Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

24 Mars 2026, 12:25Ekonomia TEMA
Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit:

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime që do të prekin drejtpërdrejt qytetarët.

“Shteti duhet të ndërhyjë, të ulë taksat, ose të rrisë çmimin e biletës, ose të kompensojë operatorët”, thanë përfaqësuesit e shoqatave në një komunikim për mediat.

Sipas tyre, në pamundësi financiare për të blerë karburant, do të pakësohet numri i autobusëve në qarkullim, çka do të thotë më shumë vonesa në transport. “Ne kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Në rast se reduktohet flota, kjo vjen nga mosreagimi i institucioneve”, thanë ata.

2 Komente

  1. T
    Tirona

    Rrisni bileten e jo te hiqni buset

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bileta nga 40 lek nē 50

      Operatorēt e transportit jan mafioza.Firmosa kontrat pēr fatorino nē kryeqytet, kur shkova tē nesērmen me nisur punē, mē morrēn kontratēn dhe mē thanē tē largohem.Nē asnjē vēnd tē botēs nuk ndodh njē sjellje tillē antikushtetuese.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje