vlen edhe për familjet me dy fëmijë nën 18 vjeç. Shpenzimet e zbritshme vjetore në këtë rast përllogariten në 96 mijë lekë. Pra, prindi me të njëjtën pagë, 150 mijë lekë në muaj do të paguajë tatim vjetor në vlerën e 174 mijë e 720 lekëve, 12 mijë e 480 lekë më pak nga sa do t’i merreshin nëse nuk do të kishte fëmijët minorenë në përkujdesje.
Gjithashtu, nga ky vit për prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1 milion e 200 mijë lekë në vit, do të aplikohen edhe shpenzimet e zbritshme për arsimimin e fëmijëve në masën maksimale 100 mijë lekë. Pra, prindi nuk do të paguajë 109 mijë e 200 lekë tatim në vit, por 89 mijë e 960, duke kursyer kështu 19 mijë 240 në vit.
Nē Shqipēri punojn ata qē kanē llogarin plot nē shtet, qē nuk kan kredi, qera, borxhe, dhe jan nē gjēndje tē mir ekonomike.Nē çdo familje 5 antarēsh, punojn 4.Kjo statistik duhet tē marri fund.Prioritet duhet tu jepet qiraxhinjve, tē sēmurēve, dhe familjeve pa krah pune
mashtruesa ordinere qe po zhdukni shtresen e mesme,po hesapin e familjes tuaj ,e keni bere ? ndurresira qe merreni me ata qe marrin 1000 euro ne muaj ndersa Hajdutet e Paskrupullt qe ju sherbeni grabisin djersen e ketij populli memec.FU SHIT
Per mua si ekonomist dhe prind, ky ligj nuk meduket i sakte, i qarte dhe plotesisht i zbatueshem. Vendet qe japin kompensim per femijet nuk e lidhin kete ne tatimet e pagave. Tatimi i pagave shte gje tjeter, kompensimi tjeter gje. Kemi Kosoven per cdo femije jep ne muaj 100 euro. Kaq dhe u mbyll ceshtja. Jo tatimi , jo deklarata e te ardhurave vjetore e tj. E nderlikon shume situaten, rrit organika dhe ne fund nuk se eshte ndonje gje e rendesishme. Kjo per mua eshte demagogji social-konomike.