Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në burgun e Domokos, gjenden celularë dhe thika

25 Shkurt 2026, 16:15Kronika TEMA
Bastiset qelia e Alket Rizait dhe shqiptarëve të tjerë në

Oficerët grekë të FBI-së kryen një bastisje të re në qelitë ku mbahen kriminelë të rrezikshëm në burgun e Domokos.

Autoritetet kryen kontrolle të hollësishme, duke këqyrur qelitë ku mbahet edhe shqiptari Alket Rizai, i cili ishte “i pranishëm” në vrasjen e Antonis Papadatos nga vrasësi bullgar i Yannis Makris në Voula.



Po ashtu kontrolle janë kryer edhe në qelinë e një tjetër shqiptari, një trafikant i njohur i kokainës.


Oficerët e FBI-së gjetën telefona celularë, karikues dhe thika të improvizuara, të cilat i konfiskuan.

Lini një Përgjigje