Arratisja e Altin Ndocit nga burgu i Durrësit më 13 janar 2026 nuk duket si një incident i rastësishëm, por si një operacion i planifikuar në detaje, që ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë e sistemit penitenciar dhe përgjegjësinë institucionale të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Vetëm pak ditë pas një inspektimi zyrtar nga Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ku fliste për masa të forta sigurie, një ndër të paraburgosurit më të rrezikshëm të vendit u arratis përmes një skenari që sot po cilësohet si arratisje e planifikuar në detaje.
“Pas shpinës time ndodhet dritarja e qelisë së Altin Ndocit, e cila tashmë nuk është qelia e tij dhe brenda saj ndodhen punonjësit dhe drejtuesi i burgut të Durrësit personat përgjegjës të cilët duhet të mban të burgosur Altin Ndocin. Tashmë rolet kanë ndryshuar për ironi të fatit, Altin Ndoci ndodhet i lirë, ndërsa punonjësit e burgut të Durrësit dhe drejtuesi i saj ndodhen brenda në qelinë ku ishte më parë 34-vjeçari”, kwshtu nis episodi i fundit i emisionit Newsroom, ku gazetari Igli Çelmeta kronologjinë e plotë të kësaj ngjarje.
Fillimisht Altin Ndoci u shoqërua nga burgu i Durrësit drejt Spitalit Rajonal të qytetit, duke pretenduar se kishte probleme shëndetësore.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, janë vërejtur një sërë shkeljesh që ngrenë dyshime të forta: Ai u transportua pa pranga, u shoqërua nga vetëm dy punonjës policie, qëndroi rreth 3 orë në spital pa marrë trajtim real mjekësor, dhe u largua pasi goditi dy efektivë dhe doli me vrap nga kati i tretë, duke hipur në një automjet që e priste jashtë.
“Altin Ndoci pretendonte se kishte probleme me veshkat dhe po priste të merrte ndihmë mjekësore. Ai qëndroi aty deri në orën 13 e 2 minuta. Edhe pse nuk mori ndihmë mjekësore, ai i izlouar në dhomë ka pasur informacion për çfarë e priste jashtë. Dy janë skenarët, ose Altin Ndoci ditën që do të arratisej kishte gjetur një mënyrë komunikimi me celular me personat që e prisnin me makinë, ose nga dritarja e tualetit, në të cilin shkoi 5 herë pa makinën Audi që ishte jashtë spitalit dhe më pas vendosi të qëllonte policin e burgut dhe të ikte me vrap. Pasi shkoi për të pestën herë në tualet sapo del ai qëllon me grusht në krahëror një nga dy policët që ruante, bazuar në dëshminë e tyre. Me vrap ai nis arratisjen nga spitali për të zbritur nga kati i tretë”, konkludon emisioni Newsroom duke vijuar:
“Sapo dera e dhomës me kafaz hekuri u hap, sipas dosjes së prokurorisë, 38-vjeçari, i pa prangosur, qëlloi me grusht në kraharor policin e parë Fatjon Baçi. “Ai ra mbi kolegun Sali Ferrollari, dhe të dy u rrëzuan në tokë”, thuhet në dosje. Me të paraburgosurin që u iku me vrap nga kati i tretë i spitalit, njëri nga policët, i njëjti që mori goditjen, u vu në ndjekje, por sërish rrëzohet, këtë herë në shkallët e infektivit”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Një tjetër element në dosje, ngre një dyshim të fortë mbi kryeinfermierin. Për Altin ndocin, ai ka biseduar me mjekun kardiolog, thuhet në dosje, kur në fakt mjekja e burgut rekomandoi konsultë me një kirurg. Sipas këtij komunikimi i cili nuk është i qartë nëse është kryer vërtetë apo kryeinfermieri e ka krijuar të gjithën për të lënë më gjatë Altin Ndocin në spital, kardiologu kishte rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 orësh”, thuhet më tej në emision.
Burimet, kanë konfirmuar për gazetarin Igli Çelmeta se makina që dyshohet se e ndihmoi në arratisje është filmuar nga kamerat e sigurisë në itinerarin Durrës–Rrogozhinë, ndërsa destinacioni final i të arratisurit mbetet ende i paqartë.
Deri më tani, grupi hetimor po verifikon një sërë shkeljesh serioze proceduriale, përfshirë: Dalje nga burgu pa protokoll të plotë sigurie, vizita mjekësore të dyshuara si fiktive, dyshime për telefon celular dhe komunikim të paligjshëm brenda qelisë, mospërputhje në raportimet mjekësore, si dhe mundësinë e bashkëpunimit nga persona të brendshëm të institucionit.
Po ashtu, rezulton se Ndoci kishte kryer 5 vizita spitalore vetëm në tre muajt e fundit, një frekuencë që sot shihet si pjesë e një plani të parapërgatitur.
Arratisja ka rikthyer debatin mbi efektivitetin real të kontrolleve të Ministrisë së Drejtësisë, pasi inspektimi i fundit, edhe pse nga vetë Ministri i Drejtësisë nuk arriti të parandalojë një nga incidentet më të rënda të viteve të fundit.
Ekspertët e sigurisë theksojnë se rasti i Altin Ndocit nuk është vetëm përgjegjësi e nivelit të ulët operativ, por pasojë e dobësive strukturore dhe menaxheriale në sistemin e burgjeve.
Ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse arratisja ishte e paguar, e ndihmuar apo e toleruar, një fakt mbetet i qartë: sistemi që duhej ta mbante pas hekurave dështoi.
Rasti i Altin Ndocit po shihet gjithnjë e më shumë jo si një incident i izoluar, por si simptomë e një krize më të thellë në menaxhimin e sigurisë në burgje.(A2 CNN)
Projektuesi kryesor eshte Ulsi Manja ai porositi arratisjen dhe pengoji kapjen e tij
ulsi bytha ka ikur tani eshte ky mercenari
Shqip nuk ka han dhe nuk ka porta.Shqipot luftojne kunder shtetit kudo ku punojne e jetojne prandaj ndodhin cdo dite ngjarje qe te bejne te mendosh gjate per jetesen ne kete vend.
Po si ministri lamellari ashtu dhe drejtori qose dy bythqira qe qihen ne byth per lek
I vari rama ujkut melcite ne qafe. Ka marre cantat me para Besforti me kete fshatarin nga Maliqi
SHPELLARET QE SOLLI EDI RAMA , I KA NGEC NE FYT MINISTRIT LLAMARINA DHE DUHET TE MARRE LEK QE TA KALOJE
E shkaterruat kete vend o ropqira medioker qe keto gjera kane ndodhur vetem ne 97 si mund te te arratiset vrasesi keshtu sikur tall bythen edhe ju tallni trapin duke bere moral
llamarina e drejtesise qe i doli boja per 3 muaj sa as per skrap nuk vlen
do perfundoje si saimir tahiri ne qeli
Edi Rama duhet te vere dore tek burgjet, sepse aty behet biznes i madh, nuk eshte vetem antaresimi në BE prioritet, por edhe zhvillimet në vend, nuk duhet vetem garniturë, duhet ti futet problemit në qelize, në te gjitha fushat ekonomike e sociale, duhet te jemi më te ashpër me çka po ndodh dhe përgjegjësia bije mbi Edi Ramën si kryeminister
Po Erjon Velian pse e trajtuan si kriminel, dhe kriminelin si kryetar bashkie!!
Ministria e Drejtesise eshte vendi ku jane te strehuar kriminelet me te rezikshem te krimit te organizuar te ripjelljes. Jane qysh ne kohen e Ulsiut, te ketij krimineli qe duhej te ishte ne burg me kohe. Cfare nuk ndodh ketu. Vriten te burhosur ne burgjet e sigurise se larte ne Peqin, arratisen te tjere si rasti i ketij te fundit. Dhe pallosha thote qe kjo eshte Shqiperia ne BE ne 2030. Pse keshtu i liron BE te denuarit?
Ashtu eshte : HAN ! Vec nje han I allasojme , han mafioz . Ndersa naivet ose idhujtaret ( me duket me fyese t'i quash tru...) I drejtohem E. Rames te vere dore ...! S'kane faj .