Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim” është ndalur edhe në projektin për Portin e ri të Porto Romanos.
Ai e ka cilësuar si një iniciativë strategjike rajonale dhe europiane, ndërsa theksoi se projekti nuk është thjesht infrastrukturor, por ka për qëllim riorganizimin e rrjetit portual të vendit, transformimin urban të Durrësit dhe forcimin e kapaciteteve logjistike dhe gjeopolitike të Shqipërisë, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe NATO-s.
Rama u shpreh se pavarësisht dezinformimeve dhe kritikave që janë përhapur në media, projekti është miratuar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe nuk ka hasur kundërshtim nga aleatët strategjikë, duke përfshirë SHBA dhe BE. Ai nënvizoi se ndërtimi i portit të ri do ta vendosë Shqipërinë në hartën logjistike të Mesdheut dhe rajonit, duke e kthyer vendin në një nyje strategjike të transportit mes Lindjes dhe Perëndimit.
“Kam një shënim të veçantë për sa i përket një çështje që ka marrë vëmendje mediatike dhe që, si të gjitha çështjet e tjera të kësaj bote, kur marrin vëmendje mediatike në kohën që jetojmë mbulohen nga një mjegull e madhe marrëzish, fantazish, budallallëqesh, ligësish dhe me një fjalë të vetme, dezinformimi. E kam fjalën për çështjen e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto Romanos.
Tani, ne jemi, jo në të drejtën, por në detyrën tonë të riorganizojmë rrjetin portual të vendit, të ndryshojmë funksionin urban të zonës Durrësit; të shpëtojmë qytetin e dytë më të madh të vendit dhe qytetin e parë turistik të Shqipërisë në vijën bregdetare nga gangrena mu në mes të organizmit të vet urban, që është porti i vjetër; të rrisim kapacitetet tona përpunuese logjistike dhe gjeopolitike, duke u përputhur me standardet e Bashkimit Europian dhe të NATO-s përmes ndërtimit të një nyje të re strategjike për, jo thjesht Shqipërinë, po për rajonin dhe për funksionimin e Korridorit 8 dhe në ndërkohë, të gjitha këto sfumohen nga lumi i marrëzive që shqiptarët janë të detyruar të përballin përditë, në çdo orë, në çdo minutë, sa herë që kanë kontakt me 700 tenxheret politike dhe mediatike.
Ideja e transferimit të portit tregtar në Porto Romano dhe e transformimit të portit aktual të Durrësit për funksionin e ri të një motorri të fuqishëm të industrisë së re të turizmit është absolutisht zgjidhja më logjike e pamundur në kohëra të mëparshme për shkak të Shqipërisë që ishte dhe plotësisht e domosdoshme për Shqipërinë tjetër që ne po ndërtojmë dita-ditës.
Porti i ri në Porto Romano nuk është thjesht një projekt infrastrukturor. E përsëris, është një projekt strategjik rajonal dhe europian i lidhur me funksionimin vital të Korridorit 8 dhe me nyje të tjera logjistike, ku përfshihen edhe portet e thata të Prishtinës dhe të Shkupit.
Siç e theksova në ditët e shkuara, në këtë proces nuk ka patur sikundër hidhen përpjetë ciklat e avujve të tenxhereve mediatike, asnjë shqetësim të shprehur nga aleatët tanë, as nga Shtetet e Bashkuara, as nga Bashkimi Evropian, përkundrazi projekti i hartuar nga kompania më e madhe në botë, me reputacion të padiskutueshëm, Royal Haskoning është në tryezën e NATO-s.
Ka kaluar të gjithë filtrat teknik dhe tani pret të hyjë bashkë me grupin e disa projekteve të tjera të mëdha, në filtrin politik pikërisht sepse është një projekt me një vlerë të konsiderueshme gjeopolitike, por natyrisht, e kam thënë dhe e përsëris këtë port të ri jo të gjithë e duan, jo të gjithë e mirëpresin. Faktorë brenda dhe jashtë, duke filluar nga faktorët e nëndheshëm të atyre që lidhen me trafiqet deri tek faktorë politikë dhe faktorë të tretë jashtë kufijve të Shqipërisë, s’kanë se si ta mirëpresin pasi në rastin më të mire, kjo është një fuqi e re që hyn në konkurrencën tregtare, detare të Mesdheut dhe në rastin më të ndjeshëm, ky është një faktor që merr pjesë nga, le të themi sofra, ku shpërndahet përfitimi i gjithë aktivitetit detar, tregtar në këtë pjesë të botës ku ne jetojmë.
