Berisha shkon në SPAK dhe sulmon Dumanin: Altin Troplini komandonte Call Center-in që u godit nga BKH-ja

19 Janar 2026, 10:30Kronika TEMA
Berisha shkon në SPAK dhe sulmon Dumanin: Altin Troplini komandonte Call

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar paraditen e kësaj të hëne në SPAK në kuadër të masës detyrim paraqitje për dosje “Partizani”.

Teksa ka dalë, Berisha nuk ka lënë pa sulmuar ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin.

“Çfarë pashë aty unë: call center. Kishin hapur call center forex, komandohej nga Altin Troplini. Dështuan operacionin dyvjeçar. Nuk e dështuan plotësisht, sepse nuk arritën, por dekonspiruan operacionin dyvjeçar të një grupi gazetarësh, më të shquarit në Evropë në llojin e tyre. Ky treg është një nga tregjet më kriminale në Ballkan, në Evropë dhe në botë. Janë 200 sipërmarrje, të cilat ditë e natë vjedhin qytetarët e huaj me mashtrim. Mashtrojnë qytetarët dhe call center-i, i cili u kontrollua, sipas hetimit që kanë bërë me agjentët e vet, vidhte në muaj të paktën 30 milionë euro me mashtrim”, tha Berisha. 

2 Komente

  1. S
    Sali, turu Gone Shehajt per Call Centers

    O Sali, po nuk te kane thene akoma se Call Center me te korruptuar se ajo e Agron Shehajt nuk ka ne Shqiperi. Kete thuaj ushtarit tend Dumani, pra te hetoje Gone miliarderin qe pretendon te na beje gjithe Shqiperine nje Call Center te madh te tijen, pika qe nuk i bie!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ceceni maloqeri,,

      Kur ku plehra akuzon te tjeter Ka dor vete aty,,,si rastesi qe ishin tre vellzer tropojan

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje