E rëndë në Tiranë: Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi!

21 Janar 2026, 16:28Kronika TEMA
E rëndë në Tiranë: Rrëzohet betoniera, humb jetën

Një aksident i rëndë në vendin e punës i ka marrë jetën një 58-vjeçari në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrëzimit të një betoniere, ndërsa Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit të punës, i dyshuar si përgjegjës për aksidentin fatal.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit të punës (betoniere) që drejtonte, është dëmtuar punonjësi në të njëjtin subjekt me të, shtetasi R. R., 58 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Lini një Përgjigje