Një port i ri i këtyre përmasave, me këtë ambicie, e çon Shqipërinë në një nivel tjetër në hartën logjistike të rajonit dhe e kthen në një vend që zotëron edhe një nyje strategjike të transportit në mes të Europës, si pikë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.
Më e qartë se kaq unë nuk e di si mund të jetë. Dhe në fund dua të them që, pavarësisht vështirësive që ka hasur projekti, pavarësisht të dy proceseve të papërfunduara në sekondën e fundit, pavarësisht tërheqjes së kompanisë që ishte shumë pranë lidhjes së kontratës dhe pritej vetëm të paraqiste ofertën financiare, por që u shpreh se në kushtet e krizës dhe të rritjes së çmimeve nuk e shikonte të mundur të jepte një ofertë financiare, ne jemi gati të kalojmë në një plan tjetër të shpejtë dhe agresiv për të garantuar fillimin e ndërtimit të portit për të cilin kemi vënë dispozicion edhe të gjithë buxhetin e nevojshëm”, tha ai.
Kur para shiner te perfundoje? Kapacitete, risi dhe cfare shqiptaret perfitojne konkretisht? Eshte projekt individesh nderkombetare apo gjeoekonomi formale normale shtetesh jo anonime?! Ceshtje te pronesise apo si shtet brenda shtetit do te funksionoje, si ai palo bektashi shtet?! Se ti vdes per perdhosje te sovranitetit shqiptar mbi pasurite e tyre, mundin dhe jeten e tyre?! Ti nuk je globalist, por nje hajdut dhe kaq.
Tije zagar i kriminelit te shqiptareve ,grabitesit vrasit pordhosjes te vendit
Po Porti Durresit kur do I dorezohet perfundimisht Alabarit? A rrezikojme te ngelemi pa port fare? Porto Romano eshte planifikuar me i vogel se i Durresit. Eshte e vertete?
Atehere nxirr njerezit e tu ne shtyp te sqarojne detajet cdo dite dhe mos i mbaj vetem per vete si per informacion politic per podcast dhe ben viktimen pastaj . Na e shpife me kete personalising megalloman: vetem ti di detaje qe askush nuk mund ti komunikoje .. turp dhe zhgenjim ne kete personalizim qe I Ben informacionit.
Ti ke pleksur interesa russe dhe islamike ne piken me strategjike shqiptare. Te ngelen jashte vec ke nezet.
i dashur shoku Edver! Cfare do ti besh gjithe keto leke qe po fiton duke shitur pronen tende me tapi - Shqiperine? Keshtu sic kane ardhur kohet o shoku Edver ka per te ti ngrene fisi dhe sojsorrollopi i Lindites tende...As Zaho me Gregun skane per te pare qindarke. Olsi do ta haje prej teje. Atehere o komandant ule pak tahmane. Le te hane edhe ndonje gje shqiptaret nga pjesa e "perbashket" (nese ka ngelur ndonje gje) . Apo fisi dhe sojsorrollopi i Lindites eshte shume i madh dhe kane pretendime te hyjne ne listen "Forbes and Bloomberg" te gjithe, perfshi edhe krushqite, Syci, dhe kemi degjuar qe edhe Ymeri do te behet kushuri me Linditen me vendim gjykate... Eh mor shoku Edver
Kjo duket si propaganda zhurmuese e një tjetër tradhëtari, që pasi shiti bazat e mbetura dhe të vetmin port të Shqipërisë duke e kthyer vendin në një shkretëtirë në Adriatik, tërheq vëmendjen me projekte bombastike në letër. E njëjta politikë esadiste e Sali kërmës, që pasi shkatërroi ushtrinë, bazat, fortifikimet, flotën transoqranike, hekurudhën, naftën, industrinë, bujqësinë me premtimet se tani na mbron NATO që do të na japë çekun e bardhë.
Ke te drejte per Kermen Edvin
U lëshuan molotovarët salibanë që pa gdhirë të shprehin "patriotizmën" kritike me idiotizma të dala nga një dorë e nga nje computer...Eh more fakira,janë punë të renda keto për trurin e pulës..
Qenke shume rende nga semundja o Lena e Prena! Ne nuk na rruhet shume as per shalegjatin dhe as per Salen apo Ilirin! Ne duam qe Shqiperia te behet shtet tamam demokratik dhe i shvilluar dhe jo si kjo katrahure qe eshte tani. Lexo me shume te edukohesh edhe ti.
