Identifikohen 2 të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në aksident në Itali

31 Janar 2026, 09:00Kronika TEMA
Identifikohen 2 të rinjtë shqiptarë që humbën

Dy të rinj shqiptarë humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në Savigliano të Italisë. Makina tip Jeep me të cilën udhëtonin viktimat, të dy rreth 20 vjeç dhe një moshatar i tyre që mbeti i plagosur, u përplas me një kamion.

Nga aksidenti tragjik viktimë kanë mbetur Blendi Syla dhe Robert Daçi, ndërsa emri i të plagosurit nuk është bërë ende publik.

Dy shqiptarët u nxorën pa shenja jete nga automjeti ndërsa në kamion ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët gjithashtu kanë mbetur të lënduar.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në rrugë u bllokua për një kohë të gjatë. Forcat e rendit po punojnë për të zbardhur shkaqet. 

Lini një Përgjigje