Ka vijuar sot, 13 janar, gjyqi në mungesë ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, për dosjen “Buka”, ku akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Në seancë, siç raporton gazetarja Glidona Daci, pati debate mes avokatit mbrojtës të Ahmetajt dhe prokurorit të SPAK.
Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe të dëmtuarit nga vepra penale, anëtarët e familjes Myderizi. Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori, paraqiti kërkesa për marrjen e provave në lidhje me çështjen e “Buka sh.a.”
Ai deklaroi se ishte i autorizuar nga Ahmetaj për të bërë me dije se ish-zyrtari i lartë nuk e pranon akuzën, deklarohet i pafajshëm dhe e konsideron atë si politike.
Mbrojtja kërkoi që Arben Ahmetaj të pyetet përmes video-konferencës, të administrohen prova shkresore, të pyeten ekspertët që kanë kryer akt-ekspertimin teknik dhe kontabël, si dhe të merren në pyetje si dëshmitarë ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ish-zyrtarë të tjerë të këtij institucioni. Po ashtu, u kërkua lejimi i provave dokumentare dhe administrimi i të gjitha akteve juridike që lidhen me “Buka sh.a.” dhe subjekte të tjera.
Gjykata i kërkoi prokurorit të SPAK të shpjegojë se cilat janë veprimet dhe mosveprimet konkrete që i atribuohen Arben Ahmetajt në kuadër të akuzës për shpërdorim detyre.
Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, deklaroi se në dosje janë depozituar vendime gjykatash që i kanë dhënë të drejtë familjes Myderizi. Sipas tij, Arben Ahmetaj ka vepruar përmes një urdhri ku ka caktuar vetë dy ekspertë, ndërsa akt-ekspertimi i kryer prej tyre përmban kontradikta. Gokaj theksoi se më herët ish-ministrat Nasip Naço dhe Florian Mima nuk e kanë privatizuar këtë pronë, ndërsa Ahmetaj ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili ka fuqi ligjore.
Përfaqësuesi i familjes Myderizi, Adrian Myderizi, u shpreh se mbrojtja po përpiqet të ngatërrojë çështjen. Sipas tij, bëhet fjalë për një shkelje të pastër të detyrës nga ana e Ahmetajt. Ai theksoi se familja Myderizi ka fituar gjyqin ndaj Ministrisë së Ekonomisë me vendim të formës së prerë dhe ka kundërshtuar mënyrën e llogaritjes së aksioneve të pronarëve.
“Sipërfaqja e tokës na është llogaritur me 8 mijë lekë të vjetra për metër katror, ndërkohë që vlera e tregut është rreth 1 mijë euro. Na dhanë vetëm 80 milionë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për zonën ku ra zjarri disa ditë më parë. U bënë manovra për t’i hapur rrugë vjedhjes. Ahmetaj bëri atë që nuk e bëri asnjë ministër tjetër, edhe pse të tjerë e kanë tentuar. Kjo është një vjedhje absurde. Prej 30 vitesh kërkojmë pronën tonë në mënyrë të rregullt, fitojmë gjyqet dhe sot e kësaj dite nuk jemi aksionerë”, është shprehur Myderizi.
Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për datën 27 janar, për t’i dhënë kohë prokurorit të SPAK të shprehet dhe të shqyrtojë kërkesat për prova dhe dëshmitarë të paraqitura nga mbrojtja e Arben Ahmetajt.
Ky gjyqi qenka pordhe me rigone,pale kur te filloj gjyqi I Erionit per brek dhe sutjena I sajuar nga Olsi Dado me Nesti Angonin.
hajdute me cizme jane pa merak bashke me zenin e babit e kompani !
Po ku krahasohen vlerat ne leke te permendura me siper , me vlerat e Lalit , 800.000 euro jane vetem breke ( dhe Lali nuk i ka pergenjeshtruar deri me sot , te pakten publikisht ) , nxirre vleren ne leke dhe krahasoji me keto......Ore nje pyetje kam : Pse shteti nuk ndjek Cim Peken kur shkon tek Ahmetaj , dhe ta arrestoje , ta sjelli ketu , te fillojne gjithe gjyqet dhe te hapen kartat.....kush e ka kaq frike Ahmetajn ???
"Dire Straits". Ajo historia e brekëve 800 mijë euro të Lalit doli flluskë sapuni, legjendë urbane. Lali nuk e ka kundërshtuar sepse kurrë nuk i është dhënë mundësia të mbrohet, sepse nuk i japin akuzën që ta lexojë. Që Lali ka vjedhur, kjo nuk diskutohet, por duhen prova, përndryshe kthehemi në kohën e qoftëlargut, kur futeshin robtë në burg thjesht me bindje. Deri tani prova për Lalin nuk ka, vetëm akuza. Nëse do më duhej të zgjidhja midis dy të këqijave, më mirë Lali i lirë sesa Bani, Dado dhe company në sistemin e drejtësisë. Mos harro se Dado është zgjedhur prokuror në SPAK jashtë çdo lloj kriteri, duke shkelur ligjin me të dyja këmbët..
Prokuroret e Spak jane shpesh te paafte, shih Dadon, Dumanin, Premcin, jo vetem te paafte por edhe besnike deri ne vdekje te familjes nongrata.
Kur qellimin kryesor vendos hetimin ne baze te thashethemeve te Saliut keshtu perfundojn seancat gjyqesore. Shikoni Ilir Beqen,ka kater vjet I arrestuar dhe nuk guxojn ta cojn ne gjyq se akuzat jan prodhim thashethemesh te Sali kriminelit.
Spak Saliu do shkrir urgjent,jo vetem po kushton sa frengu pulen,page 100 mij dollar ne vit per nje idiot si Olasi Dado,por dhe me urdher te Ssliut po denon zyrtar kot.
Shqiptar doni me per Spak Belulin,po lufton fort korrupsionin qeveritar,e nisi me sardele,vazdoj me kanalin,traktorin,prerjen e disa drureve ne Fushe Arrez per te bere nje cope rruge,karburantin ne Devoll,per te kapur sutjenat dhe breket e gruas se Erionit,dhe me brilantja,tuneli I Llogaras nuk qenka bere me armature hekuri por me litar kashte.
Prandaj plera ahmetaj jep koncerte tek peka, ku i kanë gllabëruar privatit pronën e tijë. Çfar i duhet ahmetsj të fusë ate surratin e majmunit që ka, tek prona private, ku jo vetëm ja vlerson si një çapë bukë, por dhe i mohon të qënit pronar i ligjëshëm. Hajde o pler këtu në gjykatë, dhe deklaro kurvat e vilat që mbaje me qera, nga lekët e satëme që sdihej nga të vinin. O ti je një plerë midis plerave, ti duhesh mare zvarrë dhe të dorzosh ato që ke vjedhur, jo të japësh koncerte tek qim peka.
Z.Fadil! Nuk kam cfar ti shtoj komentit tend!
Po te ishte i paster Ahmetaj nuk ja shkelte per Zvicer....vodhi mire dhe jeton si mbret pa pune pa te ardhura..