Fillove edhe ti me konspiracionin? Ti je ne pushtet! Kush jane keto interesa te fshehta apo hedh disa tymbese per te hapur thashethemet e kafeneve! Idiot me brire dhe shkerdhata paskeni qene ti, Saliu, Meta dhe te tjeret pas juve qe tallni bythen me ate popull. Vemje historike!
Po c'strategjik o plehre! Do mbyllesh portin e Durresit me 2000 metra kalate dhe gji natyral, dhe doje te beje nje qelbsillek 400 metra kalate aty ku ne dimer te ben era daulle. Qelbesire dhe injorant!
Demagog i lindur, me fjali kilometrike lëshon mjegull dhe nuk thotë asgjë konkrete, është thjesht një peshk i ujrave të turbullta .
PsikoEdvin! Po thyen rekordet e Krimit Korrupsionit,tradhetise Jo vetem te Zogollit,Toptani por edhe te SS-Serbit Sali,Neronit qe dogji ish Shqiperi! Nuk Ka e s'mund te kete KURRE ShQIperi pa' shqiptare Ndersa ti psikopat pas 35 Vjetesh Pellet per 'projekte strategjike' mbasi i perzute shqiptaret dhe i late pa' VARRE...Ndersa Pensionistet presin vdekjen pa' BUKE e pa' UJE me te varferit ne Ballkan! V.F.L.P
Sjellje adoleshenti, jo shtetari, flet pambarimisht dhe nuk thotë asgjë, do që të duket interesant.
Po per tre stadiumet cfare u be!?
o Ramush:E dime se c´fare Vlere Strategjike dhe Ekonomike ka Porti... 1-Na thuaj tani:A do te behet??Dhe kush e merre persiper ,dhe kur do te Fillojne Punimet?? E dime se ishte Greqia ajo qe BLLOKOI Dikur Zgjerimin e Portiti dhe Korridorin e 8-te...ishte Qeveria e Simitit ne Greqi....pra po te behej Korridori i 8-te nje Inicjative Amerikane, binte Vlera e Portiti te Selanikut..... 2-Zgjuarsi eshte te FITOSHE dhe jo te Justifikohesh, dhe para se te dilin dhe "Hapeni Bythash" me Deklarata...me mire Vini "Kucin Gojes"..ti dhe Ministrat tuaj...sepse e keni Harruar Fjalen SEKRET.. .dilni dhe beni Deklarat pa filluar Punimet???? Lidhet nje Kontrate per Blerje Armesh nga Izraeli dhe doli Ministri jote Vengu(Ish) dhe Deklaronte se c´fare Armesh do te blihen??Turpe dhe vetem Turpe..ja shiko Serbine e Vucicit:Pasi Raketat e blera ne Kine vijne ne Serbi:U thote shikoni???Mesoni se paku nga te Tjeret...
Me vjen shume keq per te gjithe ata qe bejne sikur shkruajne ketu duke genjyere veten se edhe ne dime diçka nga shkolla Saliane. Jo keshtu o njerez se per kete veper qe mund te realizohet duhet te flasin specialiste me shkolle dhe kulture te mjaftushme qe edhe populli i thjeshte duhet ta kuptoje sado pak Shpreh keqardhjen per çka shkruhet ,dhe shpresoj se njerzit e ditur te dalin ne krah te se mires per shqiperine.
Mos u indinjo shume. Piketisht se duhet te flasin specialistet dhe nuk eshte tallje bythe podcastesh, reagojne njerezit. Por ju, si psikopat fiksimaxhinj qe jeni, u eshte futur Sala ne cdo hapesire te trurit sa cdo mendim ndryshe e lidhni me te.
Megaloman i pafre, është aq i bindur se është njeriu më i zgjuar në planet sa edhe shkencëtarët më të shquar që ka bota duhet t'i duken si miza. Nuk ka psikiater që i bënë derman.
Kemi besim Edi që do të dali një projekt i përsosur .
Duket se ata që shkruajnë këtu janë më të qartë, më të ditur e më të shqetsuar se KM. Dinë si, ku e pse ndértohen portet kur qeveria që ka nxjerr vendin në ankand, si gjithmonë, po harxhon kohën e lekët kot. Pika që si bien. Ju nuk shkruani dot shqipen Jo të Jepni mend për porte e aeroporte.