Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në Palasë. Mësohet se një mjet fadromë ka goditur një person brenda një kantieri ndërtimi.
Më pas i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
"Himarë/Informacion paraprak
Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes", njofton policia.
Mjerë ai që shkoi në botën tjetër për t’u mos kthyer më,sepse fadromisti mund t’ja hedh paq fuke paguar një forë euro prokurorit dhe gaji do t’i hidhet viktimës.Në çdo kantier në Shqipëri nuk zbatohen rregullat e sigurimit teknik në mënyrë skandaloze.Kam parë që punëtorët nuk janë të paisur me kapele minatori gjatë kohës që punojnë nëpër kantiere.Skeleritë nul janë të rrethuara me rrjeta siguruese apo sinjalizues se në lattësi punohet.Si çdo gjë edhe ndërtimet janë vënde ku rrezikohet në çdo moment jeta e punëtorëve.