Dorëzohet përgjimi i “21 janarit”/ Ish-prokurori: Provë e rëndësishme! Hetimet për zyrtarët e lartë nuk janë të qarta

28 Janar 2026, 10:00Kronika TEMA
Dorëzohet përgjimi i “21 janarit”/ Ish-prokurori:

Kaseta origjinale e diktofonit me regjistrimet e komunikimeve të Gardës së Republikës, ku u dhanë urdhrat e vrasjeve së protestuesve më 21 Janarin 2011, është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga gazetari Artan Hoxha.

Në të janë 36 minuta regjistrim, ku dëgjohen bisedat e ish-kreut të gardës Ndrea Prendi dhe vartësve të tij para, gjatë dhe pas vrasjes së 4 protestuesve dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve.

“Audio-përgjimi i 21 janarit është një provë e rëndësishme. Hetuesit do të ketë informacion më të saktë”, kështu u shpreh ish-prokurori Ervin Karanxha në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News.

Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi se hetuesit do të ndjekin edhe disa faza. “Edhe regjistri do të jetë objekt hetimi, pra nëse ka regjistër, duhet të verifikohet dhe ballafaqohet. Do jetë akti i ekspertimit që do ta sqarojë se çfarë është komunikuar gjatë kësaj periudhe. Ngjarja e 21 janarit u quajt e mbyllur dhe kanë ndodhur ato që kemi diskutuar më pas. Gabimi i parë procedura ishte që në nisje të hetimit, sepse duhet të ishin marrë deklarime edhe zyrtarë të lartë. Gjykata e Lartë thotë duhet të hetohen zyrtarë të lartë, pra të bëhen veprime procedurale, këto duhet të ishin bërë para 15 vitesh. Në atë kohë janë dënuar mbi 40 protestues. Ka pasur gjatë protestës edhe policë të dëmtuar, por nuk u arrit të provohej se kush person ka goditur. Por ka pasur edhe raste u hetuan. Zyra e prokurorit të përgjithshëm hetonte zyrtarë të lartë. Na rezulton se ish ministri Lulzim Basha ka shkuar te Bamir Topi, ndiko tek Ina Rama. Ky person duhet të ishte hetuar vetë. Mendoj që edhe ish-prokuroren Ina Rama duhet ta thërrasë SPAK. Problemi është hetimi i zyrtarëve të lartë. Nuk ka asnjë akt…Hakerat iranianë, u bë një ndërhyrje tek SHIK dhe dolën të dhënat e regjistrat e bashkëpunëtore dhe ka dalë që Ina Rama është bashkëpunëtore e shërbimit…Pra si mundet që një prokuror i përgjithshëm të jetë bashkëpunëtor? Shërbimi Sekret jep të dhëna për prokurorë e gjyqtarë. Edhe tek 21 janari duhet pyetur, pse nuk u mor hetime për zyrtarë të lartë siç u bë për deputetë të opozitës së asaj kohe”, nënvizoi ai.

4 Komente

  1. K
    KROI MBRETIT

    Kot i vini rrotull heimit per 21 Janarin.Prokurori çeshtjes(dhe prokurore te tjere) nuk kane kellqe ta hetojne.Jane te tredhur nga Sali BERISHA: Por ky krim shteteror do u rendoje si gur ne qafe gjykatesve dhe prokuroreve.

    Përgjigjjuni
    1. 4
      4 snajper dhe une 5 do hapnim zjarr

      Do vazhdoj edhe 15 vjet te tjera kur krimineli sali ti ket len patkonjt ketyre klysheve te tij qe dhjesin gjak nga kriminelet e partise naziskine.... Gestapo skap vegel e familjes berishovic

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leko

        ky eshte nga ata qe mbyllen hetimet per kete ngjarje...dhe pastaj i flakur nga radhet e prokurorise ashtu si dhe e shoqja nga te gjykates si i padenje e i korruptuar... tani keta lloj vemjesh dalin e japin mend perdite neper media... ah moj e mjera Shqiperi

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ushtaraku.

          Keta jane vemje e jashteqitje te shqiperise qe kane dalur nga shkolla e plepave qe beri Saliu dhe i sherbejne atij dhe familjes se tij deri ne vdekje. Me prova me ze e figure te pare nga e gjithe bota ekzekutim shteteror i popullit,ne mes te dites,me duar ne xhepa. Te gjuash kundrejt popullit tend qe demostron per aferat e bemat e Saliut,eshte jashte cdo rregulli e ligji ushtarak kombetar e boteror.Kur e pyeten Napolon Bonopartin kush eshte arma me e pa perballushme per ushtrine me moderrne ne bote,, ai u pergjigj, arma e pa perballushme per cdo ushtri te botes eshte Turma perballe e njerezve te pa armatosur. Sic ishin njerezit perballe ushtrise se saliut,qe i ekzekutoi para tytave te zjarrit me ushtaraket besnik te oborrit. Asnje ushtarak i mirefillt me betimin ushtarak nuk zbatonte ato urdhera vrastare,aty nuk u vrane 4 protestues,aty u vrane dhjetra te tjere qe u plagosen nga zjarri i armeve te ushtrise Saliste,qe u pane lajv i pane dhe femijet,vetem prokuroret e gjykatesit e Argides nuk i pane dhe vazhdojne dhe sot ti fshehin me gjithese i detyroi gjykata e strasburgut ata vetem sa i hapen,por jam i bindur qe as per kete ngjarje,as per Gerdecin nuk do te kete drejtesi,sepse strukturat e drejtesise nuk jane pastruar akoma nga drejtesia e kalbur te cilet dhe sot marrin urdher nga Shkelzeni dhe Argida.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje