Blinte armë në Amerikë për t’i shitur në Angli, dënohet 19-vjeçari shqiptar!

30 Mars 2026, 16:35Kronika TEMA
Blinte armë në Amerikë për t’i shitur në Angli,

Një 19-vjeçar shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe pasi tentoi të importonte armë zjarri nga SHBA dhe rezultoi i përfshirë edhe në aktivitet kriminal me drogë.

Bëhet fjalë për Henri Nikollin, i cili u dënua me 6 vite e 3 muaj burg nga drejtësia britanike.

Sipas hetimeve, i riu kishte porositur nga SHBA një paketë të maskuar si “kit trajnimi për qen”, por që në fakt përmbante një pistoletë 9 mm dhe pajisje për armë zjarri. Paketa u zbulua nga autoritetet amerikane dhe u bllokua.

Nikolli u arrestua në prill 2025 në Hertfordshire, ndërsa kontrolli në banesën e tij zbuloi një arsenal të rrezikshëm: tre armë zjarri antike të modifikuara për municione moderne; municione dhe mjete për përshtatjen e armëve dhe thika dhe pajisje të tjera të rrezikshme.

Po ashtu, në banesë u zbulua edhe një “shtëpi bari”, me pajisje për kultivimin e kanabisit, si dhe sasi droge të gatshme për shpërndarje.

Prokuroria argumentoi se 19-vjeçari kishte krijuar një aktivitet të organizuar kriminal, duke përdorur armët për të mbështetur tregtinë e drogës dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë publike.

Hetuesit shtuan se ai kishte njohuri të avancuara për modifikimin dhe përdorimin e armëve, ndërsa në pajisjet e tij u gjetën edhe video ku armët testoheshin në ambiente publike.

Autoritetet britanike deklaruan se dënimi i tij është një goditje ndaj krimit të organizuar dhe një mesazh i qartë për këdo që përfshihet në trafik armësh dhe drogë./NCA

5 Komente

  1. P
    Pfiu pfiu me kete moshe paska fituar !

    Hahhah ky e paska filluar mire jeten....Moshataret e ketij shkojnene shkolle apo Studiojne apo shkollim per Prefesione te ndryshme.. Krenaria e Prinderve qe mezi e kane ritur dhe ky ja shperblen me krime...Ne Burg do ti dali koha per 6 vite te behet Student shembullore ose mi i haleve...

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pfiu pfiu me kete moshe paska fituar !

      Hahhah ky e paska filluar mire jeten....Moshataret e ketij shkojnene shkolle apo Studiojne apo shkollim per Prefesione te ndryshme.. Krenaria e Prinderve qe mezi e kane ritur dhe ky ja shperblen me krime...Ne Burg do ti dali koha per 6 vite te behet Student shembullore ose mi i haleve...

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klimax

        E ka mësuar "profesionin" që në vezë, si shumica, është çështje ADN-je!

        Përgjigjjuni
      2. i
        iks piks

        krize fare mbas 6 vjetesh del profesor nga universiteti ,,

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pasterti morale

          Kur te dali nga burgu, Ramovic do e bej drejtor I pergjithshem I burgjeve.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje