Aksident në aksin Lezhë - Milot, makinat përplasen “kokë më kokë”, transportohet me urgjencë në spital një person

5 Prill 2026, 15:10Kronika TEMA
Aksident në aksin Lezhë - Milot, makinat përplasen

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i dëmtuar, ndërsa është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore.

“Rreth orës 14:20, në aksin rrugor kryesor, tek Kryqëzimi i Treshit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti me drejtues shtetasin V. B..

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar pasagjerja që udhëtonte me shtetasin V. B., shtetasja A. B., e cila është transportuar me ambulancë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

1 Komente

  1. S
    Sass

    Keta qe ndeshen koke me koke mos na i beni lajme, seicili duhet te ja kaloj tjetrit dhe cili bie me shpejt ne kanal kafshet nuk civilizohen Spitali tu vej nga nje gjobe te majme

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje