Këmbim valutor pa licencë dhe fshehje të ardhurash, pranga administratores në Tiranë

22 Shkurt 2026, 10:00Kronika TEMA
Këmbim valutor pa licencë dhe fshehje të ardhurash, pranga

Një 49-vjeçare, administratorja e një subjekti që dyshohet se ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe fshihte të ardhurat e përfituara, ka rënë në prangat e Policisë në Tiranë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në kuadër të këtij operacioni, ka sekuestruar rreth 40 mijë euro në valuta të ndryshme dhe një njësi kompjuterike, nga e cila rezulton se subjekti ka qarkulluar rreth 2 milionë euro.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bilanci”.

Ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe fshihte të ardhurat e përfituara, arrestohet administratorja e subjektit.

Sekuestrohen rreth 40 000 euro në valuta të ndryshme dhe një njësi kompjuterike, nga e cila rezulton se subjekti ka qarkulluar rreth 2 000 000 euro.

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Bilanci”.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin në administrim të shtetases G. T., rezultoi se kjo shtetase ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe nuk deklaronte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases G. T., 49 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. 1
    1 euro 50 lek tē reja

    Kēmbimi valutor te air albania me kembimin valutor te ish blloku nē Tiran e kan kursin shum diferent.Pērse ky metid oune tolerohet ku tē gjith e kan mundēsin ta shohin ndryshimin

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mero

      O ju pjerdhsha trute! Po ka mbi 30 vjet qe me qindra kambiste neper rruge e sheshe bejne biznes me kursin e kembimit dhe nuk kane kurrefare license, biles tashme jane edhe pensioniste. Shkoni dhe i arestoni i keni mu aty perbri bankes qendrore.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje