Hodhën molotov në protestën e opozitës, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit

27 Janar 2026, 15:30Kronika TEMA
Hodhën molotov në protestën e opozitës, Gjykata jep vendimin

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 19 protestues që dyshohet se në protestën e 24 janarit që Partia Demokratike zhvilloi në kryeqytet, hodhën molotovë drejt kryeministrisë dhe forcave të rendit.

Kujtojmë se Prokuroria kishte kërkuar për 5 arrest në burg, 5 arrest shtëpie dhe 9 të tjerë detyrim paraqitje.

Gjatë seancës, u raportua një incident në hollin e Gjykatës Penale, ndërsa gjyqtarët ishin të tërhequr për të diskutuar vendimin.

Avokatët e të arrestuarve për protestën e 24 janarit pretenduan se u provokuan nga një person, duke krijuar tension në ambientet e gjykatës, ku të pranishëm ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike.

2 Komente

  1. D
    Dumani e Dado ferkojne barkun me molotovet e saliu

    Me keta te merren Dadot e Dumanet, por jo, se keta jane se bashku ne banden e molotovit te Saliut.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje