"Burgjet janë mbushur me escorta", ministri Lamallari: Kam dijeni, kam kërkuar SHKB të jetë prezente

30 Janar 2026, 14:15Kronika TEMA
"Burgjet janë mbushur me escorta", ministri Lamallari: Kam

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është pyetur lidhur me alarmin e Prokurorisë së Durrësit sa i takon shkeljeve serioze në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku vizita të raportuara shërbime shëndetësore, mund të jenë përdorur për qëllime të tjera.

“Po, është e vërtetë. Jam vënë në dijeni për këtë informacion. Këto vizita, me pretendimin e vizitave shëndetësore, nuk janë raportuar, ndaj kam kërkuar shkarkimin e drejtorit përkatës,” deklaroi ministri Lamallari.

Sipas tij, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm është udhëzuar të jetë i pranishëm në çdo Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), me qëllim parandalimin dhe goditjen e këtyre praktikave.

“I gjithë informacioni që do të vihet në dispozicion do të trajtohet me seriozitet maksimal. Do të kërkoj bashkëpunim gjithëpërfshirës me institucionet e zbatimit të ligjit,” theksoi ministri.

Ky zhvillim shton shqetësimet për menaxhimin e sistemit të burgjeve dhe për efektivitetin e mekanizmave të kontrollit, në një kohë kur institucionet penitenciare janë vënë disa herë në qendër të kritikave për sigurinë, korrupsionin dhe abuzimet e brendshme, të cilat kulmuan me arratisjen e Altin Ndocit, të arrestuar për një numër vrasjesh.

6 Komente

  1. M
    Munika

    Me drejtesine e Dado, Baneve, ky vend duhef te ndertoje vetem burgje.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fpa

      Po per ish-ministrin e drejtesise( Ulsi M) do meret ndonje mase(???) se keto shkelje ne kohen e tij ishin normale....

      Përgjigjjuni
      1. r
        r

        Ulsiut nuk ju arratis njeri nga burgu kurse ketij i iku tjetri me 7 vrasje

        Përgjigjjuni
      2. N
        Neri

        Futja e shume njerzeve ne paraburgim per mendimin tim po behet pa kriter .Mjafton nje sinjalizim nga cfar do njerzish dhe prokuroria shpejte flete arresti dhe si thote populli:bertiste nje person qe kerkonte ndihme se kishte kapur nje hajdut si te vepronte.Leshoje e keshilloi bota.Po nuk me leshon ai mua u ktheu .Keshtu thuhet se hajt ti futim brenda se nuk ka rendesi se sa do ti mbajme deri sa te kemi provea per denim.Balluku ne fillim u akuzua per 30 shtepi,pasta per 300 dhe mbas 10 ditesh 340 shtepi.SPAK kerkon arrestim pa se sa shtepi ka ska rendesi, pas 5 vjetesh arestime e nxjerim nje shifer te sakte ,

        Përgjigjjuni
        1. S
          SH

          “I kam kerkuar SHKB-se” -thotë ky…, hahaha A thua se ky jeton në hënë e shkb-ja në toke Ky duhet fut i pari në burg.., plehra

          Përgjigjjuni
          1. P
            Petrit

            “ kam dijeni”????? Edhe Une kam dijeni , wdhe gjithe Shqiperia ka dijeni , Por Ti duhet tw veprosh , prandaj je aty . Minister kot , le qe Ti dukesh qe ne pamje , I fjetur gjithe kohes, me Zor nxjerr dy fjale . Ku ishe fshehur qe te gjeti Edi Rama me aq veshtersi……

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje