Tabaku: Klima e investimeve në rënie, Shqipëria po humbet besimin e investitorëve të huaj

2 Mars 2026, 09:19Ekonomia TEMA
Tabaku: Klima e investimeve në rënie, Shqipëria po humbet besimin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku analizon situatën e investimeve të huaja në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për përkeqësimin e klimës së biznesit dhe rënien e besimit të investitorëve ndërkombëtarë ndaj vendit.

Sipas Tabakut, “barra më e madhe për biznesin e ndershëm është vetë shteti”, duke theksuar se problemi nuk lidhet vetëm me rritjen e taksave, por me një sjellje selektive dhe diskriminuese ndaj sipërmarrjes së ndershme.

Ajo argumenton se ndryshimet e shpeshta të ligjeve, miratimi i akteve të veçanta për interesa të caktuara dhe favorizimi i sektorëve apo kompanive të përzgjedhura, kanë prishur rregullat e tregut dhe kanë dëmtuar konkurrencën e lirë.

“Sa më korrekt të jesh me shtetin, aq më shumë goditesh prej tij. Kjo është taksa e të ndershmëve”, shprehet Tabaku, duke akuzuar administratën tatimore, doganat dhe inspektoratet për presion të shtuar ndaj bizneseve transparente, ndërkohë që sipas saj, ekonomia është përqendruar në pak duar përmes tenderave, koncesioneve dhe favoreve të njëanshme.

Në fokus të reagimit të saj është edhe raporti i investitorëve të huaj në Shqipëri, i cili – sipas Tabakut – ka ulur vlerësimin për klimën e biznesit nga 100 në 45 pikë, duke evidentuar problematikat që lidhen me pasigurinë ligjore dhe selektivitetin në ekonomi.

Deputetja demokrate paralajmëron se çdo investitor i huaj që vendos të mos vijë në Shqipëri apo të largohet prej saj, përkthehet në më pak vende pune, më shumë korrupsion dhe produkte me cilësi më të dobët për qytetarët.

“Një investitor që largohet, shkon në rajon. Shqipëria humbet punësim, humbet konkurrencë, humbet zhvillim,” thekson ajo.

Tabaku bën thirrje për një ndryshim rrënjësor të qasjes ndaj ekonomisë, duke theksuar nevojën për ndërtimin e “një ekonomie për shumicën e shqiptarëve dhe jo për pak interesa”. Sipas saj, rikthimi i besimit të investitorëve të huaj dhe vendosja e rregullave të barabarta për të gjithë janë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe për një ekonomi tregu funksionale.

Në përfundim, ajo e cilëson situatën aktuale si një ekonomi të kapur, që shërben vetëm për pakicën, ndërsa kërkon angazhim të përditshëm për të rikthyer konkurrencën, transparencën dhe drejtësinë në klimën e biznesit në Shqipëri.

12 Komente

  1. K
    Komentuesi

    S BEN SHQIPERIA HAJER SA TE JENE PSIKOPATE SI TI DHE KRYKRIMINELI DHE VRASESH GJAKFTOHTE SALIKARAXHICI !!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. m
      mesuesi 24

      Po , edhe mundet , por bota po sheh qe ju zonja tabaku po i vini zjarrin Shqiperise perdite, prandaj mos ua kerkoni te tjereve pergjegjesine.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Zonja Tabaku ka bere nje deklarate qe bie ndesh me raportin e Bankes se Shqiperise per rritjen me 9.7% te kapitalit te transferuar ne Shqiperi nga burime te huaja ne 2025 kundrejt 2024-s. Konkluzioni eshte e se i qarte. Ose Tabaku genjen ose nuk informohet para se te dale publikisht me deklarata qe bien ndesh me raportet e institucioneve te pavarura.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sefer Daja

        Po te hedhesh bomba Molotov dhe te djegesh bisneset, dyqanet e kryeqytetin moj Tabake e komunistit non grata Sali Berisha, do largohen Edhe ato bisnese qe jane e jo me te vijne te tjere.

        Përgjigjjuni
        1. k
          keta jane te gjithe per ne burg

          Po si te jete klima e mire e bizneseve,kur te shikojne ty me sali kriminelin duke share Shqiperine kudo,kur ti me terroristet e bathores digjni Tiranen e shkatrroni,kur te shikojne ty qe mbroje shqupin dhe vajte tundje belin per sali kriminelin

          Përgjigjjuni
          1. g
            gjergji

            Rritja industriale presupozon se kemi rritje totale ne sektoret ekonomike,qe lidhen pa pjeter me investime te huaja. Protestat tuaja e grupimit qe ti perfaqesone qe se shpejti do shpallet organizate terroriste( si Hamas) te dhuneshme e klima politike primitive e PD suaj rezikojne stabilitetin e vendit eshte mundesia me madhe per largim te investimeve te huaja. Po ktheheni ne nje parti antishqiptare e antikombetare .Po bashkepunoni me elementet me te erret e antishqiptar duke filluar nga Bejleri e raca e tij,ndaj populli nuk ju ndjek pas.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vjosa

              Ju jeni ZJARRE VENESIT E SHQIPERIS DHE E BENI ME QELLIM . JU dhe saliu juaj Vetem nje gje dini te beni mire te vrisni dhe te DIGJNI .

              Përgjigjjuni
              1. @
                @.

                Kjo e ka hak nje hu me flak aty ku ju e merni me mend. Po kjo qelbesirë grua s’ka len vend pa shar Shqiperin ç’far kerkon tani!!! Po paske qen rrugaçe e madhe moj syngjitur. Ptuuu rrac muti.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hasani i biri Hysenit

                  Si nuk the njehere nje fjale te mire! Po vetem nxin.

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    101

                    Nafija e Dybekut shko ne Tropoje atje tunde dybekun moj felliqesira e pa cipe......................... .Nafije karrieren e ke be me byth...kembe perpjete kjo dihet...por nuk eshte vlere por...!!!!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      perlati

                      O Zot, c'jane keto kukuvajka qe vetem zi ndjellin. Keto bushtra te saliut vetem keq e duan Shqiperine, plehra te ketij vendi.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        sokrat

                        Merrni rroga teper te larta dhe keni shume perfitime te tjera, te cilat jepen nga taksat e popullit te varfer shqiptar. Keto i merrni jo per te bere rolin e zhurmuesit brenda dhe jashte vendit, por per te kontribuar qe Shqiperia te ece perpara. Cfare keni bere ju si PD dhe ju vete personalisht per te permiresuar punet ne Shqiperi? Vetem shani Shqiperine, digjni, shkaterroni dhe dhunoni, dhe keto e prishin imazhin e vendit dhe ndikojne per keq ne klimen e biznesit. Boll bete rolin e mesueses, se nuk ka nevoje njeri per morali tuaj bosh! Me mire heshtni nese nuk dini te ndihmoni vendin!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje