Dosja e AKSHI-t - Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie Mirlinda Karçanajn, nuk ndryshojnë masat edhe për të pandehurit e tjerë

5 Shkurt 2026, 16:10Kronika TEMA
Dosja e AKSHI-t - Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie Mirlinda

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë arrest në shtëpi për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësen e saj Hava Delibashi.

Në fuqi mbetën dhe masa e detyrimit për paraqitje apo ndalim për të dalë jashtë vendit për të dyshuarit e tjerë perfshirë dhe Erion Ismailin, ish-zv.drejtor i Policisë së Tiranës.

Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri vijojnë të jenë në kërkim.

Komunikim për median:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues

monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për

çështjen penale nr. 4 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve M.K, H.D,

- Ankim kundër vendimit nr. 125, datë 15.12.2025, të Gjykatës së

Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktim

mase sigurimi personal. - Ankim kundër vendimit nr. 131, datë 18.12.2025, të Gjykatës së

Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:

Verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit personale shtrënguese

për personat nën hetim M.K, H.D, E.I, R.Rr, A.P, G.H”, duke miratuar vendimin nr. 125, datë

15.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e

Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt znj. H.D, z. E.I., z. G.H, znj. M.K, z. A.P dhe z.

R.Rr dhe vendimin nr. 131, datë 18.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjithashtu, disponoi për ndalimin e publikimit apo

dekonspirimit të këtij vendimi deri në mbylljen e hetimeve paraprake, në zbatim të nenit 103

të Kodit të Procedurës Penale.

4 Komente

  1. p
    penicillina

    ajo eshte zonje grua, keta duhet te kapin hajdutet

    Përgjigjjuni
    1. W
      W

      Pse kishte ndonjeri iluzion se gjykata e berishistit Erion Banos do vepronte ndryshe?

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Saliu dhe gjithe njerzit e tij jasht burgut,gjithe te tjeret ne burg,qofshin dhe gra,kjo eshte banda kriminale e Spak-Gjkko

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhambazi

          Fyytre kazma duhet te ishte ne burg edhe pse eshte femer dhe cfare ka shitur sigurine kombetare

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje