Finalizohet operacioni policor i koduar “Kllojka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kllojka” në kuadër të të cilit, u arrestua shtetasi:
-M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Bërzhitë.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e 63-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri(një automatik dhe një pushkë), 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Arma që duket në fotografi (dikur quhej automatiku “Shpagin”) dhe që përdorte fishekë pistolete, është aq e ndryshkur saqë nuk mund të qëllojë asnjë fishek. Nqs edhe armët e tjera ishin në këtë gjendje, poseduesi duhet të ketë qenë ndonjë Don Kishot I rrjedhur, të cilin policia duhej ose ta mbyllte në çmendinë, ose ta linte rehat në hallet e veta