118 të arrestuara për prostitucion: Vajzat nga Brazili dhe Kina e maskonin aktivitetin si turizëm, rekrutime në rrjetin Telegram

18 Shkurt 2026, 17:17Kronika TEMA
118 të arrestuara për prostitucion: Vajzat nga Brazili dhe Kina e

Policia e Shtetit ka zbuluar dhe ndërmarrë masa ndaj një rrjeti të gjerë prostitucioni që operon në Shqipëri, ku janë arrestuar 118 vajza dhe gra, shumica e të cilave me kombësi të huaj.


Këto shtetase të huaja, përfshirë nga Brazili, Kina, Tajlanda dhe shtete të tjera, maskonin aktivitetin e paligjshëm si turizëm, duke shpërndarë informacione për destinacione turistike si justifikim për qëndrimin në Shqipëri.

Në fillim të këtij viti, Policia e Shtetit ka zbuluar 9 raste të zhvillimit të aktivitetit të prostitucionit në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku këto shtetase, të ardhura me qëllime turistike, u përfshinë në rrjete prostitucioni. Aktiviteti i paligjshëm, që drejtohet kryesisht online, ka përdorur faqe dhe platforma për të reklamuar shërbimet, duke ekspozuar foto dhe numra kontakti të vajzave.

Një tjetër kanal ku ky aktivitet ka vazhduar është edhe rrjeti social Telegram, ku grupet publike shërbejnë për të rekrutuar vajzat dhe për të komunikuar me ata që kërkojnë shërbime seksuale.

Shpesh herë, vajzat janë të joshura me premtime për pagesa të larta ose janë viktima të rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të qenieve njerëzore.

Në një rast të fundit, në tetorin e vitit të kaluar, Policia e Tiranës, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare si EUROPOL, EUROJUST, Policinë Kroate dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, zbuloi një rrjet ndërkombëtar prostitucioni ku ishin të përfshira 48 gra dhe vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe Azisë Qendrore.

Ato trafikohej dhe shfrytëzoheshin për prostitucion në Shqipëri, duke konfirmuar se fenomeni është i lidhur ngushtë me rrjetet ndërkombëtare të krimit.

Ky operacion është pjesë e përpjekjeve të Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar dhe aktivitetet e paligjshme që shfrytëzojnë shtetasit e huaj, duke i detyruar ato të përfshihen në prostitucion ose duke i trafikur në Shqipëri.

 

6 Komente

  1. L
    Legalizo prostitutionin ...

    C'beni mo njerez , vajzat nuk po hedhin molotov as po vjedhin as po vrasin... Legalizo prostitution qe edhe ato te mbrohen , te paguaje taksat , kontroll shendetsore. Prostitution illégal stimulon krimin , semundje si SIDA dhe te tjera sexualisht transmissible , ilegaliteti krijone proxénète..... Kam vizituar tre here Bangkok dhe nuk kam frekuentuar asnjehere prostituta, por nuk me kan shqehtesuar prezenca e tyre megjithese ne Thaïlande prostitutioni eshte i ndaluar. Me habit Edi Rama qe ka jetuar ne Paris te sillet me mentalité ballkanik. Legalizo prostitution dhe drogen e lehte njekohesisht luftoje me mjete propogande.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arrita. B

      Liberelizoni shtepiye publike se late nam. Po ferkohen pleqte ne urbane si maniake. Ne Gjermani nje qytet sa Cerriku kishte 3 shtepi publike dhe kushtonte 50€. Ketu burrat shqiptare paguajne 100-200€ per disa mece te ngordhura kineze.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Plakun e kapen duke qire qenin ne anen tjeter p…dh me shumice,tragjedi

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anna

          treg i modh shume shqiperia per seks!!! budalleqe me brire. Kapni kriminelat dhe hajdutet dhe lerini vajzat te bejne qejf me djemte dhe burrat tane se e kane hallall!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roja

            Do ushqejme dhe ato ne burg tani? I kane mashtruar qe ju kane gjetur pune dhe detyrojne,ju marrin dhe pasaportat. I nisni nga erdhen dhe kaq.

            Përgjigjjuni
            1. k
              katunari

              Policia eshte si puna e asaj shprehjes: Kur s’ke ci bene gomarit, i bie samarit..!! E gjithe e keqja shqipetareve u vjen nga keto vajzat e huaja, sepse rrugacet, hajdutet dhe kundrabanditet nuk ekzistojne…!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje