Delegacioni i BE në Shqipëri nëpërmjet një statusi në Facebook ka theksuar se krimi i organizuar në Shqipëri minon integritetin ekonomik të Shqipërisë, administratën publik si edhe besimin e qytetarëve te institucionet.
“Krimi i organizuar minon integritetin ekonomik të Shqipërisë, administratën publike dhe besimin e qytetarëve te institucionet. Kjo kërkon që, përveç ndjekjes penale, të përqendrohemi më shumë tek masat parandaluese. Tryeza e rrumbullakët e sotme mblodhi përfaqësues të partive politike, studiues, komunitetin diplomatik dhe shoqërinë civile për të diskutuar masat parandaluese kundër krimit të organizuar, me theks të veçantë te përdorimi sistematik i masave për të parandaluar infiltrimin e krimit të organizuar në bizneset e ligjshme dhe në ekonominë formale.
“Bllokimi i aksesit të krimit në ekonominë e ligjshme forcon përpjekjet tradicionale për të luftuar krimin e organizuar. Duke përdorur mjete si heqja e licencave, verifikimi i pjesëmarrjes në tenderë publikë dhe sanksionet bashkiake, autoritetet krijojnë barriera që i pengojnë kriminelët të depërtojnë në bizneset e ligjshme. Kjo qasje efektive kundër krimit të organizuar është thelbësore për integrimin e suksesshëm të Shqipërisë në BE,” tha Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij.
A e pyeti ndokush Gonzeton sot nese eshte krim i organizuar djegia me molotove e institucioneve ne mes te Tiranes? Nese jo, pse shkoni ne tubime me Gonzaton e BE-se qe mbron krimin e organizuar politik te Saliut e PD-se qe djegin e shkaterrojne objektet shteterore cdo jave? Jeni burra e gra atdhetare apo cfare jeni, pse keni frike ti thone Gonzatos qe te raportoje ne Bruksel se drejtesia e re e BE-se eshte frymezuesja e krimit te organizuar politik te udhehequr nga Saliu cdo jave ne mitingjet e tij. Policia ndalon kriminelet e organizuar dhe drejtesia e re e Saliut dhe BE-se i leshon te nesermen keta kriminele! Kete i thoni Gonzatos, dhe mire do ishte qe ai te bojkotohej!
A ka me krim te organizuar qe ka kryer saliu me familjen dhe bashkepunetoret e tij dhe ju rrini dhe flisni kot ? Urdheroni spakun ta arestoje , konfiskoje pasurin se na çat koken me integrimin .Populli shqiptar ju jep uje ne bisht te luges ju pseudo europian .Flisni me fakte dhe jome amendesime .Drejtesia ne shqiperi ka vdekur .Jeni ju me mos peprimet tuaja po çoni popullin ne lufte civile , se edhe socialistet durojne por kur vjen fundi do te veprojne .
Ha ha ha humor Europian.Imagjinoni sikur vertet te behet lufte per krimin e organizuar ku te gjitha gjurmet te çojne ne perendim deri tek ky .Hapni syte theksoi autori se e keni korupsionin perpara syve dhe nuk e shikoni por e duartrokisni.