Shtresa e mesme në sprovë, kriza po gërryen fuqinë blerëse të familjeve

25 Korrik 2026, 21:05Ekonomia TEMA
Shtresa e mesme në sprovë, kriza po gërryen fuqinë

Çdo krizë ekonomike lë gjurmë, por jo mbi të gjithë në të njëjtën masë. Rritja e çmimeve, inflacioni dhe kostot më të larta të jetesës rëndojnë më shumë mbi familjet me të ardhura të ulëta dhe po ushtrojnë presion edhe mbi shtresën e mesme, e cila në Shqipëri mbetet ende e brishtë.

Ndërsa diferenca mes atyre që kanë më shumë dhe atyre që kanë më pak vijon të zgjerohet, ekspertët paralajmërojnë se tkurrja e shtresës së mesme mund të ketë pasoja afatgjata për ekonominë.

Anastas Angjeli, ish-ministër i Financave dhe akademik, shprehet për A2: “Në periudha krize, goditjen më të madhe e merr shtresa e mesme, sepse të ardhurat e saj nuk rriten me të njëjtin ritëm me çmimet. Kur fuqia blerëse bie, familjet detyrohen të kufizojnë konsumin, të shtyjnë investimet dhe të ulin kursimet, duke u bërë më të ekspozuara ndaj çdo luhatjeje ekonomike”.

Sipas ish-ministrit të Financave, mbrojtja e kësaj shtrese kërkon politika që shkojnë përtej masave afatshkurtra. Rritja e produktivitetit, nxitja e punësimit cilësor dhe lehtësimi i barrës fiskale për familjet me të ardhura të mesme janë disa prej instrumenteve që mund të frenojnë tkurrjen e saj.

“Duhet të krijohen kushte që njerëzit të rrisin të ardhurat përmes punës dhe jo vetëm të kompensohen për rritjen e çmimeve. Investimi në arsim, inovacion, sipërmarrje dhe vende pune me vlerë të shtuar është mënyra më e qëndrueshme për të forcuar shtresën e mesme”, tha Angjeli.

Rëndësia e saj, sipas Angjelit, nuk lidhet vetëm me mirëqenien e familjeve, por edhe me zhvillimin ekonomik të vendit. Një shtresë e mesme e fortë nxit konsumin, investimet dhe stabilitetin social, ndërsa dobësimi i saj rrezikon të ngadalësojë ritmet e zhvillimit.

“Në të gjitha ekonomitë e zhvilluara, shtresa e mesme konsiderohet shtylla kryesore e zhvillimit. Ajo gjeneron konsum, paguan taksa, investon në arsim dhe në biznes. Sa më e gjerë dhe më e qëndrueshme të jetë kjo shtresë, aq më e fortë bëhet ekonomia dhe aq më të vogla janë pabarazitë sociale”, theksoi Angjeli.

Edhe pse nuk ka një përkufizim unik për shtresën e mesme, në Shqipëri ajo identifikohet zakonisht me familjet që sigurojnë të ardhura të qëndrueshme nga profesione si mjekë, juristë, inxhinierë, pedagogë, specialistë të teknologjisë apo sipërmarrës të vegjël e të mesëm. Pikërisht kjo kategori po përballet gjithnjë e më shumë me sfidën e ruajtjes së standardit të jetesës në një periudhë me kosto në rritje. 

14 Komente

  1. P
    Patronazhisti

    Si tha ajo zonja para ca kohësh, nuk duam as ujë as drita as rritje pensioni. Vetëm mos u zini me njëri-tjetrin tani ai çerri i vogël i Beratit pasi piu ca bira vendosi të bëj sher me sulltanin

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marlon

      Sa ta kuptoje Komandanti qe di vetem zhkarravina dhe Poceri , iku treni U tha Shqiperia,Keshtu eshte kur nuk e nxjerr hunden Jashte Tiranes dhe , e sheh Shqiperine vetem me dronet e patronazhisteve

      Përgjigjjuni
      1. K
        Karikaturë

        Po ngjyrës së flokve ju rrit çmimi ?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kaonia

          Sa e ha meraku për shtresën e masme këtë tipin, ik jep ndonjë diplomë fallco se e ndritët kur ishit në pushtet , nuk latë më kontraband pa bëre e pastaj nga një universitet privat edhe ndonjë fjalë të keqe post e lart për shqipërine e tani këpusni kumbulla .vk

          Përgjigjjuni
          1. E
            E

            Akoma jeton , ky hajdut.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pjeter

              Me vjen pak cudi kur lexoj per shtrese te mesme ne Shqiperi!! Ndoshta gabohem, por nuk besoj te jete krijuar nje shrese e mesme ne Shqiperi qe eshte faktor shume i rendesishem ne ekonomine shqiptaret. Keto analiza behen per dite ne vendet Evropiane, ku me te vertet shtresa e mesme ka pas strukture te forte ne ekonomite vendase, dhe ka 20 vjet qe humbet vit per vit fuqine blerese , por ne Shqiperi, sipas metros sime , shtresa e e mesme eshte akoma foshnje, dhe eshte akoma e pa rendesishme ne konjukturat ekonomime per te arritur ne nje analize te tille. Natyrish, eshte nje mendom personal pa titull akadamik qe me çudit. Ndoshta akademiku ne fjale u referohet shifrave reale e jo papagalleqeve te marra diku tjeter e ngjitur ne Shqiperi si fakte autoktone, praktike e perdorur shpesh nga profesiomistet tane.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Five company

