ARRSH njoftim zyrtar për aksin Përrenjas-Librazhd: Do kryhet rivlerësim gjeologjik

23 Shkurt 2026, 11:00Kronika TEMA
ARRSH njoftim zyrtar për aksin Përrenjas-Librazhd: Do kryhet

ARRSH ka dhënë një njoftim zyrtar rreth situatës në aksin Përrenjas-Librazhd, pas rrëshqitjes së dherave.

Segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, fshati Dragostunjë, Librazhd, i cili pritej të hapej mesditën e sotme pas ndërhyrjes me bypass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një zhvillim të ri.

“Rruga dytësore e hapur për kalim provizor ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje toke, duke dëmtuar punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin aktualisht të pakalueshëm.

Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.

Strukturat shtetërore do të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje”, njoftojnë autoritetet.

 

8 Komente

  1. v
    vlora***

    Pse nuk u be ne fillim ? kush e ka fajin ? kush do paguaje demin ? dhe kush mban pergjegjesi

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram (a) Berisha

      Mesazh nga Ajatollahu : Per ata qe nuk na votuan : "...Kaloni nga cila rruge te doni , nuk me plas fare..." ///// Per ata qe na votuan : " ...Durim , sa te zgjidhim pak ceshtjen e Thacit , Ceshtjen e Gazes , Ceshtjen e Beles , Ceshtjen e Lalit.....dhe pastaj do rregullojme rrugen ..."

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fshatari

      Ò vlora po kush mendon ti se do paguaj.E di ate historine qe dike e rrahu kadiu dhe u ankua tek valiu

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ballkanik

        O hajvanë , kjo nuk është rrugë e re e ndërtuar nga kjo qeveri , është rruga e vjetër dhjetravjeçare . Pse ëndër pa qeveria se do të rrëshqiste toka ? Mos e shkreti kobure pa e vënë në sy . Mëndjen të shani e akuzoni e kini .

        Përgjigjjuni
        1. u
          user

          I mat te tjeret me kutin tend? Po gerryerjet e lumit per inerte nuk i shihte dites me diell?

          Përgjigjjuni
        2. a
          aleks

          shikoni se ç'fare bastardesh jane, ajo koder s'ka asnje peme dhe duket qe nuk eshte nje koder shkembore e forte ,kurse keta debilat shkojne e germojne me eskavator.

          Përgjigjjuni
          1. b
            banor i zonës

            Të nderuar qytetarë:.........Nuk dua të mbroj apo të shaj askënd.........para se të skruani e të jepni ndonjë opinion, thirrini pak trurit dhe mos u bëni më profesionistë se profesionistët e vërtetë...........Mos dëgjoni vetëm akademikët gjeologë Sali dhe Salian...........rruga aty është ndërtuar nga shoqëria ALBMAK në vitet 90-të........posht saj kalon hekrudha dhe më posht është shtrati i lumit...........Është plotësisht e drejtë të thuhet:........përse nuk është mbajtur në vëzhgim gërryerjet që bën lumi në kohë, në mënyrë që të ndërhyej më parë dhe të mos arrinte kjo gjendje..........Para disa vitesh kështu shkau edhe rruga Tiranë-Elbasan tek pishat në Qafë-Krrabë, kur ishte pa u hapur rruga e re dhe u bllokua..........Prandaj shkruani e flisni me përgjegjësi sepse politika atë punë ka--------të futi në sherr shqiptarët.

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetari

              Keta pamje me te vertete te frikshme, pervecese katastrofe territoriale, eshte edhe katastrofe buxhetore, morale dhe cfaredo te mendosh tjeter. Dhe z. Rama me paturpesi me te madhe, nuk i hap rruge hetimeve, cfare kujton z. Kryeminister, se populli han bar, nuk merr vesh. Ky eshte nje tmerr i vertete, per mendimin tim Beqir Balluku mendoj ka bere shume me pak se ç'ka bere mbesa e tij Lubi Balluku. Dhe kjo meriton nje fund si te tij.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje