Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës për ndryshimin e masës nga arrest në burg në arrest shtëpie për tre të akuzuarit e vrasjes së të riut Martin Çeços, ka reaguar mes lotësh babai i tij.
“S’kam çfarë të them më. Djali më iku pa asnjë faj. Unë do ta ndjek që nesër. Do t’i përvëloj ata me benzinë do t’i përvëloj nuk i le.
Arrest shtëpie lirim janë ato. Mua nuk më dhimbset jeta fare po nuk i zhduka ata.
Nuk i le do ta them troç le zë më arrestojnë ç’të duan le të bëjnë, do t’ia gjej radhën do gjej një bidon me benzinë do t’i përvëloj si familje”, ka deklaruar ai.
Lini një Përgjigje