                Thellimi i diferences midis shtreses se pasur dhe te varfer eshte karakteristike e nhw ekonomie kapitaliste, ku politika ekonomike bazohet teresisht ne monopolizim dhe konkurrence. Monopolizimi ndikon ne levizjen e cmimeve ne sektor, nderse konkurrenca ne te gjithe sektoret eshte rregullatori i mbarevajtjes se ekonomise, duke filluar nga konkurrenca e shtreses intelektuale, e cila fjithmon luan rolin kyc ne inovacion, risi ekonomike, mbijetesen ekonomike dhe deri ne ate te luhatjes se cmimeve. Ne Shqiperi ky faktor i rendesishem i ekonomise kapitaliste nuk ekziston. Kur ne gjuhen ekonomike flasim per nje mbiprodhim, si psh: sektori i ndertimeve, agrobiznesi, fasonerite, sektori i turizmit, etj dhe cmimet e vendosura nga monopolet vetem rriten, atehere kush reagimi i nje analisti fiskal per efektin " "delirant" te renjes se €? Kush preket direkt dhe pasojat? A mundet ta konsiderojme perseri nje " eksperiment" ne ekonomi?

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kriminel i fshehur

                  Plehr qe edhe ti je ne listen e krimeve te Financave qe vodhe si Ekspert ! Do ti lashe me lote ti dhe pasardhesit e tu ne Dhqiperi dhe ne USA ato pasurite te vjedhura .. Zoti do te ndeshkoje plehr...

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kriminel i fshehur

                    Plehr qe edhe ti je ne listen e krimeve te Financave qe vodhe si Ekspert ! Do ti lashe me lote ti dhe pasardhesit e tu ne Dhqiperi dhe ne USA ato pasurite te vjedhura .. Zoti do te ndeshkoje plehr...

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vlonjati

                      Je me të vërtetë një kriminel , po jo dhe aq i fshehur . Po të bëj disa pyetje . Ku e njef ti , që je një gjysëm analfabet Anastas Angjelin ? Ke qënë prezent ti , kur Angjeli mbushte thasët me euro dhe poqese ke qënë , pse nuk e ke paditur në prokurori ? Kush e konsideron hajdut një person , prokuroria e gjykatat , apo një rrotë kari kriminel i fshehur , si puna jote ?

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Ringjallja pellazge

                        O hodhën në sulm voriokirët stratiot të kërmës janullaq. Qy mendere "vlonjat" paska çkrruajtur disa pietje. I shqetsuar per figurën e "larë" të Anastasosit. Se sa i ndershëm është ky kurva, kthehu në kohën qe qeveriste. Ne qeverisjen e financave të kësaj ndrikulle, lexo akuzat e Sali shpellarit. Tani që kjo klase e përlyer nuk po kullot si në vitet e tyre të arta, tani që kjo klasë pushtarësh u zhvelerësua siç u degradua perfundimisht PBDNJ_ja e Dule dhjarit, kërkojnë ringjalljen në emër të dhimbjes për ekonomin e shtresave. Sigurisht nuk do u mungojne edhe zagarët që do miratojnë "pastërtinë" e llumit të kaluar në kundërvënie të llumi të sotëm. Pra, bajgat e llojit "vlonjati" japin zgjidhjen duke qarkulluar "pastertin" e një klase po aq antikombetare dhe të provuar për vite të tëra në korrupsion dhe shkatërrim ekonomik. Sill të paktën një vepër industriale qe lulëzoj në kohën e financave të ketij ZESHKANIT lesh lyer.

                        Përgjigjjuni
                    2. L
                      Lali

                      Teorikisht ,ti fytyre e ndyre e hajdutit , ke te drejte. A caci angel, e shikon si te tjeterson vjedhja e pasurise se popullit fukara!? Je kufome e gjalle ,me ngjyre n e nje te dergjuri ne vite, keshtu do tju denoje ZOTI , ti dhe hajnat tjere qe masakruat dhe vodhet nje popull te tere. Dhe kush jep leksione........ o ZOT????! CACI I ZI , eshte fillimi dhe fundi juaj bashke. Keni shume mekate,qelbesira!

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Emanuel Manu

                        MAMUTHIT TE KORRUPSIONIT, ANASTAS ANGJELI, I ERDHI GOJA. ÇUDI QE SÇUDIT ME AS SPAKUN QE NUK E KA NE LISTE KET GRABITESIN E PASURIVE PUBLIKE ANASTAS ANGJELIN QE KA PLOT AFERA KORUPSIONI NE PRIVATIZIMET E OBJEKTEVE PRONE PUBLIKE, SI ISH HOTEL TIRANA 15 KATESHI, AI DAJTI, ETJ. ETJ. GJER TE HAPJEN E UNIVERSITETIT MESDHETAR PRON E TIJ, VILAT NE TIRANE E SHBA. KU I GJETI PARET KI CAC MAMUTHI, QE ESHTE EMRU DHE NE KSHILLIN E BANKES QENDRORE. CAC ANGJEL MAMUTHI I KORRUPSIONIT ESHTE FTYRA QE E KOMPROMENTON SPAK-un hapur fare. .MJAFT ME JU REFERU KLSH PER TA NIS HETIMIN E KTIJ DELENXHIU QE GRABITI SA GRABITI E TASH JEP MESIME MORALI. NDIQNI PARATD E CAC MAMUTHIT O JU TE SPAKUT. NISENI ME PRIVATIZIMIN E ISH HOTEL 15 KATESHIT KU ESHT MREN DHE ALEKSANDR MEKSI ETJ.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Loni prej betoni

                          Ore me ç'farë boje i lyen flokët ky ?

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje